Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

MASH: “Prindër përzgjidhni institucione arsimore të licencuara “ Empty MASH: “Prindër përzgjidhni institucione arsimore të licencuara “

Mon 30 Jul 2012 - 14:19
MASH: “Prindër përzgjidhni institucione arsimore të licencuara “ Ministria20arsimit2me20ngjyra20alna-300x226Në një deklarat për shtyp, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë thirrje të gjithë prindërve të tregohen të kujdesshëm në rregjistrimet e fëmijve nëpër shkolla dhe kopshte, pasi është shumë e rëndësishme të përzgjidhen institucione arsimore të licencuara, në mënyrë të veçantë për kopshtet.

” Të nderuar prindër, ju bëjmë me dije se është jashtëzakonisht e rëndësishme që për fëmijët tuaj të përzgjidhni institucione arsimore të licencuara, në mënyrë të veçantë kopshte të licencuara. Në to fëmijët do të hedhin hapat e para, do të mësojnë shprehitë e para, do të edukojnë vullnetin dhe shpirtin krijues të tyre, do të marrin mësimet e para të etikës dhe sjelljes qytetare. Edukimi e arsimimi në këtë moshë është tepër delikat për të ardhmen e tyre, ndaj ju sjellim në vëmendje që të mos bini pre e mashtrimeve të disa bizneseve informale të ashtuquajtura “kopshte” “, – shpjegon MASH.

Për të gjitha këto biznese, Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Privat, rikujton se licenca është e vlefshme vetëm në rastet kur: ” Është lëshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, është lëshuar nga Qendra Kombëtare e Liçencimit si dhe është lëshuar me Vendim të Këshillit të Ministrave./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi