Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pas skandalit, Kristen fiton rolin kryesor në një film të ri Empty Pas skandalit, Kristen fiton rolin kryesor në një film të ri

Fri 3 Aug 2012 - 18:58
Pas skandalit, Kristen fiton rolin kryesor në një film të ri 57075Ndodh që skandalet mediatike të jenë reklamë e mirë dhe shans për karrierën. Kjo ka ndodhur me 22 vjeçaren Kristen Stewart, e cila sapo ka fituar rolin protagonist, në një film të ri. Aktorja, e cila është në qendër të një stuhie të medias pas tradhtisë ndaj partnerit të saj Robert Pattinson, ka fituar një rol në dramën “Lie Down In The Darkness”. Filmi është i bazuar në romanin e vitit 1951 me të njëjtin emër nga autori William Styron dhe tregon historinë e një gruaje, që përpiqet të shpëtojë jetën e saj në një shtëpi në Virginia.

Kristen, ndërkohë është duke u përpjekur të shpëtojë dashurinë e saj, të cilën e tradhëtoi me Rupert Sanders, drejtorin e filmit “Snow White And The Huntsman”. Në zhvillimin më të fundit, Liberty Ross, gruaja e Sanders e ka ndaluar bashkëshortin e saj të vazhdojë me drejtimin e filmit. Regjisori 41-vjeçar ishte gati për t'iu kthyer punës, por Ross e ka paralajmëruar të qëndrojë larg, në qoftë se dëshiron të shpëtojë martesën e tyre. “Ajo thjesht nuk do që i shoqi të punojë përsëri me Kristen”, thotë një burim pranë familjes së regjisorit, ndërsa studioja kinematografike është përgatitur për të gjetur një drejtor të ri për filmin në fjalë.

Ndërkohë Stewart dhe Pattinson kanë lëvizur nga shtëpia e tyre e përbashkët Los Angeles. Por edhe pse marrëdhënia është ftohur, besohet se të dy kanë përsëri kontakt me njëri-tjetrin. Megjithatë, miqtë thonë se aktori britanik nuk është ende gati për të falur bashkëpartneren e tij në jetë dhe në Sagën “Twilight”. Detajet e çështjes Kristen dhe Rupert dolën në dritë, kur ata ishin fotografuar të përqafuar dhe duke u puthur muajin e kaluar.
Bukuroshja zeshkane menjëherë lëshoi një falje publike për Robert Pattinson. Ajo tha: "Kjo pamaturi e çastit ka rrezikuar gjënë më e rëndësishme në jetën time, personin që dua dhe respektoj më shumë, Robin. Unë e dua atë. Unë e dua atë. Unë jam aq keq".

Ndërkohë, Sanders tha për revistën “People”: "Jam shumë i shqetësuar në lidhje me dhimbjen që i kam shkaktuar familjes sime. Gruaja ime e bukur dhe fëmijët e mi janë të gjitha çfarë unë kam në këtë botë. I dua me gjithë zemrën time. Unë jam lutur që të mund ta kalojmë këtë së bashku. "
Liberty, 33 vjeç, ka luajtur nënën e Kristen në filmin e “Snow White”, dhe kur shpërtheu skandali ajo shprehu në Twitter tronditjen e saj për pabesinë e të shoqit. Pak para fshirjes së llogarisë së saj në Twetter Liberty shkroi: "Wow". Çifti kanë një vajzë 7 vjeçare, Skyla, dhe djalin 5 vjeçar Tennyson.
an.jo/balkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi