Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kujtimi që na lanë ushtarët e NATO-s në bregdetin e Durrësit Empty Kujtimi që na lanë ushtarët e NATO-s në bregdetin e Durrësit

Sun 1 Jul 2012 - 12:27
Mark BrungaËshtë një peizazh që rrallë të bie që ta shohësh kudo që të shkosh. Në bllokun e madh të murit mbrojtës të portit të Durrësit, në ndarjet fragmentare të mureve që quhen edhe dallgëthyesit e portit, pikërisht në zonat murale që kanë formën e bedenave janë hedhur penelatat e pikturave murale. Ato janë muralet që lanë ushtrat e NATO-s në vitin 1991. Arti në natyrëE gjithë sipërfaqja murale është një galeri arti në natyrë, ku nuk ka ardhur asnjë autoritet zyrtar për ta përuruar. Këtu nuk ka pasur as organizim vizitash nga qytetarë të ndryshëm siç ndodh rëndom në rastet normale nëpër veprimtaritë e organizuara të kësaj natyre, por që përsëri nuk janë të tilla sepse ky art që po flasim është art i një kategorie të veçantë, është art që i përket në fund të fundit një miqësie ushtarake dhe që ka në të elemente të artit të pikturës murale të David Sikierosit. Kushdo mund t’i kundrojë dhe nëse ke fletëhyrje për në portin e Durrësit, mund t’i shikosh sa të duash pa biletë. Autorët nuk kanë bërë studime të shumta se si do t’i rezistojë për shumë vite boja e anijeve betonit dhe gërryerjeve nga lagështira e kripur e bregdetit Adriatik, por kanë dashur që për aq sa të jetë e mundur të lënë diçka nga jeta e tyre dhe historia e viteve të rinisë që fati ua caktoi ta kalonin në një vend mik si Durrësi.
Datat mbreslënëse të ushtarëve
Duke u nisur nga datat që kanë lënë piktorët me uniformë në telajot e betonarmesë së dallgëthyesve të mureve portuale konstaton lehtësisht se kjo galeri arti në natyrë është nga më të vjetrat për periudhën e pluralizmit në qytetin e Durrësit, pasi ish-galeria e arteve shtetërore kishte përfunduar misionin e vet dhe që i kthyer si godinë pronarëve të saj legjitimë. Ndërsa Galeria "Jozef" që funksionon sot në Durrës është hapur shumë kohë pas ngjarjeve të 1997. Pikturat murale kërkojnë vjetërsinë me datat që kanë hedhur me bojën metalike të anijeve që u përkasin periudhës së parë dhe të dytë, që përkon pikërisht me vitet 1997.
Lindja rastësore e galerisë natyrore
Kjo galeri ka lindur me siguri krejt rastësisht. Një ushtar me talent duke kërkuar që të kalojë disi orët e vetmisë në një vend që pak e njeh dhe mbase atë trishtim që ta jep jetesa e veçantë nën urdhra në një garnizon ushtarak e ka nxitur të bëjë këto piktura. Pas pak kohësh, kur piktori i parë është transferuar në tjetër zonë, një i talentuar si ai ka parë se çka punuar bashkatdhetari i vet dhe ka menduar se edhe ai mund ta realizonte këtë pamje. Madje ai mund të jetë përpjekur që të bëjë edhe diçka më të bukur. Kështu ka lindur gara se kush do të bënte pikturën më të bukur murale. Gjithashtu mund të mos përjashtohet mundësia që një tjetër, duke pasur ambicien ka dashur të provojë që mundet ta realizojë një gjë të bukur siç arritën shokët e vet. Pra, kjo galeri ka lindur në këtë cep të mureve të portit ku qenë të ankoruara edhe anijet e trupave te ardhura kryesisht nga Italia në afërsi të ish-kalatës 0, aq të përmendur për anijet fantazmë, që ankoroheshin dikur dhe që përflitet se luanin kontrabandën e cigareve dhe të armëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi