Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Teksti rrefimtar (letrar dhe joletrar) Empty Teksti rrefimtar (letrar dhe joletrar)

Mon 13 Aug 2012 - 14:28
Të rrëfesh do të thotë të tregosh një ose më shumë ndodhi të lidhura mes tyre në të cilat përfshihen persona, vende e situata .
Ndodhitë që tregohen mund të jenë:
Ndodhi të vërteta ose të paraqitura si të tilla, gjatë të cilave autori ka qenë vetë dëshmitar ose shkruan në bazë të të dhënave e dokumenteve që ka mbledhur nga të tjerët. Rrëfime të tilla joletrare lidhen me qëllim praktik, pra, e informojnë marrësin (lexuesin) për atë që ka ndodhur. Të tilla janë : udhëpershkrimi, biografia, autobiografia, shkrimi në formë dialogu, biseda, intervista, ditari, reportashi, kronika etj.
Ndodhi imagjinare, por të ngjashme e të paraqitura si të vërteta, në të cilat autori shfrytëzon në procesin e të shkruarit fantazinë e tij. Rrëfime të tilla letrare synojnë ta përfshijnë marrësin (lexuesin) në lojën e lirë të krijimit letrar.
1) Rrëfimi letrar (në prozë)
Proza artistike është e organizuar në një mënyrë më të clirët se poezia . Gjuha e prozës është mjaft e afërt me gjuhën e komunikimit të përditshëm . Fjalia nuk fillon me rend të ri, por vazhdon aty ku ka mbaruar fjalia e mëparshme . Shpesh kuptimi shprehet me shumë fjali, fraza të tëra, nganjëherë edhe me tekste të plota, me anë të te cilave arrihet te njësitë e prozës së gjatë (pjesët, krerët , vëllimet). Autori, që luan rolin e rrëfimtarit, rrëfen në vetën e tretë ose në vetën e parë (në ligjëratën e zhdrejtë). Fjalët e personazheve përbëjnë dialogun dhe monologun e prozës dhe jepen në ligjëratën e drejtë.
Mbi bazën e traditës së hershme dhe të mënyrës se si jane zhvilluar llojet e prozës në kohë, studiuesit i klasifikojnë ato në forma elementare dhe në forma të përbëra .
FORMAT ELEMENTARE
Në këtë grup futen krijimet që janë ruajtur në trajtën gojore dhe kanë përcjellë brez pas brezi përvojen popullore. Të tilla jane: legjenda ose gojëdhena, miti, përralla, fabula, anekdota, fjalët e urta etj.

FORMAT E PERBERA
Në këtë grup futen format e kultivuara dhe më të rëndësishme të prozës, të cilat janë zhvilluar më vonë. Të tilla janë : romani, novela , tregimi .
2) Llojet e prozës
Në varësi të temës dhe të problematikave që trajton, romani është disa llojesh :
historik,shoqëror , erotik , psikologjik , filozofik , fantastik , fantastiko-shkencor , fantastiko-filozofik etj.
Në varësi të tonit të shkrmit romani mund të jetë : sentimental , humoristik , satirik , didaktik etj.
Në varësi të përmbajtjes dhe mënyrës se si shtjellohet ajo, romani realist dallon nga romani modern . Nëse i pari ka një rrjedhë të natyrshme të ngjarjeve dhe karakterizim të plotë të personazheve , romani modern priret t’i prishë rregullat tradicionale . Shpresh këto romane nuk kanë ndonjë subjekt të përcaktuar , anojnë nga shkrimet eseistike ose ato poetike , ndodh që koha të jetë e papërcaktuar dhe personazhet më teper sjellin ide , sesa portretizohen .
(Ky klasifikim vlen edhe për nevolën e tregimin.)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi