Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

100.000 £ sfidë për ata që mund të krijojnë rrathë në grurë por me saktësi simetrike (video) Empty 100.000 £ sfidë për ata që mund të krijojnë rrathë në grurë por me saktësi simetrike (video)

Tue 31 Jul 2012 - 12:09
100.000 £ sfidë për ata që mund të krijojnë rrathë në grurë por me saktësi simetrike (video) Crop-cicleNjë nga konkurset më të guximshme sapo është njoftuar –sigurisht me shpërblim 100.000 £ për fituesin.

Para pak kohësh u njoftua zyrtarisht një konkurs për cilindo që ka aftësi të shkëlqyera në krijimin dhe formimin e rrathëve në ara me të mbjella në Angli. Konkursi u çel më 1 korrik 2012.

Ekipi EHA (një grup njerëzish me horizont të hapur), citon alb-observer.com, duke vënë dhe shpërblimin prej 100.000 £ kanë ftuar gjithkënd të marrë pjesë, por fatkeqësisht askush deri më tani nuk ka treguar interes!

Në kriteret e këtij konkursi parashikohet formimi i skicës të krijimit të galaktikave të 12 gushtit të 2001-it. Rikrijimi i skicës së galaktikave të shfaqur në majën e një mali në 2001-in, që përfshinte 409 cikle/rrathë dhe shtrihej në një sipërfaqe 900 këmbësh. Skica ishte krijuar brenda një nate.
Kjo prosupozon krijimin e një rrethi në 68 sekonda me formë të përkryer dhe e gjithë vepra të përfundojë brenda 6 orëve në errësirë.

Parametrat parashikohen si më poshtë:

1. Brenda në rrethin me të mbjella, nuk duhet të ketë gjurmë.
2. Brenda në rrethin me të mbjella, nuk duhet të ketë kallinj dhe bimë të thyera.
3. Rrethi në arat me të mbjella, duhet të ketë saktësi simetrike.

Në rregullore, paragrafi 11 thekson: “Asnjë qenie jashtëtokësore, apo objekt i tyre nuk lejohet të ndihmojë në krijimin e rrathëve në arat me të mbjella. Por, ata janë të mirëpritur të ndjekin nga afër procedurën dhe nëse dëshirojnë, mund të parkojnë qendër të rrethit mjetin e tyre fluturues”!/alb-observer.com/
100.000 £ sfidë për ata që mund të krijojnë rrathë në grurë por me saktësi simetrike (video) Watch?v=1upFc7FDhH8
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi