Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ata që rrotullojnë sytë nuk janë mashtrues Empty Ata që rrotullojnë sytë nuk janë mashtrues

Tue 10 Jul 2012 - 20:04
Sytë tinëzarë mendohej se ishin një shenjtë mospërfillje apo që tregon se personi që kishin përballë po gënjen. Por të dhënat e fundit tregojnë se rrotullimi i pavullnetshëm i syve është përpjekje për të depërtuar në memorien e tyre afatgjatë.Një pohim të tillë e bën profesori i psikologjisë, Houard Ehrlichman nga Universiteti i City në Nju Jork, cili prej viteve 1970 merret me studimin e lëvizjes së syrit. Ai thotë se deri tani mendimtarët e thellë njihen nga qeskat poshtë syrit ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për ata që lëvizin sytë, pasi ata në ato momente po mendojnë shumë.

Kjo teori rrëzon atë të njohur botërisht se shikimi mund të përcaktonte nëse përballë ke një mik apo armik. Por në fakt drejtimi i lëvizjes së syrit është i lidhur me hemisferën e trurit ku po përpiqemi të depërtojmë.

Profesor Ehrlichman megjithëse thotë se nuk ka shumë prova për këtë teori, shton se një gjë e tillë është provuar në një dhomë të errët kur nuk mund të shikohet asgjë. “Ky efekt shihet edhe nëse i kemi sytë e mbyllur dhe nuk kanë asgjë nga e cila duhet të çlirohemi. Sjellja është e njëjta edhe kur sytë i kemi hapur”, thotë ai. Ehrlichman shto nëse lëvizja e syve bëhet kur kërkojmë në memorien afatgjatë pasi në pyetjet me përgjigje të thjeshtë njerëzit nuk e shkëpusin vëmendjen e tyre vizuale. /F.S/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi