Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Arkeologët befasohen, zbulojnë strukturë misterioze gjigande më të madhe se sa piramidat e Egjiptit Empty Arkeologët befasohen, zbulojnë strukturë misterioze gjigande më të madhe se sa piramidat e Egjiptit

Sun 1 Jul 2012 - 23:41
Arkeologët befasohen, zbulojnë strukturë misterioze gjigande më të madhe se sa piramidat e Egjiptit Struktura-300x243Arkeologë britanikë, nxorën në dritë rrënojat misterioze të një strukture prehistorike, të cilat mund të jenë më të mëdha se piramidat e Egjiptit.

Rrënojat e strukturës misterioze, citon alb-observer.com, u zbuluan gjatë punimeve rezidenciale të zhvillimit në Monmouth të Uellsit. Kjo strukturë super gjigante përbëhet nga një sërë brezash strukturorë, të cilat mund të përbënin bazamentin e një super ndërtese që mbushej me dru.

“Siç duket kemi të bëjmë me një subjekt gjigand me rreze paralele, që ndodhet panë një liqeni të lashtë të tharë”, deklaroi për Discovery News, arkeologu Steve Clarke i Institutit të Arkeologjisë në Monmouth.

“Është e ndërtuar plotësisht me trungje pemësh, me trarë të mëdhenj, që kanë gjatësi më shumë 50 këmbë dhe gjerësi mbi 3 këmbë. Struktura është gjigande dhe sigurisht që është prehistorike, por nuk e kemi idenë së çfarë mund të jetë ajo dhe se kur është krijuar, vijoi Clarke.Arkeologët befasohen, zbulojnë strukturë misterioze gjigande më të madhe se sa piramidat e Egjiptit Uells-300x225Duke vijuar tej gërmimeve, struktura e drunjtë, e cila është prerë në sipërfaqe të tokës, ndoshta i përket epokës së bronzit.
Specialistët, besojnë se struktura do mund të ishte të paktën nga epoka e bronzit, por edhe mund t’i përkiste epokës më të hershme të neolitit, para 6.500 vjetëve, pra 2000 vjet më e vjetër se piramidat e Egjiptit.

“Jam në kontakt me shumë specialistë të ligatinave dhe të epokës së neolitit. Që të gjithë më thonë se kurrë nuk kanë parrë diçka të ngjashme”, pohoi Clarke.

Supozimet që lindin rreth strukturës dhe interpretimi që i jepet asaj, është se u përdor për bazament të një ndërtese gjigande të epokës së neolitit, lart një platforme të madhe që u ndërtua mbi ujë me dhe të mbushur.

Përsa i përket platformës, çfarë u përdor dhe se çfarë mund të ndërtohej sipër saj, mbetet ende enigmë.
Aktualisht, arkeologët po kryejnë provat e para me radio karbon mbi themelet e kësaj strukture. Rezultatet priten të dalin pas disa javësh./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi