Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njeriu i jetës! Empty Njeriu i jetës!

Sun 26 Sep 2010 - 22:18
Jane te shumte njerezit qe na rrethojne edhe me shume njerezit qe na falin dashurine e tyre.
Dashuria eshte nje force e embel,por shpesh edhe e eger. Kur provojme ta kontrollojme na shkaterron, kur provojme ta burgosim na ben skllever.......
Por edhe atehere kur provojme ta kuptojme na le te hutuar, na zhyt ne nje amnezi, na ben te paafte. Por ne gjithmone do kemi nevoje per te.
Eshte nje nevoje qe shpesh na shtyn drejt se lumtures.

Lumturia.!
Sa e bukur qe duket!!!
A arrihet vertete ndonjehere?
Nuk mendoj se po!
Gjithmone do te na mungoj nje burim dashurie qe do na shtyj larg se lumtures!
Lumturi e paarritshme do te thoja!

A mjafton vertet nje njeri ne jeten tone, per te na dhene ose me mire,per te na falur dashuri?

Nese ne nje dite do te humbisnim nje pjesetar te jetes sone , nje dhimbje therrese do te na shembonte shpirtin dhe atehere ne nuk do te arrinim te shkonim drejte se lumtures.
Do te na mungonte nje burim dashurie.
Me kujtohet shpesh nje thenie e I.Kadares: "Te zgjuarit jane bashke ne bote, kurse te fjeturit jane veç"....
Por per mendimin tim, burim dashurie nuk gjen vetem tek njerezit... Ate mund te arrish ta gjesh edhe te dielli, qe shperthen butesisht ne nje mengjes te akullt.
Aty ku gjithcka eshte e ngrire dhe e vdekur.....

Pra, a do na mjaftonte vetem nje njeri, per te ndare gjysmen e jetes sone?

Po, sigurisht qe po!
Dashuria nuk mund te kthehet ne monotoni!
Si mund te lodhesh apo me keqe te merzitesh se dashuruari nje person!
Si mund te lodhet nje nene se adhuruari femijen e saj!
Mrekulline e jetes se saj!
Pra, ne...Ne kenaqemi, ose jemi te detyruar te kenaqemi me ate cka jeta na ofron.
E mire ose e keqe qofte ajo, ne duhet ta presim me krahe hapur.
Mesimet vijne gjithmone kur ne jemi te gatshem.
Nese do te tregohemi te kujdesshem ndaj sinjaleve,do te mesojme se gjithçka eshte e nevojshme per te hedhur hapin tjeter.....

Zakonisht njerezit ndodhen ne marredhenie te cilat i kane ndertuar mbi bazen e besimit reciprok dhe te perkushtimit.
Me kohe lumturia apo pozitiviteti qe mund te kishte ekzistuar ne fillim nis e tretet e bashke me te tretet edhe detyrimi i brendshem qe kemi per t‘i qendruar besnik tjetrit.
Ne keto momente e veme re se nuk paskemi qene aq te lumtur...
Askush qe ka qene i lumtur ne marredhenien e tij nuk hidhet, apo ndermerr tentativen per te pasur nje marredhenie te dyte.
Ne shume raste tradhetite nuk kane te bejne me karakterin e nje personi.
Thelbesore eshte mungesa e lumturise.

Ka njerez shume te perkushtuar e besnike, qe per nje kohe te gjate per shkak te bindjes dhe karakterit te tyre mund te qendrojne ne nje lidhje pa e prishur marreveshjen, por qe me kalimin e kohes në "radarin" e tyre hyjne persona te tjere.

A do na mjaftonte nje dashuri e vetme..nje dashuri e vertete?!

Sigurisht qe ne na mjafton vetem nje dashuri... Te mbushet shpirti se dashuruari nje person. E çdo dite e me shume, çdo dite behesh i afte per ta shprehur ate ne menyra te ndryshme!!
Mendoj se ka shume menyra per te dashur nje person. Por ne, gjithmone do kerkojme menyra te reja dhe do kerkojme me shume burime dashurie, qe na shtyjne drejt misterit magjik...Te lumturise!

Lediana Kapaj
Njeriu i jetës! 11442_163188039599_744374599_2625579_5029493_n
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Njeriu i jetës! Empty Re: Njeriu i jetës!

Sat 7 Jul 2012 - 21:56
Message reputation : 100% (1 vote)
E ke pyetur veten ndonjehere se si do te jete njeriu i jetes tende?Besoj se po. Sikur edhe kalimthi, shkurtimisht.Ketu nuk e kam fjalen per ngjyren e syve e flokeve, bukurine e fytyres apo personalitetin. Per mendimin tim kur diskutohet 'njeriu i jetes' nuk diskutohen tiparet e tij vertete, as 'ai' ose 'ajo' ne vecanti. Besoj se eshte nje ceshtje ndjenje. Si ndihesh ti me kete njeri prane vetes. Duhet ti harrosh tiparet,paraqitjen edhe fokusohesh tjeter kund.Te kujtohet kur ke takuar nje shok/shoqe per here te pare? Ndonjehere sapo e njeh dike interesant deshiron ta kesh mik menjehere. Por kjo lloj miqesie nuk i reziston kohes edhe ose mbetet e vaket ose harrohet me vitet. Po kur mendon per mikun tend me te ngusht? Ate te cilin perfundon duke e dashur aq shume sa te duket si pjestar familje. Keshtu e njeh edhe njeriun e jetes. Ai duhet te jete nje mik i ngushte te cilit mund ti rrefesh gjithcka edhe gabimet edhe momentet e tua me te ulta e te doje njesoj pa te gjykuar.Njeriu i jetes duhet te jete dikush me te cilin argetohesh gjithmone e ben shaka si me nje mik te mire.Njeriu i jetes te qendron prane edhe te mbeshtet ne momentet me te veshtira, ndan lumturin edhe hidherimin me ty. Eshte ai 'miku' i vecant me te cilin mund te qeshesh, te ndihesh mire edhe mund te diskutosh cdo lloj filozofie edhe pasi pasioni fillestar i ekstazes se epshit terheqes eshte shuar.Njeriu i jetes duhet te jete ne mos me i miri, te paken nje nga me te ngushtet miq ne jete! Dashuria e vertet s'eshte asgje me shume e asgje me pak se nje miqesi e paster qe zgjate gjithe jeten.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njeriu i jetës! Empty Re: Njeriu i jetës!

Sat 7 Jul 2012 - 22:30
Nje ese e shkruar me ndjenje dhe shume domethenes! Very Happy
Gjithkush kerkon ne jeten e tij nje * Mik * te tille qe ta shoqeroje gjate gjithe jetes se tij , por jo cdokush ka fatin e mire ta gjeje ate, ose edhe kur e gjen jeta ia rremben!
Sponsored content

Njeriu i jetës! Empty Re: Njeriu i jetës!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi