Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Romela Begaj me të fejuarin si trajner në Olimpiadë Empty Romela Begaj me të fejuarin si trajner në Olimpiadë

Thu 2 Aug 2012 - 20:12
Romela Begaj me të fejuarin si trajner në Olimpiadë 57018_1LONDER - Të gjesh arsyet përse Romela Begaj zbriti nga vendi i 6-të në Pekin, në të 11-tin në Londër, duket vërtet e vështirë. Por, është e qartë se disa gjëra nuk kanë funksionuar si duhet për kampionen shqiptare të shtangës. Duke nisur nga trajneri i saj, që është Gazmend Hakcani, njeriu të cilin e njohin si të shoqin e peshëngritëses kuqezi. Në fakt, nuk ka asnjë lloj konflikti interesi që një atlete të ketë për trajner bashkëshortin e saj, por është fakt se Hakcani nuk është marrë ndonjëherë me sportin e shtangës, për të mos thënë që është mjaft i ri për të qenë trajner. Ai u bë një personazh publik 4 vite më parë, pasi Romela Begaj zuri vendin e gjashtë në Olimpiadën e zhvilluar në Pekin, teksa në krah të saj u pa edhe një djalosh i ri. Me kalimin e kohës, diku në fillim të vitit 2010, ai mori edhe rolin e trajnerit, pasi qëndronte për një pjesë të madhe të kohës në palestrën e stërvitjes së Romelës. “Kur unë thashë që dështuam me trajnerin e saj, e kisha fjalën për faktin se ky njeri nuk ka asnjë haber nga shtanga. Kjo është shumë e rëndë”, tha dje për “Gazetën Shqiptare” shefi i misionit olimpik në Londër Viron Bezhani.
Trajneri
Në momentin e garimit të Romelës, trajneri i saj Gazmend Hakcani u pa teksa i jepte zemër dhe në sfond dëgjoheshin shpesh thirrjet “ngrije”, “mbaje”. E megjithatë, për Bezhanin, një nga shkaqet kryesore të dështimit të shtangistes dhe rënies së nivelit të saj në 4 vjet, ishte pikërisht trajneri. “Nuk ka problem nëse është burri apo çfarë është, por ky djalë nuk e di ç’është shtanga, - thotë Bezhani. – Është e patolerueshme, që një sportist i nivelit botëror, që kërkon medalje në Olimpiadë, të drejtohet nga njerëz jo të përshtatshëm. E shikoni ku është katandisur sporti ynë? Ju e keni parë dhe në televizor, ata nuk dinin as kur kishin radhën e jo më të pretendosh rezultate. Sportisti duhet të jetë i qetë kur të garojë, duhet të mendojë vetëm për konkurrimin e jo të pushtohet nga emocionet. Pas garës, Romela thoshte se trajneri i dytë s’i kishte bërë mirë nxemjen e gjëra të tilla”, shtoi ai.
Federata
Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk sheh asnjë problem në faktin që trajner është burri i saj. I pyetur nëse Hakcani ka njohuritë e nevojshme për të qenë trajner, sekretari i Federatës Ilir Kraja quajti si njohuri faktin që ai prej 5 vjetësh qëndron në palestër me Romelën. “Ai aty ka qenë, në stërvitje për 4-5 vjet me të, - thotë Kraja. – Në fakt, nuk shohim diçka negative në këtë mes, sepse rezultatet e Romelës kanë ardhur gjithnjë në rritje. Edhe në Olimpiadë ajo e kaloi rezultatin e saj më të mirë. Veç kësaj, kur ajo na tha se dëshiron këtë trajner, se ndihet mirë dhe jep maksimumin me të, ne ia plotësuam dëshirën”, shtoi ai.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi