Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Itali: Referendum për të dalë nga Eurozona? Empty Itali: Referendum për të dalë nga Eurozona?

Wed 15 Aug 2012 - 22:04
Itali: Referendum për të dalë nga Eurozona? KrizaNjë nismë të veçantë ka marrë partia e Legas në Itali. Sipas një njoftimi të bërë publik nga sekretari i partisë, Roberto Maroni, po mbledhin firma, me qëllim që të organizohet një referendum kundër euros, citon gazeta “La Republicca”.

Sipas Maronit, “nuk bëhet fjalë për një nismë ikonike, nga momenti që partia ka si qëllim të mbledh miliona firma. Vetëm kështu, italianët do të shprehin mendimin e tyre nëse duan që vendi të qëndrojë apo jo në Eurozonë”.

Qëllimi i përgjithshëm, sipas sekretarit të ri të Legas, është që “të bëhen referendume të ngjashme edhe në vende të tjera të eurozonës, para zgjedhjeve evropiane të vitit 2014”.

Nëse përgjigjja e italianëve do të jetë pro daljes nga Eurozona, sipas Maronit do të duhej të krijohej një Eurozonë e re, që të përfshinte vetëm të pasurit, krahinat veriore të Italisë dhe jo pjesën tjetër të vendit. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi