Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Gënjeshtrat e grave, ja pse e bëjnë Empty Gënjeshtrat e grave, ja pse e bëjnë

Tue 24 Jul 2012 - 9:34
Gënjeshtrat e grave, ja pse e bëjnë 51084_1TIRANË-
Gratë dhe meshkujt nuk ndryshojnë shumë për nga mënyra se si mund të
shprehin ndjenja të caktuara. Por ata ndryshojnë vërtet për nga mënyra
se si gënjejnë. Nëse një grua është më elegante në mënyrën se si e
përpunon një gënjeshtër, meshkujt janë më të padjallëzuar, por
gënjeshtrat e tyre janë më lënduese. Kur gënjejnë gratë dhe cilat janë
disa nga arsyet që i detyrojnë vërtetë ato? Ja disa raste më konkrete...
Të gjithë gënjejnë. Meshkuj dhe femra, pak apo shumë nuk ka rëndësi.
Ajo që vihet re janë dallimet që kanë edhe në mënyrën se si gënjejnë, si
dhe arsyet që i detyrojnë ata për të gënjyer.

Nuk ka dyshim se
gratë thonë gënjeshtra, në mënyrë të konsiderueshme dhe shpesh. Edhe
burrat bëjnë të njëjtën gjë. Megjithatë është provuar se një grua është e
aftë ta kuptojë menjëherë një burrë që gënjen. Nëse konsiderojmë disa
sondazhe që janë bërë dy vitet e fundit burrat gënjejnë pesë deri në
gjashtë herë më shumë se femrat. Nga ana tjetër, gratë e bëjnë çdo gjë
në një mënyrë më profesionale. Janë më oratore dhe shfaqin më pak pauza
se burrat kur gënjejnë. Burrat i plotësojnë fjalimet me gjysma fjalësh
si “hmmm” apo “eee..’” Përveç kësaj, gratë gënjejnë në një mënyrë më
elegante pa i bërë të tjerët të nxehen apo të zemërohen. Fatkeqësisht,
gënjeshtra e meshkujve shpesh është shumë e guximshme dhe lënduese.

Cilat janë arsyet
Por
cilat janë disa nga arsyet se pse gënjejnë gratë? A është e vërtetë se
arsyet pse gratë gënjejnë janë më specifike e të dallueshme prej arsyeve
mashkullore? Gratë gënjejnë që të ndihen rehat me veten e tyre, ndërsa
burrat gënjejnë duke u përpjekur për të krijuar një imazh më të mirë për
veten e tyre. Shpesh gratë e kanë zakon që të gënjejnë duke i bërë të
tjerët të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Për shembull 50 për qind e
grave i gënjejnë burrat e tyre për arritjen e orgazmës. Gjithashtu gratë
gënjejnë për të mbrojtur vetveten, ose sepse nuk ndihen të sigurta. Ajo
që kërkojnë gratë është të jenë perfekte, sidomos në ditët e sotme ku
imazhi dhe pamja e jashtme po vlerësohet më shumë se ç’duhet. Kjo do të
thotë se gratë ndihen të kërcënuara. Kjo përbën dhe një tjetër arsye se
pse gratë gënjejnë. Fenomeni ndodh edhe kur arsyet janë banale apo
patetike.
Kur gënjejnë gratë
I thonë të tjerëve
se sa bukur ngjajnë kur në të vërtetë nuk është ashtu ose se sa janë
dobësuar. Gënjejnë për moshën, ose për një kilogram më pak të peshës së
tyre. Gënjejnë për rezultate të marra në teste qofshin këto në shkollë
apo punë. I thonë partnerit të tyre, nga frika, se blerjet që kanë bërë
kanë kushtuar më pak.
(e.m/Summerpages/BalkanWeb)
Gënjeshtrat e grave, ja pse e bëjnë Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi