Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Festa e Lakrorit, turistët pushtojë Korçën Empty Festa e Lakrorit, turistët pushtojë Korçën

Mon 23 Jul 2012 - 20:07
Festa e Lakrorit, turistët pushtojë Korçën 56638KORÇE- Për të pestin vit radhazi qytetarët e Korcës janë bërë pjesë e festës tradicionale të lakrorit e kthyer tashmë në një traditë të vecantë verore në qytetin juglindor.Amvisat korcare kanë përgatitur në ambientet e parkut Rinia lakrorin me saç, duke risjellë edhe njëherë në kujtesë të të gjithëve këtë gatim tradicional,i cili ruhet ende me fanatizëm prej tyre.

Organizimi i festës në një ambjent të hapur,i ka dhënë asaj edhe më shumë gjallëri,ku simbolika kryesore ka qënë padyshim zjarri dhe saci.Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit bashkia e qytetit ka promovuar gjatë festës së lakrorit dhe katalogun e gatimeve tradicionale të zonës.

Festa e lakrorit sjell në qytetin e Korcës vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. Ndërsa kanë mbushur ambjentet e parkut Rinia ata edhe këtë vit kanë mundur të shijojnë lakrorin tradicional me sac. Këndi më i preferuar ka qënë ai ku amvisat korcare përgatisnin gjithcka me duart e tyre.Ndërkohë që e shohin festën e lakrorit si një aktivitet i cili përvec se përcon traditë,mbi të gjitha gjallëron qytetin, qytetarët nuk ngurojnë të shprehen edhe për cmimin që sipas tyre në kushtet aktuale duhet të ishte më i justifikueshëm.

Edicionit të pestë të festës së lakrorit në qytetin juglindor nuk i ka munguar dhe programi muzikor që ka gjallëruar edhe më shumë aktivitetin.I organizuar në fundjavë festës së lakrorit i është bashkuar dhe atmosfera e dasmave.
(sg/shqiptarja.com)
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Festa e Lakrorit, turistët pushtojë Korçën Empty Re: Festa e Lakrorit, turistët pushtojë Korçën

Mon 23 Jul 2012 - 20:09
kot nuk thone ...

o Korcare ...

o hic fare ...Festa e Lakrorit, turistët pushtojë Korçën 1986279574
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi