Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Berluskoni: “Dalja nga euro do të jetë e pashmangshme” Empty Berluskoni: “Dalja nga euro do të jetë e pashmangshme”

Sat 11 Aug 2012 - 15:23
Berluskoni: “Dalja nga euro do të jetë e pashmangshme” Berluskoni-300x198Me deklaratat e tij, Silvio Berluskoni godet sërish Eurozonën. Këto kohë revista “Spiegel” e kishte renditur atë në 10 politikanët më të rrezikshëm evropianë, por kjo nuk e ka shqetësuar mesa duket, aspak kavaljeren.

“Partia ime më kërkon të rikthehem në politikë, duke filluar nga deputetët, të cilët duan të përfitojnë nga popullariteti im gjatë fushatës elektorale. Nuk e kam vendosur ende, por një gjë është e sigurt: kam qenë gjithmonë në shërbim të vendit tim”. Kështu është shprehur ish-kryeministri italian gjatë një interviste për gazetën “Liberation”.

Berluskoni u pyet edhe për situatën ekonomike që mbizotëron në Europë. Ja si u përgjigj ai:

“Disa anëtarë të partisë sime iu referuan një daljeje të mundshme nga euro, si taktikë për të ndryshuar qëndrimin e Gjermanisë. Por në partinë time të gjithë besojmë se dalja nga euro do të ishte katastrofë”.

“Gjithsesi, vazhdon Berluskoni”, unë thashë se për shkak të papajtueshmërisë, kur është fjala për disiplinat fiskale dhe politikat ekonomike rigoroze (të rëndësishme por të pamjaftueshme nëse nuk kryhen reforma për zhvillim), dalja nga euro, në fund do të jetë e pashmangshme. Që të mundemi, të paktën, të shpëtojmë fuqinë prodhuese të vendit tonë”, tha Silvio Berluskoni. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi