Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Disa shenja që tregojnë se jeni dashuruar tek ajo Empty Disa shenja që tregojnë se jeni dashuruar tek ajo

Fri 13 Jul 2012 - 14:29
Disa shenja që tregojnë se jeni dashuruar tek ajo FFE8DA8D37024FAF5B428317A2E2DF9CVeç më një kohë të gjatë ndjeni diçka të veçantë për një person, ju kanë kapluar disa ndjenja të reja... dëshironi të jeni në prani të saj, shokët u thonë se po ndryshoni. Atëherë, ju urojmë çdo të mirë në dashurinë tuaj të re :)
Ja disa simptoma që tregojnë se jeni dashuruar:
1. E keni harruar ish-të dashurën. Keni pasur një lidhje të gjatë e cila përfundoi jo edhe aq mirë. Keni qenë të lënduar dhe disa herë jeni pyetur se ku keni gabuar. Por, pas takimit tuaj me vajzën e re, keni harruar të gjitha këto.
2. Nuk mund të ndaleni së menduari për të. Gjatë tërë kohës ajo është në mendimet e juaja, ëndërroni për të dhe dëshironi ta keni pranë çdo moment. Kjo është një shenjë e sigurt se po dashuroheni.
3. Nuk ju pengojnë shprehitë e saj të çuditshme. Kur ajo han, shpërndan tërë perimet , në çantë çdoherë mban ombrellë për çdo rast, ndonjëherë sillet si fëmijë, por juve nuk ju pengon.
4. Kujdeseni për të. Çdoherë kujdeseni për nevojat dhe dëshirat e saj, është e rëndësishme për ju se çfarë i pengon asaj. Dëshironi ta shihni të buzëqeshur dhe të lumtur. Jeni dashuruar!
5. Ndjeni një kimi të veçantë mes jush. Kur jeni në prani të saj ju shkëlqeni nga lumturia dhe rrëqetheni kur ajo ju prek. Jeni në rrugë të sigurt për t’u dashuruar.
6. Nuk i vëreni femrat tjera. Prej kur ajo është në jetën tuaj, pothuajse nuk i vëreni vajzat tjera rreth jush. Kjo vajzë e merr tërë vëmendjen tuaj!
7. Dëshironi që tërë kohën ta kaloni me të. Për ju, nuk ka asgjë më të mirë se sa të kaloni kohë me të.
8. Kur mendoni për të ardhmen, ajo gjithnjë është pjesë e saj. Çdokush mendon për të ardhmen, bën plane të ndryshme, organizon aktivitete... Por, pa e vërejtur, ajo çdoherë është pjesë e këtyre ngjarjeve. Thjeshtë, nuk mund ta paramendoni të ardhmen pa të./Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi