Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Si agjëronim në kohën e komunizmit” Empty “Si agjëronim në kohën e komunizmit”

Sat 21 Jul 2012 - 19:38
“Si agjëronim në kohën e komunizmit” RamazanAlbina Hoxha

Sot është dita e parë e agjërimit. Të gjithë besimtarët ngrihen në orën 3:20 për të ngrënë syfyrin. Agjërimi në muajin e madhërueshëm të Ramazanit është cilësuar si një “çelës” i vërtetë për një falënderim të madh dhe të pastër. Në një intervistë për “Shekullin”, Haxhi Selim Muça tregon rrugën e vështirë të fesë islame në vendin tonë. Në shtëpinë e tij, nëpërmjet nënës ai kuptoi se ç’do të thotë të besosh me zemër. “Shikoja nënën që ngrihej në mëngjes dhe përpara se të hante, ajo izolonte dritaret që të mos dukej nga jashtë”…

Gjatë kohës së komunizmit, a ka pasur besimtarë që kanë agjëruar fshehurazi?

Ka pasur shumë. Besimtarët myslimanë edhe pse regjimi totalitar e ndaloi agjërimin e Ramazanit dhe faljen e namazeve, domethënë ndaloi adhurimin e Zotit xheleshane hu, myslimanët nuk u larguan nga feja e tyre. Besimtarët shqiptarë e mbajtën të fshehur besimin e tyre, u falën dhe agjëruan nën një presion shumë të madh.



Ishte shumë e vështirë të agjërohej në atë periudhë. Si ia dolën mbanë?

E vështirë, por jo e pamundur. Që të agjërosh duhet të hash syfyr. Kur zgjoheshin për syfyr gjatë muajit të shenjtë, fillimisht i mbyllnin penxheret me copë të zezë, në mënyrë që të mos dukeshin dritat nga jashtë. Kështu e agjëronin muajin e Ramazanit, fshehurazi.



Keni ndonjë shembull konkret për këtë?

Shembull konkret kam nënën time. Ajo ngrihej në mëngjes dhe puna e parë që bënte ishte të mbyllte mirë penxheret me basmë të zezë. Isha fëmijë dhe e pyesja nënën: Përse e ke mbështjellë kështu dritaren? Dhe ajo më thoshte: Ju jeni në punë bir dhe ju u heqin nga puna. Kaq e madhe ishte frika sa edhe njerëzit mund të pushoheshin nga puna.

Ky ishte takimi i parë i juaj me islamin?

Ky ishte takimi i parë, por më pas kam studiuar në Medresenë e Tiranës. Por nuk ishte vetëm ky. Mbaj mend që na mblidhte imami i fshatit të gjithë fëmijët, djem e vajza dhe na mësonte. Që nga ajo kohë ne i dinim të gjitha syret e shkurtra që vlejnë kryesisht për të falur namazin. I dinim përmendësh, megjithëse nuk kishim hyrë akoma në shkollë.

Muaji i Ramazanit ka qëlluar në periudhën më të ngrohtë të vitit, do ta kenë të vështirë besimtarët myslimanë të agjërojnë?

Sot fillon muaji i madhërueshëm i Ramazanit. Ky muaj është vërtet muaji më i nxehtë edhe se vitet e tjera pasi ka ardhur i nxehti afrikan, siç dhe po e quajnë. Por shqiptarët nuk i ndalon asgjë për të agjëruar, nuk i ka ndaluar as regjimi komunist, do e fillojnë dhe do e përfundojnë me sukses agjërimin e muajit të shenjtë. Në një kohë të vështirë kur i luten Perëndisë, ajo i ndihmon. Unë kam kaluar shumë Ramazanë në kohë të tillë të vështirë dhe i kam kaluar pavarësisht vështirësive. Ishte aq e vështirë sa edhe buza më çahej për një pikë ujë, por ia kam dalë mbanë. Njeriu e ndien se është në një audiencë me Zotin e madhëruar dhe nuk ndien vështirësi, kurrgjë nuk ndien. Myslimanët, me ndihmën e Zotit, do ta kalojnë Ramazanin me lehtësi të madhe.

Është një periudhë e vështirë ekonomike. Mendoni se besimtarët do të kenë kushtet e përshtatshme për të agjëruar?

Patjetër që do të kenë mundësi. Kushtet ekonomike janë përmirësuar tani. Kur them kështu kam parasysh vështirësitë gjatë regjimit totalitar, në mënyrë të veçantë vitet e fundit kur munguan ushqimet. Vetëm me një supë agjëronin besimtarët myslimanë, kurse sot kanë më shumë mundësi, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike globale në të cilat ndodhemi. Njerëzit bëjnë hall. Të gjithë besimtarët i sigurojnë përpara ushqimet e Ramazanit. Mendoj se do e kalojnë shumë mirë dhe uroj vërtet që të jetë kështu. Të bashkohen familjarisht dhe të mbledhin ushqimet që u duhen. Të shkojnë nëpër iftare së bashku me komshinjtë, me të dashurit e tyre dhe gjithashtu të organizojnë iftare edhe më të gjëra se kaq. Ne organizojmë një iftar të madh sot në darkë, ku janë të ftuar shumë njerëz të shquar. Marrin pjesë trupi diplomatik, politikanët si dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve.

Përse këshillohet të hani në grup?

Bukuria dhe filozofia e të ngrënit në grup është të mblidhemi me njëri-tjetrin, të bisedojmë, të diskutojmë. Jo rrallë herë kujtojmë edhe Ramazanët e kaluar. Këtë rit do e vazhdojmë edhe më tej.





Bejleri, këngëtari që agjëron prej 7 vitesh

Radhës së besimtarëve të cilët agjërojnë u bashkohen edhe personalitete, artistë dhe politikanë. Një prej tyre është edhe këngëtari i njohur Sidrit Bejleri, i cili prej 7 vitesh agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit. Sidriti thotë se: “Kjo është midis meje dhe zotit. Të tjerët mundet edhe t’i mashtroj dhe të mos agjëroj, por kjo është midis meje dhe atij”. Për të, përveçse pastrim i shpirtit, agjërimi ndihmon edhe në përmirësimin e shëndetit, pasi ushqimi i rregullt dhe me orar bën që organizmi të funksionojë më mirë. Këngëtari i njohur ka agjëruar edhe më parë, gjatë viteve të adoleshencës, por e ka bërë i nxitur nga shokët, jo se ishte i bindur në atë që bënte. Ndërsa tani thotë se: “Agjëroj me besim të plotë tek Zoti”. Sidrit Bejleri është një besimtar, i cili beson në Zot dhe ndjek më përpikëri të gjitha rregullat e fesë islame.

Çfarë ka ndodhur në këtë muaj?

Në këtë muaj ka ngjarë beteja në Bedër, e cila ishte çasti vendimtar ndërmjet politeizmit dhe imanit, të keqes dhe së mirës, gënjeshtrës dhe të vërtetës. Po në këtë muaj është çliruar Meka nga idhujtari dhe i dërguari i zotit Muhamedi (a.s.) proklamon politikën e dashurisë dhe të paqes. Në këtë muaj gjendet edhe nata e Kadrit, nata më e mirë se njëmijë muaj të tjerë dhe njerëzve u dhurohet mëshira dhe falja e Allahut. Pikërisht në këtë muaj është shpallur edhe libri i shenjtë, Kurani, i cili i njëson të gjitha vlerat e mëparshme. Në këtë libër përfshihet e kaluara, e sotmja dhe e nesërmja. Sa më shumë që të lexosh e të thellohesh në këtë libër, aq më mirë gjen bukurinë, ëmbëlsinë, lartësinë, edukatën, pastërtinë, moralin, zhvillimin dhe rrugën e drejtë.

Veçoritë e muajit të Ramazanit
Muaji i Ramazanit për besimtarët myslimanë është muaji i dijes dhe i mësimit. Besimtarët mblidhen në xhami dhe dëgjojnë dijetarët e fesë islame të flasin për fenë islame duke e lidhur predikimin e tyre me të gjitha drejtimet e jetës. Ky muaj është edhe muaji i Kuranit pasi në këtë muaj njerëzit lexojnë më shumë. Por muaji i Ramazanit është edhe muaji i shpenzimit, sadakasë dhe zekatit. Një sadaka që jepet për Ramazan e ka të dyfishuar shpërblimin. Agjërimi i muajit të Ramazanit është ndër pikat e para të “themeleve të besimit” të fesë islame. Në kohëra të tjera, ngaqë nuk kanë qenë të detyruar, shumë njerëz nuk e kanë ndier dhimbjen e urisë dhe nuk kanë mundur të përcaktojnë dot vlerën reale të mirësive. Askush nuk mund ta dijë vlerën e copës së bukës së thatë pa e provuar, sidomos pasanikët, të cilët e kanë mundësinë e vlerësimit vetëm gjatë muajit të Ramazanit.

Zbulohet libri i shenjtë i Kongresit të Lushnjes

Ilir Sinanaj

Janë të paktë ata që kanë dijeni se në teqenë e Karbunarës ruhet një kopje e një libri të rrallë prej mëse 92 vjetësh. Bëhet fjalë për librin e shenjtë të Kuranit. Ky libër, me rëndësi të veçantë për një pjesë të zhvillimeve historike, mësohet të ketë qenë në ruajtje prej 92 vitesh nga shërbyesit e vendit të shenjtë, por pa e ditur rëndësinë e tij. U deshën dhjetëra vite që historiani Niko Ferro të identifikonte librin në fjalë, duke i dhënë atij edhe rëndësinë. Më 21 janar 1920, u hapën punimet e Kongresit të Lushnjes. Lushnja përfaqësohej nga delegatët Llazar Bozo dhe Sheh Ibrahimi. Përpara se të fillonte mbledhja, Sheh Ibrahimi mbajti një lutje. Kjo lutje u krye pikërisht mbi librin e shenjtë të lart përmendur.

Kurani i gjendur në teqe mban të shkruar me gërma latine emrin e Sheh Ibrahim Karbunarës. Vula e gjelbert që gjendet poshtë këtij mbishkrimi vërteton se ky është nje libër Kurani i aprovuar nga administrata osmane. Por ky nuk është mbishkrimi i vetëm që gjendet në këtë libër. Aty është gjetur edhe diçka e shkruar në osmanisht. “Pasi u konsultova me punonjës të Arkivit Qendror në Tiranë, aty thuhet se X person nga një fshat i Lushnjes ia bën dhuratë një tjetër përsoni në vitin 1899, por emri i Sheh Ibrahim Karbunarës nuk përmendet në këtë shkrim”, - shpjegon historiani Niko Ferro, zbuluesi i librit.

Ky Kuran, përveç rëndësisë së tij për fenë islame, duket se do të konsiderohet tashmë edhe si objekt me rëndësi historike. Për këtë libër nuk është folur më parë në burimet historike ndërsa nevojiten studime të mëtejshme për të nxjerrë në pah të fshehta të tjera.

“Ky libër do të kujtohet si një libër unikal për historinë e Kongresit të Lushnjes dhe ndoshta do të futet në histori si Kurani i Kongresit”, - shprehet historiani Niko Ferro.Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi