Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vret shpërndarësin e drogës që coi të birin drejt vdekjes Empty Vret shpërndarësin e drogës që coi të birin drejt vdekjes

Fri 6 Jul 2012 - 17:54
Nuk arriti që ta kapërcente vdekjen e djalit të tij nga mbidoza dhe vendosi që të hakmerrej duke vrarë personin që i jepte drogë të birit. Sipas gazetave britanike, RoyAllison, 65 vjeç, kishte bërë në plan të vriste Duncan Bell një trafikant droge i cili i kishte dhënë të birit drogë gjatë festës së ditëlindjes. Dhe më 21 mars, një ditë pasi kishte mbushur 28 vjeç Roy Allison Junior, një instruktor i arteve marciale, vdiq nga ajo dozë që bleu gjatë ditëlindjes.Të gjitha detajet e planit të tij, Allison ia rrëfeu me anë të një letre një gazete lokale. Në letër ai shkruan se vendosi të kryente disa hetime për të gjetur fajtorin për vdekjen e të birit dhe arriti në përfundimin se ai ishte Duncan Bell . Më tej ai sqaron në letër se i biri kishte pasur më parë një problem me drogërat e rënda, por kishte arritur ta kalonte duke nisur një jetë të shëndetshme dhe konstruktive. Ishte Bell ai që e kishte futur sërish në botën e errët të narkotikëve,
“Besoj se ishte e drejtë për mua që të hiqja qafe një plehrë nga komuniteti,” shkroi ai.
Pas kësaj babai i pezmatur vendosi të vriste veten. E kishte vendosur që më parë por nuk deshi të largohej nga kjo botë pa vënë drejtësinë në vend./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi