Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Përfitimet shëndetësore nga peshku Empty Përfitimet shëndetësore nga peshku

Sat 30 Jun 2012 - 7:39
Përfitimet shëndetësore nga peshku Peshk-300x213

eshku, duke përfshirë edhe ushqimet e tjera të detit, është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, me vlerë të lartë proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3.

Është shtesë e mirë në dietë, pasi që është e pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes për të cilat ka nevojë trupi për të qëndruar i shëndetshëm.

Njerëzit që hanë peshk po ashtu kanë tendencë të konsumojnë më pak mish dhe djathë, dhe mund të shtojnë ushqime të tjera të shëndetshme në dietat e tyre. Disa nga mënyrat e shëndetshme të gatimit për të përfshirë peshkun në dietën tuaj përfshijnë peshkun e pjekur, në skarë, të zier dhe të gatuar në avull.

Peshku lavdërohet nga shumë ekspertë si ushqim me përfitime të konsiderueshme shëndetësore. Gati çdo ditë publikohen studime derisa komuniteti i shkencëtarëve zbulon gjithnjë e më shumë dobi të jashtëzakonshme të peshkut. Ja disa:

1. Shëndeti kardiovaskular: Acidet yndyrore omega 3 që gjenden në peshk janë dëshmuar që bëjnë çudira për zemrën tuaj dhe arteret e venat që përbëjnë sistemin tuaj kardiovaskular. Një dietë që përfshin peshk mund të ndihmojë të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare dhe dështimi i zemrës duke parandaluar akumulimin e triglicerideve, reduktuar nivelet e triglicerideve të tepërta, rritur kolestertolin HLD (të mirë) dhe duke parandaluar mpiksjet e gjakut. Përfitimet janë më të mëdha për peshqit e yndyrshëm siç është salmoni dhe skumbri të cilat kanë vlerë të lartë të acideve yndyrore omega-3. Një vështrim i studimeve ekzistuese nga Harvard School of Public Health konkludon që ngrënia e dy shujtave peshk në javë mund të reduktojë rrezikun nga vdekja nga sëmundja e zemrës për një të tretën.

2. Tensioni i gjakut: Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut, por roli i tij si preventivë është i paqartë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet marrja e pilulave të vajit të peshkut.

3. Humbja në peshë: Sipas një studimi të bërë nga University of Georgia, vaji i peshkut me DHA ndihmon të ndalet konvertimi i qelizave parayndyrore në qeliza yndyrore duke i shtyrë të vdesin, duke reduktuar kështu akumulimin e përgjithshëm të yndyrave. Hulumtimi preliminar po ashtu tregon që kapsulat e vajit të peshkut të kombinuara me ushtrime kanë shkaktuar më shumë humbje të peshës, se sa ushtrimet pa shtesat e vajit të peshkut.

4. Redukton rrezikun nga kanceri: Omega 3 në peshk ka dëshmuar që ndihmon parandalimin e tri formave më të zakonshme të kancerit – kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë. Shtesat e vajit të peshkut po ashtu mund të jenë të dobishme tek pacientët që vuajnë nga kanceri i lidhur me hiperlipideminë.

5. Rrit funksionin e trurit: Acidet yndyrore omega-3 të cilat i siguron peshku ndihmojnë në zhvillimin e trurit tuaj. Konsumi i duhur i omega-3 ndihmon të mbahen nivelet e fokusit të mirë mental tek fëmijët dhe tek të rriturit. Një studim i ri sugjeron që shtesat e vajit të peshkut mund t’i japin shtytje kujtesës tek njerëzit e shëndetshëm që kanë filluar të plaken. Por një studim tjetër ka zbuluar që shtesat nuk ngadalësojnë progresin e sëmundjes së Alzheimerit tek njerëzit të cilët tashmë kanë simptoma të lehta deri të moderuara të çrregullimit. Acidet yndyrore omega-3 nga peshku kanë zbuluar hulumtuesit, po ashtu kishin të ngjarë të përmirësojnë zhvillimin e hershëm të trurit tek foshnjat dhe fëmijët e rinj.

6. Lufton inflamacionin: Peshku, në veçanti vaji i peshkut, ka veçori antiinflamatore; prandaj, është efektiv në reduktimin e inflamacionit në gjak dhe inde. Acidet yndyrore omega 3, veçanërisht EPA e gjetur në vaj të peshkut, kanë efekt mjaft pozitiv në reagimin tuaj inflamator prandaj është shumë ndihmues në lehtësimin e gjendjeve të vështira si artriti, prostatitisi dhe cystitisi.

7. Përmirëson pamjen: Dihet mjaft mirë fakti që peshku është i mirë për aftësinë e tij për të përmirësuar pamjen. Peshku lufton degjenerimin makular, glaukomën dhe sindromën e syrit të terur apo të thatë). Një studim i kohës së fundit ka zbuluar që njerëzit të cilët hanë të paktën dy shujta peshk në javë kanë përgjysmë më pak gjasa për të zhvilluar degjenerimin makular të lidhur me sëmundje (shkaku kryesor i verbërisë së lidhur me moshën) se sa ata që nuk hanë aspak peshk. Hulumtuesit thonë që acidet yndyrore omega-3 mund të reduktojnë rrezikun në shumë mënyra, duke reduktuar inflamacionin dhe duke promovuar funksion të shëndetshëm të enëve të gjakut.

8. Kujdesi i lëkurës: Konsumimi i peshkut ndihmon të mbahet lëkura në gjendje të mirë. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Lipid Research”, acidi esencial yndyror omega-3 EPA i gjetur në vaj të peshkut mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave dhe të shtyjë procesin e plakjes së lëkurës. Po ashtu, sipas disa studimeve të fundit në shtesa të vajit të peshkut omegat-3 nga peshku mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër dëmeve nga dielli.

9. Lufton depresionin: Acidet yndyrore Omega 3 në vaj të peshkut janë të mira për lehtësimin e depresionit dhe ankthit. Studimet kanë zbuluar që shoqëritë që hanë shumë peshk kanë shkallë më të ulët të depresionit, sipas gjasave për shkak të acideve yndyrore omega-3.

Disa nga zgjedhjet e peshkut të mirë, sipas sasisë së acideve yndyrore omega 3 që përmbajnë janë: salmoni (i freskët atlantik), salmoni i tymosur, sardelet, trofta, kallamari dhe tuna e konservuar.

Të qenit në dijeni për përfitimet që mund t’i keni nga peshku është hapi i parë në synimin tuaj për një shëndet më të mirë, hapi i dytë është që të filloni ta përfshini në dietën tuaj dhe të vazhdoni ta bëni këtë në mënyrë të rregullt. Sidoqoftë, disa peshq mund të absorbojnë kontaminues të gjetur në ujëra dhe duhen të hahen rrallë ose aspak. Femrat shtatzënë dhe fëmijët duhet të kufizojnë konsumin e specieve me vlerë të lartë të merkurit si peshku shpatë, skumbri mbret, etj. Rekomandohet që të hiqet lëkura dhe yndyra para zierjes për të minimizuar ekspozimin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi