Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Lojrat Olimpike 2012

Fri 27 Jul 2012 - 14:00
Lojrat Olimpike 2012 Voula-papaxristou-2-300x268Atletja greke Voula Papakristou është përjashtuar nga ekipi grek pjesëmarrës në Lojrat Olimpike Londër 2012 që fillojnë ditën e nesërme pasi ka bërë komente raciste. Atletja greke që do të garonte në kërcimin trehapësh kishte sharë emigrantët afrikanë në rrjetin social Tëitter dhe kjo gjë nuk ishte pëlqyer nga aktivistë për të drejta e Njëriut të cilët ishin ankuar pranë Komitetit Olimpik Grek. Ky Komitet deklaroi mbrëmë se komentet e atletes Papakristou paraqesin fyerje për emigrantët afrikan dhe shprehin mbështetje për partinë e së djathtës ekstreme, që janë në kundrështim me frymën olimpike. Si rrjedhojë ka marrë vendim për ta përjashtuar Papakristou-n nga Olimpiada e Londrës.
Vetë atletja Papakristou nga ana e saj ka kërkuar falje për “shakatë fatkeqe dhe pa shije” që kishte bërë./alb-observer.com/


Edituar për herë të fundit nga Shqiptare në Mon 6 Aug 2012 - 22:37, edituar 2 herë gjithsej
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Re: Lojrat Olimpike 2012

Fri 27 Jul 2012 - 16:19
Jo me sjane Greket rracista ,,si ka mundesi ??????
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Beckham hap Lojrat Olimpike

Fri 27 Jul 2012 - 23:30
Lojrat Olimpike 2012 Beckham
Superylli i futbollit anglez, dhe një nga më të respektuarit në ishull, Davide Beckham do të bëj hapjen e Lojrave Olimpike.
“Është shumë mirë të jem pjesë e hapjes së kësaj ceremonie, me të cilën unë me të vërtetë ndihem i nderuar që jam i involvuar, sepse unë isha i përfshirë në këtë proces para shtat viteve”ka thën Beckham duke mos dashur të shpalos detaje të tjera.
Organizatorët e Lojërave Olimpike janë shprehur se imazhi i David Beckam përfaqëson shumë për sportin. Ata kanë shtuar se kjo ka qenë arsye pse ata e kanë përzgjedhur atë për ta bërë hapjen e Lojërave Olimpike “Londra 2012”./Kohasport/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Re: Lojrat Olimpike 2012

Fri 27 Jul 2012 - 23:30
Lojrat Olimpike 2012 16799d1343424403-beckham-hap-lojrat-olimpike-londra-2012-488x325

Fillojnë Lojërat Olimpike

Hapja solemne filloi me goditjen e këmbanës së madhe olimpike, të cilën e bëri fituesi i garës prestigjioze të çiklizmit ‘Tour de France’, Bredli Vigins, kampion i trefishtë olimpik. Më pas në skenë doli kori i fëmijëve, të cilët kënduan këngë karakteristike për katër kombet të cilat e përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Kosova nuk do të marrë pjesë në këtë Olimpiadë, pasi Komiteti Olimpik i Kosovës nuk është ende anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, por në stadium me ekipin olimpik shqiptar do të defilojë edhe xhudistja jonë e talentuar, Majlinda Kelmendi./Kohasport/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Re: Lojrat Olimpike 2012

Sat 28 Jul 2012 - 21:20
Foto mbresëlënëse, nga ceremonia e hapjes se Lojrave Olimpike “Londër 2012″

Lojrat Olimpike 2012 184-300x168
Lojërat Olimpike Londër 2012, kanë nisur me një super spektakël fishekzjarrësh, të cilat ndriçuar në mbarë qiellin e metropolit britanik. Kryeqyteti i Britanisë së Madhe për më tepër se 4 orë ofroi një spektakël të madh për miliona teleshikues në të gjithë botën duke risjellë historinë e një shekulli. Me mijëra sportistë janë gati për të nisur garat, ndërsa liderë të vendeve pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë ndoqen nga afër ceremoninë.
Këngët e vallet kanë qënë nga të gjitha kulturat e shtetet përfaqësuese në Lojërat olimpike. Një kambanë e madhe, e vendosur në mes të skenës të stadiumit, i ka dhëne startin Lojërave Olimpike, që ndiqen live në të gjithë botën, nga rreth 1 miliardë shikues.
Ka qënë pikërisht fituesi i Tour de France, kampioni Bradley ëigins që ka tërhequr këmbanën, ndërsa një grup fëmijësh nisen numërimin mbrapsht deri sa akrepat e orës arritën 22.00, me orën tone lokale.
Një Mirëseardhje e ngrohtë iu bë edhe mbretëreshës së Anglisë Elizabeth II e shoqëruar nga aktori Daniel Craig në rolin e James Bond. Spektaktli pre 4 orësh në stadiumin olimpik pritet të ndiqet nga një audiencë prej rreth 1 miliard teleshikuesish, ndërsa në stadium ishin të pranishem mbi 80 mijë shikues.
Përpos entuziazmit të 80 mijë spektatoreve, në stadium ishin të pranishëm edhe personalitete nga e mbarë bota. Parakalimi i delegacioneve pjesëmarrëse ishte gjithashtu një ndër pjesët kryesore të hapjes teksa atletët dhe stafet filluan të prezantoheshin me një xhiro rreth pistës së stadiumit. Delegacioni shqiptar parakaloi i treti në radhë, me peshëngritësen, Romela Bega në krye që mbante edhe Flamurin Kombëtar në duar./alb-observer.com/
Lojrat Olimpike 2012 246
Lojrat Olimpike 2012 343
Lojrat Olimpike 2012 440Lojrat Olimpike 2012 535Lojrat Olimpike 2012 818Lojrat Olimpike 2012 914Lojrat Olimpike 2012 1013Lojrat Olimpike 2012 1212Lojrat Olimpike 2012 1312Lojrat Olimpike 2012 1410Lojrat Olimpike 2012 1510Lojrat Olimpike 2012 1610
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Londër 2012: I verbëri thyen rekordin botëror me hark

Sat 28 Jul 2012 - 21:33
Lojrat Olimpike 2012 Harku-300x225Dong-Hyum quhet harkëtari koreanojugor, i cili u shndërrua në të parin që arrin të thyejë një rekord gjatë Lojrave Olimpike të Londrës. Por e veçanta nuk është thyeraja e rekordit, por se ai është i verbër. Mjekët kanë treguar se harkëtar koreanojugor arrin të shohë me vetëm 10% të kapacitetit të syrit. Ai gjatë ditës mund të dallojë vetëm disa elemente, ndërsa gjatë natës pothuajse nuk shikon fare dhe kjo është si rezultat i një sëmundje që ai ka kaluar në rini.
Dong-Hyum vendosi rekordin e ri botëror duke marrë 699 pikë nga 720 të mundshme./alb-observer.com/Lojrat Olimpike 2012 Dong-hyun-2-e1343427150596Lojrat Olimpike 2012 ImDongHyun_1555760a
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Xhudisti nga Rusia vetëm për 31 sekonda fiton të artën

Sun 29 Jul 2012 - 13:58
Xhudisti nga Rusia, Aslan Galstjan, ka fituar medaljen e artë në LO “Londra 2012” në kategorinë deri në 60 kilogramë në sportin e xhudos vetëm për 31 sekonda raporton koha. Ai brenda kësaj kohe në finale ka triumfuar kundër japonezit Hiroaki Hiraoka. Burimi: kohasport
Lojrat Olimpike 2012 Rus
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Londër 2012, shuhet flaka Olimpike, panik tek organizatorët

Mon 30 Jul 2012 - 13:59
Lojrat Olimpike 2012 LonderPaniku zapton organizatorët e lojërave Olimpike 2012. Pas një sërë ngjarjesh befasuese, tashmë vjen dhe ajo që nuk imagjinohej kurrë… fiket flaka e Lojërave Olimpike!

Flaka e Lojërave Olimpike u shua mbrëmë në Stadiumin Olimpik të Londrës në orën 22:14!

Dëshmitarë të ndodhur në stadium, citon alb-observer.com, pohuan se flaka olimpike u shua në orën 22:14 të mbrëmjes. Ndërsa organizatorët të pyetur për këtë incident, e arsyetuan atë duke thënë: “Vërtet flaka u shua, por kjo ndodhi për shkak të transferimit të saj nga punëtorët në një pozicion tjetër!”.

Ky incident mjaftoi për të ngjallur debate të ashpra dhe reagime të forta, pasi sipas rregullores dhe traditës: “Flaka e Lojërave Olimpike duhet të qëndrojë e ndezur gjatë gjithë periudhës që zhvillohen Lojërat Olimpike, si dhe të jetë e dukshme deri dhe për vizitorët jashtë Stadiumit Olimpik”./alb-observer.com/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Londër 2012, humbën çelësat e stadiumit të Wembley!

Tue 31 Jul 2012 - 12:39
Lojrat Olimpike 2012 Wembley-300x180Çështja e sigurisë i ka shqetësuar tej mase organizatorët e Lojërave Olimpike Londër 2012.

Sikur të mos mjaftonin telashet e tjera, policia njoftoi se kanë humbur çelësa nga stadiumi i Wembley.

Konkretisht, sipas njoftimit të policisë së Londrës mbrëmjen e së dielës, javën që shkoi ka humbur një set çelësash nga stadiumi i Wembley-t. Këtë lajm e konfirmoi edhe Scotland Yard. Edhe pse u bënë shumë përpjekje për t’i gjetur, çelësat vazhdojnë të jenë të zhdukura, duke treguar se “një vrimë” është krijuar në sigurinë e Lojërave.

Sipas burimeve, për t’u zëvendësuar këto çelësa, Britania duhet të shpenzojë 40.000 paunde, pasi ishin çelësa të teknologjisë së lartë. /alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Vetëm 15 vjeç, medalje ari në Londër 2012

Tue 31 Jul 2012 - 14:24
Lojrat Olimpike 2012 OlmpNjë 15 vjecare shkruan historinë në lojtrat olimpike të londër 2012. Notarja Ruta Mejtulite, fitoi medalje ari në 100 metra bretkosë duke vendosur në zonën e medaljeve në këtë sport një vend disi të pazakontë, si Lituania, për më tepër në një moshë të pazakontë, duke qënë më e reja në histori që arrin të fitojë një ar në këtë disiplinë.
Për më tepër Mejtulite, e cila stërvitet në Plimuth të Anglisë, la pas gjiganden Rebeka Soni dhe japonezen Suzuki shkruan supersport.

Amerika rikehet të domonojë në pishina, teksa në garat e notit të ditës së tretë të olimpiadës, notarët amerikane fitojnë dy medalje ari dhe dy argjendi, ku mbi të gjitha spikat ajo e 100 metra shpinë, ku pretendenti kryesor, Metju Grivërs respektoi parashikimet duke fituar arin dhe duke thyer dhe rekordin olimpik me 52 sekonda e 16 të qindtat dhe pse mund të kishte arritur dhe atë botëror nëse nuk do të kishte ulur ritmin në fund. Menjëherë pas tij u pozicionua bashkombasi Nik Toman që mori medaljen e argjendit, ndërsa medalja e bronxit u fitua nga francezi Kamil Lakurt.

Më e pabesueshmja e finaleve të notit ndodhi në garën e 200 metra stil i lirë, ku dy notarë fituan medalje argjendi, kinezi Sun dhe koreani Park që regjistruan të njëjtën kohë 1 minutë 44 sekonda e 93 të qindtat, duke u renditur pas francezit, Anjel që pasi udhëhoqi të tijët në suksesin e stafetës të dielën, fitoi dhe ar individual në 200 metra stil i lirë, ku mbeti jashtë zones së medaljeve gjigandi Rajan Lokte.

Në 100 metra shpinë për femra ndërkohë Misi frenklin mori medaljen e artë me kohën e 58 sekonda e 33 të qindtat, ndërsa argjend për australianen Emili Sibon dhe bronz për japonezen, Terakaua.
Burimi: kohasport
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

Tue 31 Jul 2012 - 14:26
Lojrat Olimpike 2012 Xhudistja-sauditeArabia Saudite pranoi të dërgojë në lojërat olimpike të Londrës disa sportiste femra me kushtin e vetëm që atyre t’u lejohej garimi në kategoritë përkatëse me ferexhe.Sipas këtij kushti, në xhudo merr pjesë Wodjan Sharhkhani e cila ka kërkuar që në sfidën e saj debutuese, ditën e premte, të zbresë në tatam me ferexhenë veshur.
Por kjo kërkesë e saj bie në kundërshtim me rregullat e vendosura nga komiteti olimpik, që në këtë sport nuk lejon ferexhenë.

Komiteti olimpik saudit dhe ai ndërkombëtar janë përfshirë në bisedime për gjetjen e një rruge të mesme, ndërkohë që i ati i konkurentes që garon në peshën 78 kilogram, deklaroi për mediat arabe se nuk do të lejojë që vajza e tij të heqë ferexhenë.

“Nëse vajzës time nuk do t’i lejohet konkurimi me ferexhe, atëherë ne do të tërhiqemi nga gara dhe do të kthehemi në shtëpi”, citohet babai i xhudistes 18-vjeçare, Abdulrahim Shahrkhani.

Tre është numri i atleteve femra të arabisë saudite që marrin pjesë në këtë olimpiadë. Por ndërsa në atletikë lejohet mbajtja e ferexhesë, në xhudo ajo është e ndaluar.
Burimi: Kohasport
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Në olimpiadë ndodh gjithcka

Tue 31 Jul 2012 - 14:34
Lojrat Olimpike 2012 N%C3%AB-olimpiad%C3%AB-ndodh-gjithckaNë olimpiadë ndodh gjithcka, përfshi dhe format e vecanta të protestave për vendimet e gjyqtarëve, sic ishte dhe ajo e koreano-jugores Shin A Lam, në gjysmëfinalen femërore të shpatës, e cila uzurpoi për më shumë se 70 minuta pedanën duke shpërthyer në lot.Në fakt gjithcka nisi në minutën shtesë të ndeshjes me gjermanen Heidemann. Një sekondë nga përfundimi rezultati ishte 5-5, dhe aziatikja dhe rivalja e saj provuan dy herë të godisnin kundërshtaren në simultane.
Në përpjekjen e tretë, Britta Heidemann, arriti të realizojë goditjen triumfuese, por trajneri i koreanes menjëherë protestoi te gjyqtarët duke klithur se nuk kishte nisur ende kronometrimi dhe sportistja e tij ishte e papërgatitur.

Pasi diskutuan për rreth 20 minuta, zyrtarët dhe gjyqtarët e ndeshjes vendosën të konfirmojnë vendimin e tyre.

Kaq mjaftoi që koreanja të shpërthente në lot mbi pedanë duke mos lëvizur që aty pavarsisht ftesave të vazhdueshme nga ana e zyrtarëve për t’u larguar. Në përpjekjen e dytë për ta ngritur nga pedana, e cila duhej të ishte gati për sfidat e medaljeve, gjyqtarët e ndëshkojnë dhe me karton të verdhë, ndërkohë që dhe mund ta kishin pezulluar përfundimisht nga turneu olimpik.

Koreanja e përlotur, largohet më në fund nga pedana, dhe pas pak minutash zbret sërish aty për t’u ndeshur për medaljen e bronxtë me kinezen sun, ndeshje të cilën e humbet 15-11, ndërsa gjermania heidemann humb finalen e saj përballë ukrainases, shemjakina që merr medaljen e artë.
Burimi: kohasport
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Re: Lojrat Olimpike 2012

Tue 31 Jul 2012 - 22:34
Lojrat Olimpike 2012 16954d1343764748-londer-2012-me-ferexhe-ose-ikim-londra-20121
Xhudistja mund të mbaj shami

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka lejuar xhudistes nga Arabia Saudite që të garoj me shami në kokë. Arabia Saudite i ka dërguar dy sportiste në Lojëra Olimpike në Londër me kusht që t’iu përmbahen rregullave konservative islame që parashohin edhe bartjen e shamisë.
Zyrtarët e KON-it kanë vlerësuar se shamia mund të jetë e rrezikshme në sportin që nënkupton edhe ngulfatjen dhe teknikat agresive të kapjes së kundërshtarit, raporton ORAinfo.
Zëdhënësi i KON-it, Mark Adams ka thënë se zgjidhja është gjetur dhe se Vodzhan Ali Serazh Abulrrahim Shahrkani mund të garoj të premten në kategorinë e rëndë me shami./Kohasport/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Rekordi kontrovers i kinezes 16-vjeçare

Tue 31 Jul 2012 - 22:40
Lojrat Olimpike 2012 Rekordi-kontrovers-i-kinezes-16-vje%C3%A7areAjo është vetëm 16-vjeçare dhe ka notuar 50 metra të shtunën mbrëma, më shpejt se superylli amerikan i notit Ryan Lochte. Dhe tash kinezja Ye Shiwen gjen veten në qendër të debatit për mënyrën se si theu rekordin.
Shiwen shkatërroi rekordin e botës në not në 400 metra stil të përzier të shtunën mbrëma, duke shpërthyer në 100-metërshin e fundit dhe duke e mposhtur amerikanin Elizabeth Beisel. Shiwen përmirësoi për më tepër se një sekondë rekordin e botës që mbante australiania Stephanie Rice, ndërsa përfundoi me kohë 4:28.43 minuta. Por ishte 100 metërshi i fundit i saj – noti i saj në stil të lirë – që ka habitur të gjithë. Jo vetëm që Shiwen shkoi krah më krah me Lochten – që fitoi medaljen e artë te meshkujt në 400 metra stil të përzier të shtunën mbrëma – por edhe do ta mposhte Lochten në 50 metërshin e fundit.
Shiwen në 50 metërshin e fundit regjistroi kohë 28.93 sekonda dhe 58.68 në 100 metërshin e fundit, ndërsa Lochte 29.10 në 50 metërshin e fundit dhe 58.65 në 100 metërshin e fundit. Ishte aq befasuses saqë Lochte të dielën tha se rekordi i Shiwenit ishte pjesë kyçe e gjithë debatit të shtunën mbrëma./Kohasport/
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Lojrat Olimpike 2012 Empty Re: Lojrat Olimpike 2012

Wed 1 Aug 2012 - 10:36
vetem ta bej nje sqarim te vogel ferexheja eshte diqka tjeter e shamia eshte diqka tjeter.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Michael Phelps, legjendari i Lojërave Olimpike, thyen çdo rekord me 19 medalje të arta

Wed 1 Aug 2012 - 13:27
Lojrat Olimpike 2012 PhelpsDhe zyrtarisht Michale Phelps, notari amerikanë shpallet notari më i mirë i Lojërave Olimpike.
Phelps, fitoi medaljen e artë në not në garën 400 metra për meshkuj.
Rezultatet e garës finale të notit janë si më poshtë:

SHBA 6:59,70
Francë 7:02,77
Kinë 7:06,30
Gjermani 7:06,59
Australi 7:07,00
Angli 7:09,33
Afrika e Jugut 7:09,65
Hungaria 7:13,66

Ndërkohë duhet theksuar se Michael Phelps, është notari i cili ka thyer çdo rekord në historinë e Lojërave Olimpike, duke fituar plotë 19 medalje, 15 prej tyre të arta./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Mbesa e Mbretëreshës së Britanisë fitoi "argjendin" në Olimpiadë

Wed 1 Aug 2012 - 17:01
Lojrat Olimpike 2012 F1_01zara1343808851Londër - Mbesa e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elizabeth II Zara Phillips fitoi medaljen e argjendit në garat me kuaj në Lojrat Olimpike në Londër.

31-vjeçarja Zara Phillips, e bija e Princeshës Anne, është kampione botërore dhe tre herë kampione europiane në sportin e garave me kuaj (hipizëm). Burimi: kohaditore
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Shpallet kampione olimpike atletja e abuzuar seksualisht nga trajneri

Sat 4 Aug 2012 - 15:49
Lojrat Olimpike 2012 16995d1344081666-shpallet-kampione-olimpike-atletja-e-abuzuar-seksualisht-nga-trajneri-xhudistjaAmerikania Kayla Harrison ka befasuar botën duke fituar medaljen e artë në xhudo.
SHBA fituan për herë të parë një medalje të artë në këtë sport, por ajo që ka më shumë rëndësi është se sportistja tejkaloi traumat e abuzimit seksual nga trajneri i saj për tu bërë kampione olimpike.22 vjeçarja arriti me dëshminë e saj rrëqethëse të rrasë në burg trajnerin e saj në vitin 2007, që abuzonte seksualisht me minorenen.

“Ishte një reflektim për jetën time dhe për gjithçka kam bërë për të mbërritur deri këtu,” tha ajo pas fitores.

Harrison u abuzua seksualisht nga trajneri i saj nga mosha 14 deri në 16 vjeç. Daniel Doyle e stërviste vajzën në shkollën e xhudos, në pronësi të babait të tij.

Doyle, që ishte 16 vjet më i madh se ajo, kishte shumë miqësi me familjen e vajzës dhe shkonte edhe me ta në pushime.

Harrison tha se asaj i ishte bërë lavash truri. Ajo dëshironte të kënaqte trajnerin e saj, ndaj kishin nisur një marrëdhënie seksuale.

Ajo besonte se do martohej me trajnerin kur të mbushte 18 vjeç. Sekretin e saj ia besoi një mikeshe, por ajo menjëherë i tregoi nënës së Harrison, e cila kontaktoi policinë.

Ai u gjet fajtor dhe pranoi se në një rast madje e kishte regjistruar në kasetë marrëdhënien e tyre seksuale.

Ajo dëshmoi kundër tij dhe tani ai është dënuar me 10 vite burg.
Burimi: lajmetvip
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Olimpiada 2012: sekretet pas himneve kombëtare

Sat 4 Aug 2012 - 15:57
Lojrat Olimpike 2012 Himni-300x168
Ato janë këngë patriotike plot krenari që shpalosen në të gjitha fillimet e veprimtarive sportive dhe në momentin e dhënies së medaljeve të arta. Por po të shohësh thellë-thellë në thelbin e këtyre himneve ka disa histori shumë interesante.
Nga revolucioni te rreziku…

Falë melodisë që ka “Marsejeza” franceze është një nga himnet më të njohura dhe më të famshme në të gjithë botën. Pasi u shkrua në vitin 1792, ajo u përhap me shpejtësi në të gjithë Europën, duke frymëzuar revolucionarë nga Greqia në Rusi. Ajo ka qenë edhe pjesë e kryengritjeve të fundit. Së fundi është dëgjuar edhe në sheshin “Tiananmen” në Kinë në vitin 1989. Për fat të keq, kompozitori i këtij himni nuk mund ta imagjinonte kurrë se kjo këngë do të kishte pasur një sukses të tillë. Claude Joseph Rouget de Lisle e shkroi “Marsejezën” brenda pak orësh, pasi iu kërkua që të shkruante një këngë që të frymëzonte trupat franceze për t’u hedhur në luftë kundër Austrisë. Por përgjatë 44 vjetëve të jetës së tij ai nuk arriti asnjëherë që të realizonte një melodi kaq të pëlqyer dhe që të kishte një famë të tillë. Ai shkroi edhe disa lirika të tjera, të cilat u harruan. Ato i bëri në fakt, sepse ishte i dëshpëruar për para. Nëse do të vizitoni muzeun e tij në qytetin Lons-le-Saunier në lindje të Francës, mund të shihni edhe disa nga materialet e tjera muzikore të tij.

E njëjta këngë, vende të ndryshme

“Zot shpëtoje mbretëreshën”, e publikuar në vitin 1745, u shndërrua në himnin e parë kur u aprovua si i tillë nga mbreti i atëhershëm i Britanisë së Madhe. Kjo melodi u lidh aq shumë me nacionalizmin, saqë u përdor shumë shpejt edhe nga vende të tjera si himn kombëtar, vetëm se në këtë rast me fjalë të tjera. Edhe sot e kësaj ditë përdoret nga Lihtenshtejn si himn dhe kjo ka çuar shpesh edhe në njëfarë konfuzioni, kur ky shtet luan kundër Britanisë së Madhe në futboll. Në këtë rast mund të kritikosh Lihtenshtejnin që nuk ka imagjinatën e duhur për të gjetur një himn tjetër, por mund të kritikosh edhe shumë vende të tjera që e kanë marrë frymëzimin e tyre për himnin kombëtar nga “Marsejeza”. Dy shembuj të tillë janë Omani dhe Zimbabveja.

Një lojë burrash…

Sa mund të paguhet dikush që shkruan një himn kombëtar, një këngë që mund të këndohet për qindra vjet? Jo shumë dhe nëse je me fat mund të marrësh diçka. George Kakoma, që është kompozitori i himnit kombëtar të Ugandës, e hodhi në gjyq qeverinë e vendit të tij për mungesën e shpërblimit të premtuar. Dusan Sestic, njeriu që qëndron pas atij që ata e quajnë himnin e tyre kombëtar, arriti që gjithashtu pas shumë përpjekjesh të merrte vetëm 3000 marka për kompozimin e tij dhe ato i mori me shumë vështirësi dhe me vonesë. Ai shkroi gjithashtu edhe tekstin e himnit, jo vetëm muzikën, por nuk u pagua kurrë për sa mendonte se i vlejti puna. Mido Samuel, kompozitori i himnit më të ri në botë, i Sudanit të Jugut, nuk mori ndërkohë asnjë kacidhe për kompozimin e tij, veç një lëvdimi publik dhe një “rrahjeje shpatullash”.

Heshtja e detyruar

Himni i Spanjës, në origjinalin e tij një himn që i thur lavde familjes mbretërore, është i famshëm, sepse nuk përmban fjalë. Por ka edhe himne të tjera në botë që nuk kanë fjalë, ndërsa ka edhe vende që nuk kanë himne.

Manifestet maoiste

Nëse do të dëgjosh himnin nepalez, do të mendosh se është një këngë e thjeshtë folku vendas me tekst baritor. Por në fakt ai është një tekst politik fund e krye. Ai është shkruar në vitin 2006 në fund të dhjetë viteve të luftës civile dhe kryengritjes së drejtuar nga maoistët kundër mbretit të vendit. Atmosfera e rëndë e atyre kohëve shpjegon edhe trajtimin që i bënë Byakul Mailës, poetit që i shkroi fjalët. Atij iu desh që t’u nënshtrohej shumë intervistave për të provuar se nuk ishte një ruajalist, ndërsa zyrtarë të tjerë dhe gazetarë ia morën familjen në pyetje. Duket e gjitha si një gjyq. Dhe cili ishte gabimi i tij do të thoni ju? Dikur kishte redaktuar një libër me poezi që i dedikohej mbretit. Disa nga maoistët që drejtojnë vendin aktualisht do të dëshironin që të kishin një himn më të fortë dhe me revolucionar, madje gjatë luftës civile për shumë kohë ata përdoren “Internacionalen”.

Vargjet e munguara

Një pjesë e himneve kanë qenë shumë të gjatë, zakonisht me 6 reshta, ose edhe më të gjatë. Sot vetëm disa syresh këndohen. Por vargjet që mungojnë janë zakonisht ato më domethënëset për historinë e një vendi. Kështu hidhuni një vështrim të gjitha himneve të plota të Amerikës së Jugut. Në to do të shihni se sa të lumtur kanë qenë ato vende para pushtimit të kolonizatorëve spanjollë. Në Argjentinë, spanjollët u thirrën madje edhe “tiranë të përgjakshëm”, apo “kafshë që e çanë rrugën me gjak”. Por në vitin 1900 shumë nga këto vargje u hoqën nga himnet për të shmangur ofendimet.
Burimi: g.shqip
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Michael Phelps largohet nga Olimpiada me medaljen e 22-të

Sun 5 Aug 2012 - 11:29
Lojrat Olimpike 2012 Phelps-220x300Me medalje ari e mbylli garën e fundit të notit, i famshmi Michael Phelps në Olimpiadën Londër 2012. Siç edhe ka treguar deri më sot, nuk ka shans që Phelps të notojë dhe të mos fitojë medalje.

Notari amerikan fitoi medaljen e 22-të të tij në garën 4×100 për meshkuj. Ai tashmë ka 22 medalje nga Lojërat Olimpike, ku 18 prej të cilave janë medalje ari. Phelps është kthyer në një fenomen botëror për aftësitë e tij në stile të ndryshme të notimit.

Kështu, Amerika u krenua me një tjetër medalje ari, ndërsa medaljen e argjendtë e fitoi Japonia dhe të bronztë Australia.

Në garën 4×100 për femra, ishte përsëri Amerika që fitoi medaljen e arit me notaret Franklin, Sony, Walmare dhe Smith. Medaljen e argjendtë e fitoi Australia, ndërsa medaljen e bronztë Japonia.

/alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Usain Bolt, pas Bob Marley-t për nga fama (video)

Mon 6 Aug 2012 - 16:32
Lojrat Olimpike 2012 Usain-bolt.-300x187Anekdotat më të bukura që qarkullojnë në Facebook dhe Twitter për njeriun “më të shpejtë se era”

Është njeriu më i shpejtë në botë dhe siç është e natyrshme, pas fitores në 100 metra, gjithë planeti flet për të.

Usain Bolt është pa frikë, njeriu i dytë më i famshëm në Xhamajka, pas Bob Marley. Pra, nuk është e rastësishme që xhamajkanët e festojnë me kaq entuziazëm medaljen e artë të tij në 100 metërsh (siç festuan edhe atë të argjendtë.

Qindra xhajmajkenë ndoqën nga një ekran gjigand garën e bashkatdhetarit të tyre dhe e festuan fitoren e tij, si të ishte festë kombëtare.

Ndërkohë, para se të ndiqni videon nga Xhamajka, mund të lexoni më poshtë disa nga batutat më të lezetshme që qarkullojnë për sprinterin me famë botërore.

Anekdotat dhe batutat më të mira për Usain Bolt në Twitter dhe Facebook

“Mënyra e vetme për të ndjekur Usain Bolt, është nëpërmjet Twitter-it”.

“Usain Bolt ka shumë mundësi të ketë ndaluar në 100 metërshin dhe të ketë thyer një rekord të ri botëror, para se ti të kesh mbaruar së lexuari këtë fjali”

“Usain Bolt është njeriu më i shpejtë që mund të ketë vrapuar ndonjëherë në Londër, pas John Terry, kur dëgjoi çelësin e Wayne Bridge tek dera e shtëpisë” (bëhet fjalë për lidhjen e paligjshme që kishte mbrojtësi i Chelsea me të dashurën e bashkëlojtarit të tij)

“Usain Bolt u gjobit për shpejtësi hiperbolike nga policia metropolitane e Londrës”

“Usain Bolt kishte kohë që derisa të përfundonin edhe të tjerët kursën e 100-metërshit, t’u shkruante letër nga e ardhmja dhe t’u shpjegonte pse fitoi, apo të jepte konferencë për shtyp, për medaljen e artë që fitoi”

“Usain Bolt vrapon më shpejt edhe nga Michael Phelps që noton”.

Këto janë disa nga batutat e lezetshme që kanë dalë për të famshmin Usain Bolt.

/alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Londër 2012: Ja kush është sportistja më e bukur

Mon 6 Aug 2012 - 16:55
Lojrat Olimpike 2012 16-300x225Kjo që shikoni në foto quhet Antonija Misura dhe është cilësuar si sportistja më e bukur femër e Lojërave Olimpike “Londër 2012″. Basketbollistja kroate ka marrë pikët maksimale në një sondazh të kryer nga gazetat sportive në Londër.
Por këtë fakt e ka pohuar dhe korrespondenti spanjoll i sportives ‘Marca’, ku ai shkruan në blogune tij: “Duke shëtitur në Londër pashë një bukuroshe me tutën e Kroacisë. Ishte dashuri me shikim të parë! Nuk e njihja dhe mora sa më shumë informacion për të. Në internet kuptova që për shumë njerëz ajo është më e bukura e Olimpiadës. Kanë shumë të drejtë!”, shton gazetari.
Dhe e vërteta qëndron kështu se Antonija Misura është sportistja më e bukur e Lojërave Olimpike 2012./alb-observer.com/
Për më tepër shikoni fotot…
Lojrat Olimpike 2012 24

Lojrat Olimpike 2012 32

Lojrat Olimpike 2012 42

Lojrat Olimpike 2012 52

Lojrat Olimpike 2012 81

Lojrat Olimpike 2012 72

Lojrat Olimpike 2012 62
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Lojrat Olimpike 2012 Empty Re: Lojrat Olimpike 2012

Mon 6 Aug 2012 - 18:36
Ku ka bukuri kjo maj...? kkk

Per veq trupit qe paska linjat perfekte tjeter bukuri tek kjo nuk shofff. kkk
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Lojrat Olimpike 2012

Mon 6 Aug 2012 - 22:27
Atletja kapet mat, heq të brendshmet para kamerës!
Lojrat Olimpike 2012 17040d1344279356-atletja-kapet-mat-heq-te-brendshmet-para-kameres-atljetjaLONDER- Ajo është vënë në qendër të vëmendjes gjatë Lojërave Olimpike “Londër 2012”, jo për rezultatet por për faktin se vendosi të dalë zbuluar para kamerave. Bëhet fjalë për atleten Eliska Klucinova, e cila nuk mori parasysh kamerat e shumta që ndjekin garat e Lojërave Olimpike “Londër 2012” duke hequr të mbathurat, ndërkohë që atletet e tjera po kryenin prova.

Sportistja nga Republika Ceke, pjesëmarrëse në shtatë garësh, u ul në pistën e stadiumit olimpik të Londrës dhe nisi të hiqte të mbathurat, por kur pa një kamera që nuk po i “shqitej” mori një peshqir për t’u mbuluar dhe vazhdoi pa e vrarë mendjen.
Burimi: ballkanweb
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lojrat Olimpike 2012 Empty Re: Lojrat Olimpike 2012

Wed 8 Aug 2012 - 21:37
Londër 2012: Turpërohet zhytësi gjerman (video)
Mund të quhet pa frikë hedhja më e keqe që është bërë gjatë këtyre Lojërave Olimpike nga trampolino.

Kjo hedhje ka zhgënjyer zhytësin gjerman Stephan Feck, gjithë të pranishmit e ndoshta edhe gjithë Gjermaninë!

Hedhja nga 3 metra lartësi dhe zhytja e turpshme, do të mbahet mend nga Lojërat Olimpike 2012.

Për më shumë, shikoni videon, që të mos kujtoni se po e ekzagjerojmë.

/alb-observer.com/
http://www.liveleak.com/view?i=fd5_1344339504
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Lojrat Olimpike 2012 Empty Re: Lojrat Olimpike 2012

Thu 9 Aug 2012 - 1:02
Shqiptare shkruajti:Atletja kapet mat, heq të brendshmet para kamerës!
Lojrat Olimpike 2012 17040d1344279356-atletja-kapet-mat-heq-te-brendshmet-para-kameres-atljetjaLONDER- Ajo është vënë në qendër të vëmendjes gjatë Lojërave Olimpike “Londër 2012”, jo për rezultatet por për faktin se vendosi të dalë zbuluar para kamerave. Bëhet fjalë për atleten Eliska Klucinova, e cila nuk mori parasysh kamerat e shumta që ndjekin garat e Lojërave Olimpike “Londër 2012” duke hequr të mbathurat, ndërkohë që atletet e tjera po kryenin prova.

Sportistja nga Republika Ceke, pjesëmarrëse në shtatë garësh, u ul në pistën e stadiumit olimpik të Londrës dhe nisi të hiqte të mbathurat, por kur pa një kamera që nuk po i “shqitej” mori një peshqir për t’u mbuluar dhe vazhdoi pa e vrarë mendjen.
Burimi: ballkanweb
Ja cbejne BJONDET Lojrat Olimpike 2012 3631317773 Lojrat Olimpike 2012 3631317773 Lojrat Olimpike 2012 3631317773
Sponsored content

Lojrat Olimpike 2012 Empty Re: Lojrat Olimpike 2012

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi