Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Polanko: “Ja sesi vishesha për Berluskonin” Empty Polanko: “Ja sesi vishesha për Berluskonin”

Tue 3 Jul 2012 - 16:27
Message reputation : 100% (1 vote)
Polanko: “Ja sesi vishesha për Berluskonin” Pol6-300x227Është një nga protagonistet në party që organizonte ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni. Por pasi është argëtuar në bunga-bunga me Silvion, ka ardhur koha për të dhënë llogari para gjykatës për çështjen “Ruby”, me Karima El-Mahroug, e cila duket se kishte kontakt seksual me kavaljeren, gjatë kohës që ishte minorene.

Gjatë një interviste për “Oggi”, Maristel Polanko rrëfen se mbrëmjet festive në vilën Arkore vazhdojnë. Ajo përshkruan marrëdhëniet e saj me Berluskonin, por edhe ndryshimet që bënin ajo dhe vajzat e tjera në veshje, me qëllim që të kënaqnin Silvion.

“Darkat në vilën Arkore vazhdojnë. Jemi ne që ishim edhe më parë. Berluskoni nuk e di që nuk flasim me njëra-tjetrën, pasi nuk i pëlqejnë zënkat. Bëjmë sikur jemi shoqe, por nuk është kështu”, tregon Polanko.

“Pashë Minettin dhe Fazzolin të veshura si murgesha, me rasë dhe kryq, ndërsa nga poshtë vetëm me të brendshme. Iris Berandi, nga ana tjetër imitonte Ronaldinion dhe Linsey Barigione priste Massimo D’alema dhe Antonio di Pietro. Visheshim kështu që ta bënim Berluskonin të qeshte”, zbuloi ajo.

“Unë imitoja Obamën apo Whitney Houston dhe dilja para tij me mikrofon dhe këndoja “I will always love you”. Papi kujtonte sikur këndoja unë, edhe pse ishte playback”, thotë Polanko, duke e shoqëruar rrëfimin e saj edhe me fotografi.

Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet e saj me ish-kryeministrin, vajza e re thotë: “E dua, por është një dashuri ndryshe. Kur na çon për të parë varrin e tij, që ndërton në vilën Arkore, na thotë, që kur të ketë përfunduar, do të thotë se edhe ai do të vdesë. Unë mërzitem shumë kur mendoj se nuk do të jetë më. Nuk kam kryer me të marrëdhënie seksuale. Vetëm sa e kam puthur në buzë, në faqe, në kokë, kudo”.

Sipas Polanko, Berluskoni kujdeset për ekonominë e rreth 42 vajzave. “Para se të ndodhte e gjithë kjo, unë punoja tek Mediaset, por tashmë kanali ma ka mbyllur portën. Ai komandohet nga i biri i kavalieres, Pier Silvio, i cili nuk është aspak i kënaqur me gjithë këtë situatë”.

Sipas shtypit italian, nuk bëhet fjalë për 42 “shoqe” të Berluskonit por plot 130, të cilat thonë se lidhja e tyre me Silvion ishte platonike dhe se ai është sjellë me to si një baba, duke i ndihmuar të kapërcejnë problemet ekonomike. /alb-observer.com/
Polanko: “Ja sesi vishesha për Berluskonin” Pol5-227x300Polanko: “Ja sesi vishesha për Berluskonin” Pol3
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi