Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pezullohet vendimi për transferimin e 28 pedagogëve të Gjuhës Angleze Empty Pezullohet vendimi për transferimin e 28 pedagogëve të Gjuhës Angleze

Tue 17 Jul 2012 - 13:56
Pezullohet vendimi për transferimin e 28 pedagogëve të Gjuhës Angleze 3227994371308481846Eshtë pezulluar vendimi për transferimin e 28 pedagogëve të Gjuhës Angleze të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Ky vendim vjen pas skandalit të rektorit Dhori Kule, i cili u akuzua se kishte abuzuar me fondet e këtij fakulteti. Këshilli i Administrimit të Universitetit të Tiranës mori parasysh kërkesat e pedagogëve, të cilët kundërshtuan vendimin e Kules me argumentin se vendimi ishte marrë pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tyre dhe kjo përbëntë shkelje të të drejtave të tyre duke shënuar një precedent të rrezikshëm në dëm të cilësisë së mësimdhënies dhe mbarëvajtjes së punës së Fakultetit.

Më herët, drejtuesit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja i ishtë drejtuar me shkresa zyrtare rektorit Dhori Kule për shtim të stafit akadmik për të mbuluar ngarkesën, gjë që jo vetëm nuk është marrë parasysh, por përkundrazi, është shoqeruar me propozimin për shkurtim edhe të numrit të pedagogëve ekzistues. Stafi i këtij fakulteti ka deklaruar se veprimi i rektorit Dhori Kule ishte një hakmarreje për mungesën e mbështetjes gjatë procesit të zgjedhjes si kreu më i lartë i Universitetit./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi