Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nuk vlen më as kanuni Empty Nuk vlen më as kanuni

Fri 17 Aug 2012 - 20:11
Nuk vlen më as kanuni Bilbil%20beqiriBilbil Beqiri

Me aksidentet që ndodhin përditë sikur jemi mësuar disi. E kalojmë duke u lutur për kokën tonë, kurse ndërgjegjen e strehojmë te sentenca filozofike ” vdekja gjithmonë si vdekje e tjetrit”. Po nuk po mësohemi dot me këtë punën e atentateve, grabitjeve makabre dhe vrasjeve xhungliane. Rastet po përsëriten aq shpesh sa do vijë dita dhe “rasti” do na trokasë në derë, atëherë do jetë edhe vdekja jonë për të tjerët. Pak e rëndë tingëllon kur flasim në veten e parë njëjës, apo veten e parë shumës, kurse në veten e tretë, për ata\ato dhe e “keqja” merr trajtë tjetër, bëhet ai\ ajo. E përpara se të xhonglojmë me filozofira harrese, të përpiqemi të zbulojmë virusin, atë shkaktarin kryesor të këtyre fenomeneve “made in Albania”, e lexuar shqip. Virus me karakteristikat e tij, i padukshëm i shpërndarë dhe gradualisht vrasës, por jo i ri, i vjetër sa vetë njerëzimi. Diagnostikimi i këtij viru si nuk është i vështirë, po kurimi i tij shumë i zorshëm dhe kërkon shumë kohë. Është e pamundur ta përcaktosh radhën apo amësinë e vërtetë të këtij virusi me dy kokë. Pyetjes a është injoranca nëna e varfërisë apo anasjelltas, i përgjigjem me kush është e para veza apo pula? Janë të njëra tjetrës. E pra nuk ka asnjë arsye tjetër në thelb të këtyre që po ndodhin përditë rreth nesh, vetëm injorancë. Njerëz të cilët nuk kanë kurrfarë shkollimi, të paditur në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Të paditur dhe të babëzitur njëkohësisht, një babëzi që vjen po nga padija, një babëzi që vjen nga fukarallëku. Përballë televizorit që mashtron me botën ngjyra -ngjyra ky njeri i varfër papritur shndërrohet në qenie me sy e që plas me zemër. Njeri produkt i kësaj shoqërie, produkt i kësaj babëzie kolektive më saktë. Shoqëri ku virtytet dhe vlerat njerëzore si altruizmi etj gjenden vetëm në fjalorë. Dikush ia le fajin Kanunit dhe vjetërsisë së ligjeve të tij. Kurse unë do të thosha që s’ka mbetur më kanun njerëzor as hyjnor për shoqërinë tonë, më saktë për atë pjesë, që qëllim të jetës ka dy lekë për një kafshatë bukë. Popull me bark bosh e zemër bosh. Einsteini më kot nuk do theksonte “kush nuk shikon një kuptim në jetë është fatkeq, pothuajse i paaftë të jetojë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi