Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Libri elektronik... sfida që na mundon Empty Libri elektronik... sfida që na mundon

Mon 13 Aug 2012 - 21:22
Libri elektronik... sfida që na mundon Libri-elektronikËshtë libri elektronik ai që po futet me shpejtësi si produkt në të gjitha familjet tona, apo atje ku shihet e nevojshme si literaturë, për t’i bërë të rinjtë e sotëm të konsumojnë me pak letrën e printuar.



Leonard Veizi

Tanimë jam i gatshëm të vë bast me të gjithë skeptikët e mundshëm, se të paktën dy dekada më pas, libri si produkt fizik do të jetë krejt jashtë mode. 20 vjeçarëve të vitit 2030 Biblioteka Kombëtare ka gjasa t’u duket po aq antike sa për brezin tonë biblioteka e Aleksandrisë. Nuk e teproj kur shprehem kështu... Është libri elektronik ai që po futet me shpejtësi si produkt në të gjitha familjet tona, apo atje ku shihet e nevojshme si literaturë, për t’i bërë të rinjtë e sotëm të konsumojnë me pak letrën e printuar. Në Evropë raportet mes librit në letër dhe atij elektronik ka filluar të ndryshojë. Më i ndjeshëm ky raport është në Amerikë. Nëse në udhëtime me tren a tram, vite më parë shihje njerëz që lexonin libra, ditët e sotme 8 në 10 udhëtarë që vazhdojnë të praktikojnë këtë ritual leximi përdorin “iPad” apo “iPhone” duke lundruar në internet apo duke ndërruar faqet e librave të shkarkuar në versionin “Adobe Reader”. Duket se një gjë e tillë u leverdis jo vetëm konsumatorëve ku në harddisck mbajnë 200-300 libra të ndryshëm të blerë me një çmim më të lirë, por dhe vetë shkrimtarëve e botuesve, të cilët shesin dhe arkëtojnë brenda ditës, pa qenë e nevojshme të merren me prodhimin dhe shpërndarjen fizike të një libri, kostoja e të cilit padyshim rritet edhe më. Pesë vite më parë teksa isha i ftuar në një debat të gjerë ku flitej për raportet e së ardhmes mes dy librave, atij fizik dhe atij elektronik, isha krejt radikal me performancën time teksa mbroja librin në letër. E në këtë e sipër, një miku im, shkrimtar i njohur e me përvojë por 25 vjet më i madh se unë në moshë, duke u treguar të pranishmëve një USB të thjeshtë, tha: “Do të dëshiroja që bibliotekën time ta kisha këtu dhe jo më në faqen e murit”. Në këtë mënyrë ky shkrimtar, jo më i ri në moshë, u bë palë kështu me brezin e ri, ithtarë të zhvillimit teknologjik edhe në këtë drejtim. Që nga ky çast u desh të bëj një pakt me veten. Në fund të fundit askush nuk mund ta ndalojë zhvillimin, sidomos atë elektronik e informatikë, dhe në kushtet e reja ajo që vlen më shumë është përshtatja. Pesë vite më pas, jam diçka më afër këtij mentaliteti të ri dhe hapin e parë e hodha para pak kohësh. Fillimisht vendosa të mos e shtoj segmentin e ri të bibliotekës në sallonin e apartamentit tim, madje të bëja dhe më të keqen që s’kisha guxuar as ta mendoja vite më parë. Bëra një spastrim të vogël duke hedhur në koshin e mbeturinave revista e periodikë të cilat m’u duk se më zinin vendin kot. Padyshim, në Google gjen informacion më të shpejtë dhe më të freskët se sa ai që konservoja prej vitesh në bibliotekë. Tanimë kam vendosur të bëj çmendurinë e dytë, dua të spastroj nga biblioteka të gjithë librat artistikë skematikë, duke i lehtësuar edhe më shumë raftet prej druri. Është ende herët për ta vënë në veprim këtë ndërmarrje të dytë, sepse gjithsesi unë jam edukuar fort me idenë që libri sido që të jetë, e ka një vlerë…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi