Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kolec Topalli: “Ja cfarë do të ndryshoj në gjuhën shqipe!” Empty Kolec Topalli: “Ja cfarë do të ndryshoj në gjuhën shqipe!”

Wed 4 Jul 2012 - 20:48
Kolec Topalli: “Ja cfarë do të ndryshoj në gjuhën shqipe!” Kolec-Topalli-300x221Ndryshimet e propozuara nga Këshilli Ndërakademik për Gjuhën në Akademinë e Shkencave nuk do të prekim themelet e gjuhës shqipe. Ky është shpjegimi i profesor Kolec Topalli i cili vjen menjëherë pas një zhurmë të madhe që u bë në lidhje me mundësitë e ndërhyrjes në gjuhën shqipe. Në një intervistë për një të përditshme, ai ka sqaruar se janë bërë vetëm disa propozime të cilat më vonë, mund të kthehen në rregulla. Sipas tij ato nuk prekin standardin e shqipes, por janë disa korrigjime që vetëm sa përmirësojnë gjuhën. Më tej, ai thekson se absolutisht nuk janë prekur fjalë të tilla si “nënë” apo “babë” por janë bërë disa propozime për heqjen e “ë” në disa raste. Psh fjala gojëtar të shkruhet gojtar, për shkak se kështu shkruhet edhe lojtar apo rojtar. Po kështu mund të shkruhet mjeksi dhe jo mjekësi për shkak se kështu shkruhet edhe popullsi. Ai po ashtu thotë se duhet ta shkruajmë antar dhe jo anëtar, pasi askush nuk e shqipton ë-në në këtë rast. Koleci thotë se fjala hasm duhet shkruar hasëm, pasi askush nuk e thotë hasm, njësoj si ritëm, pasi askush nuk thotë ritm.
Po kështu fjala mjeshtëror duhet thënë mjeshtror, pasi është njësoj si ministror, që nuk shkruhet me “ë”. Koleci thotë se janë propozuar njësime edhe për fjalët matjan dhe lezhjan me fjalët kuksian dhe laçian. Të parat shkruhen me j, të dytat me i dhe nuk ka pse të ketë ndryshime.
Ndryshime janë propozuar edhe për fjalën Evropë që duhet bërë Europë, pasi nuk themi dot Evrovizion dhe evro për monedhën.
Më tej ai thekson se është koha që të zgjidhet një trajtë e shumësit pasi vetë Kongresi i ka lënë disa forma shumësi të pazgjidhura, duke ia lënë kohës në dorë. Për shembull fjalët nip- nipër ose nipa, princ- princër ose princa./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi