Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Në mbretërinë sekrete të Jehovait Empty Ne mbreterine sekrete te Jehovait

Fri 6 Jul 2012 - 20:16
Në mbretërinë sekrete të Jehovait 1341482271-javaNuk e nderojnë flamurin, nuk shkojnë në votime, nuk festojnë ditëlindjet, nuk luajnë shah, nuk ngrenë dolli... Në listën e gjatë të rregullave, renditet edhe mospranimi i transfuzionit të gjakut. Në një intervistë të shkurtër, Elvira, mjekja Dëshmitare e Jehovait që prej ’99 tregon arsyet dhe bindjet e saj, midis nënës, bashkëshortes, besimtares dhe mjekes.

Ata janë të sjellshëm, diskretë, fytyra të pastra e të buzëqeshura, optimistë, por edhe vigjilentë në të njëjtën kohë. Kujt nuk i ka ndodhur qoftë edhe njëherë të vetme ta ndalin në rrugë, apo t’i trokasin në derë. Gjithmonë në grupe dy e nga dy. Nuk zemërohen kur i refuzon, kanë gjithmonë durimin për të pritur deri sa të jesh gati. Vështirë të kuptosh a e njohin nervin, inatin, rebelimin, pakufijtë e humorit, kapriçot e zemrës apo trillet e mendjes. Në mos u kanë vënë kapak të gjithave, atëherë këto veçse mund t’i përplasin pa kurrfarë keqardhje në monologje të heshtur.

Një besim i fortë, shumë shpesh i paragjykuar, gati-gati i çuditshëm po të kesh parasysh se sa shumë “mos” ka kontrata e tyre me besimin që kanë zgjedhur. Askush nuk i detyron t’i respektojnë, të paktën kështu deklarojnë ata vetë. Askush përveç vetë ndërgjegjes së tyre. Kësisoj, për të 4497 Dëshmitarët e Jehovait që ka deri më tani Shqipëria, të bëheshin pjesë e kremtimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, për nderimin e flamurit dhe çdo embleme tjetër kombëtare, do të ishte e pandërgjegjshme. Ata nuk nderojnë askënd përveç Jehovait. Gjithaq e pandërgjegjshme është për ta të shkojnë të votojnë, ndaj sa herë ka votime, këta të 4497, le të themi që janë bojkotuesit e parë të listave. “Nuk kemi pse të votojmë, të thonë, ne e kemi zgjedhur Mbretin tonë me kohë...”.

Përballë akuzave, ata zgjedhin heshtjen dhe luten

Mashtrues, gënjeshtarë, imponues, përfitues, lodër e masonëve, të çmendur, deri edhe vrasës... Për çfarë nuk i kanë akuzuar! Mbarë media dhe opinioni publik u ka drejtuar gishtin sa herë u është dhënë rasti. Dhe rastet nuk kanë munguar. Jo shumë vite më parë, disa fëmijë e adoleshentë që thuhet se ndiqnin mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait kryen vetëvrasje, shpesh të varur në litar, “Për të shkuar sa më shpejt pranë Jehovait... për tu larguar nga kjo botë e mbushur me dhimbje dhe ligësi sa janë ende të papërlyer...”.Por jo më të pakta kanë qenë rastet e stoicizmave në mjediset spitalore. Silvana Hoxha, 24 vjeç në dhomën 18 të katit të gjashtë në spitalin Nr.1 të QSUT-së disa vite më parë, pasi nuk pranoi të merrte gjak.

Pacientët Dëshmitarë të Jehovait refuzojnë kategorikisht të marrin gjak apo t’i nënshtrohen një transplanti. Edhe nëse nuk janë në gjendje të vetëdijshme, ata mbajnë gjithmonë me vete në portofol Kartën personale “Jo Gjak!”. Për ta kjo është si një kartë identiteti. Në të, përveç gjithë deklarimit se çfarë pranojnë dhe çfarë jo në marrëdhënie me mjekësinë, ata kanë edhe kontaktet dhe numrat e telefonit të katër të tjerëve të ngjashëm me ta, të cilët i konsiderojnë njerëzit më të besuar në të tilla raste urgjencash. E megjithë akuzat dhe zemërimin që kanë provokuar në jo pak njerëz, ata asnjëherë nuk janë vënë në vetëmbrojtje, e aq më pak në kundërsulm.

Asnjë deklaratë nuk është bërë nga ana e tyre, në asnjë nga rastet e vetëvrasjes së të miturve, ndërsa familjarët shpesh nuk kanë reshtur së akuzuari. I fortë ishte edhe konflikti i prindërve të vajzës që vdiq pas një koma të gjatë në spital me miqtë e saj Dëshmitarë të Jehovait, kur këta kërkonin ti bënin vizita në spital. Sipas asaj që ata besojnë dhe këmbëngulin, nuk ka asnjë rast urgjent i cili të mos e shmangi dot transfuzionin, përfshi këtu operacionet e rënda në të zemrës. Ata këmbëngulin se metodat e tjera alternative janë një zgjidhje shumë e mirë në këto raste, dhe jo vetëm për Dëshmitarët e Jehovait. Sepse gjaku është i shenjtë, sepse gjaku është gjallëria, shpirtëzimi në trupin e njeriut, dhe përzierja e tij është imoralitet frymor. Për ta mbështetur dhe fuqizuar edhe më tej argumentin, ata asnjëherë nuk janë lodhur së sjelli rastet e shumta të infektimit nga gjaku i dhuruar, por edhe plot efekte anësore që i kanosen marrësit.

“Nuk lejohet të...”, një listë jo e shkurtër

Ata nuk mund të festojnë ditëlindjet, Krishtlindjet, Vitin e Ri, festën e Nënës, nuk mund të shkojnë në dasmat e pa celebruara por as në ato të celebruara në Kishë, në sytë e Zotit, edhe pse besojnë shumë në dashurinë njerëzore dhe në shpëtimin që vjen prej saj. Ata nuk mund të marrin e as të japin gjak (sepse transfuzioni është një formë kurvërie), nuk mund të luajnë me letra, as shah, e aq më pak një biletë lotarie. Nuk mund të punojnë në shërbimet ushtarake dhe në asnjë vend tjetër që do t’i detyronte mbajtjen e armëve. Më parë hyjnë në një grevë urie sesa të prekin armët. Nuk duhet të pinë duhan dhe alkool, përveçse disa verërave të përzgjedhura. Ata nuk mund të ngrenë një dolli, as të thonë “shëndet!” kur dikush teshtin. Gratë nuk mund të mbajnë zi për vdekjen e të afërmve dhe burrat e kanë të ndaluar të mbajnë mjekër. Jezusi që ata paraqesin nuk e ka një të tillë. Ai është i bukur, me flokë mesatar, troket në çdo derë dhe bën thirrje për pendesë dhe falje dhe pastaj vdes për shpëtimin e njerëzimit në një shtyllë dhe jo në një kryq... Për këtë ata nuk mbajnë të varur në qafë kryqin, si të gjithë të krishterët e tjerë.

Në fund të fundit, ai, edhe sikur, do të ishte arma e vrasjes së Birit të Perëndisë. Ata nuk e njohin Trininë e Shenjtë, djalli ekziston, por ferri jo. E ndërsa botës sonë të vjetër po i vjen fundi që ata e quajnë Armagedon, një tjetër botë e re po përgatitet për ata që do të pendohen dhe do shpërndajnë frymën e Perëndisë. Ndërkaq, vetëm 144 mijë prej tyre janë “njoftuar” me “thirrjen qiellore” dhe, kur të vijë fundi, do të jenë pjesë e familjes së madhe të Jehovait, Zot në qiell. Ata janë “të përzgjedhurit”. Besojeni ose jo na thanë që tre prej tyre ishin shqiptarë..! “Janë edhe tre shqiptarë që kanë marrë “thirrjen qiellore”. Është e mrekullueshme kjo! Ata tani kanë vdekur, të tre. Është vëlla Flloko (i ati i Timo Fllokos) dhe Aretija nga Vlora, si dhe Nasho Dori, nga Përmeti”, na tregon një Dëshmitare prej 12 vjetësh.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në mbretërinë sekrete të Jehovait Empty Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Sun 29 Jul 2012 - 17:10
Message reputation : 100% (1 vote)
Nuk e nderojnë flamurin, nuk shkojnë në votime, nuk festojnë ditëlindjet, nuk luajnë shah, nuk ngrenë dolli... Në listën e gjatë të rregullave, renditet edhe mospranimi i transfuzionit të gjakut. Në një intervistë të shkurtër, Elvira, mjekja Dëshmitare e Jehovait që prej ’99 tregon arsyet dhe bindjet e saj, midis nënës, bashkëshortes, besimtares dhe mjekes


Ata janë të sjellshëm, diskretë, fytyra të pastra e të buzëqeshura, optimistë, por edhe vigjilentë në të njëjtën kohë. Kujt nuk i ka ndodhur qoftë edhe njëherë të vetme ta ndalin në rrugë, apo t’i trokasin në derë. Gjithmonë në grupe dy e nga dy. Nuk zemërohen kur i refuzon, kanë gjithmonë durimin për të pritur deri sa të jesh gati. Vështirë të kuptosh a e njohin nervin, inatin, rebelimin, pakufijtë e humorit, kapriçot e zemrës apo trillet e mendjes. Në mos u kanë vënë kapak të gjithave, atëherë këto veçse mund t’i përplasin pa kurrfarë keqardhje në monologje të heshtur. Një besim i fortë, shumë shpesh i paragjykuar, gati-gati i çuditshëm po të kesh parasysh se sa shumë “mos” ka kontrata e tyre me besimin që kanë zgjedhur. Askush nuk i detyron t’i respektojnë, të paktën kështu deklarojnë ata vetë. Askush përveç vetë ndërgjegjes së tyre. Kësisoj, për të 4497 Dëshmitarët e Jehovait që ka deri më tani Shqipëria, të bëheshin pjesë e kremtimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, për nderimin e flamurit dhe çdo embleme tjetër kombëtare, do të ishte e pandërgjegjshme. Ata nuk nderojnë askënd përveç Jehovait. Gjithaq e pandërgjegjshme është për ta të shkojnë të votojnë, ndaj sa herë ka votime, këta të 4497, le të themi që janë bojkotuesit e parë të listave. “Nuk kemi pse të votojmë, të thonë, ne e kemi zgjedhur Mbretin tonë me kohë...”.

Përballë akuzave, ata zgjedhin heshtjen dhe luten
Mashtrues, gënjeshtarë, imponues, përfitues, lodër e masonëve, të çmendur, deri edhe vrasës... Për çfarë nuk i kanë akuzuar! Mbarë media dhe opinioni publik u ka drejtuar gishtin sa herë u është dhënë rasti. Dhe rastet nuk kanë munguar. Jo shumë vite më parë, disa fëmijë e adoleshentë që thuhet se ndiqnin mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait kryen vetëvrasje, shpesh të varur në litar, “Për të shkuar sa më shpejt pranë Jehovait... për tu larguar nga kjo botë e mbushur me dhimbje dhe ligësi sa janë ende të papërlyer...”.Por jo më të pakta kanë qenë rastet e stoicizmave në mjediset spitalore. Silvana Hoxha, 24 vjeç në dhomën 18 të katit të gjashtë në spitalin Nr.1 të QSUT-së disa vite më parë, pasi nuk pranoi të merrte gjak.
Pacientët Dëshmitarë të Jehovait refuzojnë kategorikisht të marrin gjak apo t’i nënshtrohen një transplanti. Edhe nëse nuk janë në gjendje të vetëdijshme, ata mbajnë gjithmonë me vete në portofol Kartën personale “Jo Gjak!”. Për ta kjo është si një kartë identiteti. Në të, përveç gjithë deklarimit se çfarë pranojnë dhe çfarë jo në marrëdhënie me mjekësinë, ata kanë edhe kontaktet dhe numrat e telefonit të katër të tjerëve të ngjashëm me ta, të cilët i konsiderojnë njerëzit më të besuar në të tilla raste urgjencash. E megjithë akuzat dhe zemërimin që kanë provokuar në jo pak njerëz, ata asnjëherë nuk janë vënë në vetëmbrojtje, e aq më pak në kundërsulm. Asnjë deklaratë nuk është bërë nga ana e tyre, në asnjë nga rastet e vetëvrasjes së të miturve, ndërsa familjarët shpesh nuk kanë reshtur së akuzuari. I fortë ishte edhe konflikti i prindërve të vajzës që vdiq pas një koma të gjatë në spital me miqtë e saj Dëshmitarë të Jehovait, kur këta kërkonin ti bënin vizita në spital. Sipas asaj që ata besojnë dhe këmbëngulin, nuk ka asnjë rast urgjent i cili të mos e shmangi dot transfuzionin, përfshi këtu operacionet e rënda në të zemrës. Ata këmbëngulin se metodat e tjera alternative janë një zgjidhje shumë e mirë në këto raste, dhe jo vetëm për Dëshmitarët e Jehovait. Sepse gjaku është i shenjtë, sepse gjaku është gjallëria, shpirtëzimi në trupin e njeriut, dhe përzierja e tij është imoralitet frymor. Për ta mbështetur dhe fuqizuar edhe më tej argumentin, ata asnjëherë nuk janë lodhur së sjelli rastet e shumta të infektimit nga gjaku i dhuruar, por edhe plot efekte anësore që i kanosen marrësit.

“Nuk lejohet të...”, një listë jo e shkurtër
Ata nuk mund të festojnë ditëlindjet, Krishtlindjet, Vitin e Ri, festën e Nënës, nuk mund të shkojnë në dasmat e pa celebruara por as në ato të celebruara në Kishë, në sytë e Zotit, edhe pse besojnë shumë në dashurinë njerëzore dhe në shpëtimin që vjen prej saj. Ata nuk mund të marrin e as të japin gjak (sepse transfuzioni është një formë kurvërie), nuk mund të luajnë me letra, as shah, e aq më pak një biletë lotarie. Nuk mund të punojnë në shërbimet ushtarake dhe në asnjë vend tjetër që do t’i detyronte mbajtjen e armëve. Më parë hyjnë në një grevë urie sesa të prekin armët. Nuk duhet të pinë duhan dhe alkool, përveçse disa verërave të përzgjedhura. Ata nuk mund të ngrenë një dolli, as të thonë “shëndet!” kur dikush teshtin. Gratë nuk mund të mbajnë zi për vdekjen e të afërmve dhe burrat e kanë të ndaluar të mbajnë mjekër. Jezusi që ata paraqesin nuk e ka një të tillë. Ai është i bukur, me flokë mesatar, troket në çdo derë dhe bën thirrje për pendesë dhe falje dhe pastaj vdes për shpëtimin e njerëzimit në një shtyllë dhe jo në një kryq... Për këtë ata nuk mbajnë të varur në qafë kryqin, si të gjithë të krishterët e tjerë. Në fund të fundit, ai, edhe sikur, do të ishte arma e vrasjes së Birit të Perëndisë. Ata nuk e njohin Trininë e Shenjtë, djalli ekziston, por ferri jo. E ndërsa botës sonë të vjetër po i vjen fundi që ata e quajnë Armagedon, një tjetër botë e re po përgatitet për ata që do të pendohen dhe do shpërndajnë frymën e Perëndisë. Ndërkaq, vetëm 144 mijë prej tyre janë “njoftuar” me “thirrjen qiellore” dhe, kur të vijë fundi, do të jenë pjesë e familjes së madhe të Jehovait, Zot në qiell. Ata janë “të përzgjedhurit”. Besojeni ose jo na thanë që tre prej tyre ishin shqiptarë..! “Janë edhe tre shqiptarë që kanë marrë “thirrjen qiellore”. Është e mrekullueshme kjo! Ata tani kanë vdekur, të tre. Është vëlla Flloko (i ati i Timo Fllokos) dhe Aretija nga Vlora, si dhe Nasho Dori, nga Përmeti”, na tregon një Dëshmitare prej 12 vjetësh.
(nga Gladiola Bendaj)
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Në mbretërinë sekrete të Jehovait Empty Re: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Thu 25 Oct 2012 - 10:13
"Ne mbreterine sekrete te Jehovait"
me
"Në mbretërinë sekrete të Jehovait"
temat u bashkun
Sponsored content

Në mbretërinë sekrete të Jehovait Empty Re: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi