Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakër kulturore në Korcë, shembet shtëpia muze e patriotit Themistokli Gërmenji Empty Masakër kulturore në Korcë, shembet shtëpia muze e patriotit Themistokli Gërmenji

Thu 16 Aug 2012 - 13:45
Masakër kulturore në Korcë, shembet shtëpia muze e patriotit Themistokli Gërmenji ShtepiaNjë masakër kulturore ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korcë kur persona që pretendojnë pronësinë e godinës ku Gërmenji e shpalli Korçën krahinë autonome, e kanë shembur atë me mjete të rënda. Kjo shtëpi muze e patriotit Themistokli Gërmenji është shpallur monument kulture në vitin 2010 ndërsa së fundmi është bërë objekt i një konflikti pronësie mes 2 familjeve.
Me tu marr vesh lajmi, ka reaguar menjëherë kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi i cili theksoi se autorët duhen ndëshkuar.“Kam njoftuar institucionet përgjegjëse dhe i bëj thirrje policisë të hetojë dhe kapë përgjegjësit e kryerjes së këtij ati të rëndë”, u shpreh Peleshi.
Ky është i dyti skandal kulturor që ndodh në Korcë brenda pak kohësh. Pak kohë më parë në Galerinë e Arteve të qytetit të Korçës u vu re se mungonin rreth 60 piktura, 30 prej të cilave ishin të piktorit Vangjush Mio./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi