Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencëtarja shqiptare që zbuloi proteinën LL Empty Shkencëtarja shqiptare që zbuloi proteinën LL

Tue 24 Jul 2012 - 18:43
Mirushe Gashi-Miftarin e dallon diçka nga të gjithë biologët tjerë të botës. Askush nga ta më përpara nuk kishte vërejtur ekzistencën e një proteine tek kurrizorët e ulët dhe te kurrizorët e lartë. Shqiptarja nga Prishtina po. Gashi-Miftari, e lindur në Prishtinë, zbulimin e saj e ka bërë në Norvegji te Universiteti i Bergenit në vitin 2009. Proteina e detektuar është emëruar LL (ose leukolektin).Hulumtuesja e sotme e kompanisë biomjekësore norvegjeze “AquaBiotechnology” është e doktoruara e parë në lëmin e biologjisë molekulare nga Universiteti i Prishtinës. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo ka treguar se në Norvegji arritja e saj shkencore është mirëpritur. “Për këtë është shkruar artikull në shtypin norvegjez, duke u cilësuar si një e mbërritur në Universitetin e Bergenit. Njëkohësisht, është potencuar si lajm në televizionin shtetëror norvegjez”, shprehet ajo

Gashi-Miftari në Norvegji kishte shkuar në vitin 2003 me një grant gjashtëmujor nga Këshilli Shkencor Norvegjez. /KD/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi