Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Ambasadori holandez:Trishtim për hapat e ngadalta të Shqipërisë për në BE

Mon 9 Jul 2012 - 13:10
Ambasadori holandez:Trishtim për hapat e ngadalta të Shqipërisë për në BE Dool300x183

Në përfundimin e mandatit të tij si ambasador i Hollandës në Tiranë, Van den Dol ka përsëritur apelin e tij ndaj palëve politike shqiptare të bashkëpunojnë më shumë për integrimin e vendit në bashkimin evropian. Deklarata e tij erdhi gjatë një vizite pune në Burrel, ndërsa tha se ndihet i trishtuar, për hapat e ngadaltë që po bën Shqipëria drejt BE-së, raporton Ora News.
“Është pjesë e jetës së një diplomati të kërkojë sfida të reja, të lëvizë dhe kjo e bën të lutur dhe të ecë përpara, ndërsa disa të tjerë i trishton. Unë jam i trishtuar sepse kam filluar të ndihem gati shqiptar. Ky vend të hyn në zemër. Si i huaj që jam njerezit janë kaq të mirë dhe vendi është kaq i bukur. Unë kam qenë kritik për mungesën e progresit, kryesisht për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Megjithatë, do të përsërisë komentet që kam bërë vitet e fundit. Mendoj që ka nevojë për më shumë përpjekje dhe që partitë politike duhet të zgjidhin problemet e tyre. Duhet të punojnë së bashku për atë që është objektivi kombëtar, integrimi europian”tha ai.
06.07.2012
Burimi: Gazeta Tema
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi