Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ka ndryshuar jeta juaj ne 22 vjetet e pluralizmit? Empty Si ka ndryshuar jeta juaj ne 22 vjetet e pluralizmit?

Sat 7 Jul 2012 - 16:35
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqiperi: Dhjetor 1990 - Dhjetor 2012
Kane kaluar plot 22 vjet qe nga rrezimi i rregjimit komunist dhe vendosja e pluralizmit dhe rendit demokratik ne vend. Eshte nje ky pervjetor i madh per demokracine shqiptare, pasi kane kaluar plot dy dekada pluralizem, kohe kjo qe ka sjelle me vete ndryshime te shumeanshme ne jeten e vendit dhe ne jeten e cdo shqiptari. Femijet e lindur ne dhjetor 1990 jane sot plot 22 vjet, dhe ky eshte brezi i pare shqiptar i lindur e rritur ne demokraci.

Ju ftoj te gjithe anetareve te forumit qe te reflektojne ne keto 22 vjet, duke rikthyer kujtimet e atyre 22 viteve me pare, jeten e asaj kohe, dhe duke e krahasuar me realitetin e sotem shqiptare.

- A ka ndryshuar Shqiperia ne keto 22 vjet?
- Ka qene ky nje ndryshim pozitiv apo negativ?
- Si ka ndryshuar jeta juaj ne keto 22 vjet?
- A jane emancipuar shqiptaret me kulturen e re demokratike ne keto 20 vjet?
- Cfare dallime shikoni trek brezi i ri i shqiptareve te lindur ne demokraci, me brezat e vjeter, te lindur nen rregjimin komunist?
- A jeni optimiste per te ardhmen e demokracise shqiptare?


Reflektim te gjate e te kendshem. Do te ishte mire qe cdo anetar te shprehi mendimin e tij te gjate e te plote, pa replikuar mendimin e anetareve te tjere. Mund te lexoni ne heshtje mendimin e anetareve te tjere dhe te shprehni mendimin tuaj.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Si ka ndryshuar jeta juaj ne 22 vjetet e pluralizmit? Empty Re: Si ka ndryshuar jeta juaj ne 22 vjetet e pluralizmit?

Sat 7 Jul 2012 - 20:38
-Sigurisht,me kalimin e viteve gjithcka ndryshon,varet pastaj si e jetojme ne ndryshimin pozitivisht apo negativisht.Ne pergjithesi jane bere ndryshime pozitive,por ka dhe shume rremuje,konfuzion si me thene nuk e ka gjetur ende guri vendin.

Jane emancipuar,gjithsecili sipas menyres se vet dhe si e koncepton emancipimin,disa nga deshira per tu emancipuar jane shthurur,disa e kane kuptuar drejt dhe me karar,disa kane ngelur fanatik te mentalitetit te vjeter,e keshtu me radhe,nuk ka nje emancipim homogjen gjithsesi.Eshte e natyrshme te kete dallim midis brezave,kjo ndodh dhe ne vende te tjera qe nuk e kane kaluar regjimin komunist,keto ndryshime jane ne disa aspekte pozitive ne disa aspekte negative,p.sh brezi i vjeter(nese mund te quhet keshtu) eshte me i pergjegjshem,me i pergatitur tu bej balle veshtiresive,ka me teper shpirtin e sakrifices,dhe me teper stabilitet,cilesi qe ralle i gjen tek brezi i ri.Nderkohe qe brezi i ri eshte me spontan,me i raportueshem ne shoqeri,me pretendues (nuk kenaqet me pak,nuk e ka konceptin racion),me me pak paragjykime,jeton dhe lejojne te jetojne.Pastaj brezi i vjeter shume parime dhe principe ,ia ka trasheguar brezit te ri dhe kjo i ben te ngjashem dhe te kuptueshem per njeri-tjetrin.
Jam optimiste,shpresojme dhe urojme per dite me te mira,i meriton Shqiperia dhe shqiptaret.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Si ka ndryshuar jeta juaj ne 22 vjetet e pluralizmit? Empty Re: Si ka ndryshuar jeta juaj ne 22 vjetet e pluralizmit?

Sun 22 Jul 2012 - 5:54
- A ka ndryshuar Shqiperia ne keto 22 vjet?
- Ka qene ky nje ndryshim pozitiv apo negativ?
- Si ka ndryshuar jeta juaj ne keto 22 vjet?
- A jane emancipuar shqiptaret me kulturen e re demokratike ne keto 20 vjet?
-
Cfare dallime shikoni trek brezi i ri i shqiptareve te lindur ne
demokraci, me brezat e vjeter, te lindur nen rregjimin komunist?
- A jeni optimiste per te ardhmen e demokracise shqiptare?


Se pari dua te bej te qarte dijen se nuk me intereson "sistemi" por Atdheu.

-Te flasim per ndryshimin e Shqiperise ne keto "22 vite", flet vete vendi i fundit qe jemi ne "Europe"!

-Te flasim per ndryshime "pozitive" dhe "negative", nuk duhet te jemi vendi i fundit ne "Europe"!

-Ne jane "emancipuar" shqiptaret me kulturen e re demokratike ne keto 20 vjet, si qeni i leshuar nga zinxhiri jane "emancipuar"!

-Dallimi i brezit te vjeter me brezin e ri, eshte si dita me naten!

-"Optimist"!
-Pyetja me e vertete qe i ka mbetur te ardhmes demokratike shqiptare eshte: A jeni Shqiptare per Shqiperine!

E mire eshte demokracia, por me e mire eshte SHQIPERIA.
Sponsored content

Si ka ndryshuar jeta juaj ne 22 vjetet e pluralizmit? Empty Re: Si ka ndryshuar jeta juaj ne 22 vjetet e pluralizmit?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi