Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Origjina dhe simbolet e flamurit Shqiptar  Empty Origjina dhe simbolet e flamurit Shqiptar

Sun 19 Aug 2012 - 16:01
Origjina dhe simbolet e flamurit Shqiptar  Flamuri-300x261






“Flamuri Shqiptar ashtu si dhe gjuha e tij, kanë karakter kozmik,
andaj ai duket se është po aq i vjetër sa dhe vet ndërgjegjja njerëzore!
Gjithashtu, i gjen të mishëruara brenda

simbolit të tij, të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar
gjaku i shqiptarëve, nëpër mijëvjeçarët dhe peripecitë e civilizimit të
vet të famshëm!”
Çdo dukuri, ngjarje, fenomen shoqëror ka origjinën si fillim procesi
historik. Kemi këtu parasysh momentin e lindjes dhe shkëlqimit të tij.
Pastaj maja e arritjes apo suksesi udhëton nëpër kohë dhe transformohet
derisa vjen dhe na gjen ne në ditët e sotme. Natyrisht i nënshtrohet një
ndryshimi të pandërprerë, i cili i jep një kuptim të ri, formë dhe
domethënie të veçantë. Kur bëhet rezistent, arrin pavdekësinë! Mbetet
koncepti qendror, i veçantë dhe më i rëndësishmi!…

Në fakt, këtë shkrim timin, unë dua t’ia dedikoj flamurit tonë
kombëtar … Flamuri ynë përbëhet siç edhe dihet prej dy ngjyrave
kryesore. Nga e kuqja dhe e zeza! E kuqe është fusha e flamurit! E zeza
qëndron në mes, me shqiponjën e famshme dykrerëshe. Pyetja shtrohet se
pse duhet të jetë kështu? Çfarë mesazhi fshihet për mijëra e mijëra
vjet, mbrapa këtyre dy ngjyrave? Nga e kanë origjinën pra, këto simbole?
Po ne brezi i sotëm, a mundemi të zbërthejmë kodin e saj të vërtetë?…

Një filozofi e vjetër thotë; “Në qoftë se përpiqet njeriu, për të gjithçka është e mundur”!…

Mbi flamurin shqiptar padyshim në gjatësinë e shekujve është folur,
shkruar, dhe komentuar mjaft! Autorë të ndryshëm kanë thënë gjëra të
rëndësishme rreth tij. Janë pasqyruar opinione, dhënë argumente, edhe më
tutje do të vazhdojnë të bëjnë po kështu! Është padyshim, shumë-shumë e
rëndësishme të gërmosh, mbledhësh, flasësh dhe komentosh rreth këtij
simboli, sepse është shenja më kuptimplote, si dëshmitari i përjetshëm i
origjinës tonë! Historia e tij është krejt e veçantë, siç është e
veçantë dhe historia e popullit tonë. Sa i vjetër duhet të jetë ky
simbol? Po populli shqiptar, sa i vjetër është? Pikërisht rreth këtij
subjekti do të përdridhemi në këtë shkrim…

Le të themi fillimisht, se flamuri ynë kombëtar për të cilin po
flasim, ekziston si diçka materiale dhe ka një përdorim të gjithanshëm
praktik! Atë mundet ta mbash në dorë, në tavolinë, t’ia u tregosh të
tjerëve në takime të ndryshme, si përfaqësi shtetërore, në ceremonitë,
në përvjetore festash, ndeshje ndërkombëtare futbolli etj… Por nga
përmbajtja, ai është një koncept abstrakt… Ai përfaqëson gjithashtu në
mënyrë krejt të sintetizuar; filozofinë, kulturën, traditën, dhe
eksperiencën e epokave të tëra… Është dëshmitar i momenteve pozitive dhe
negative… Dëshmitar i dorës parë në sukseset, dhe dështimet tona po
ashtu… Ai është vetë shpirti ynë! Njerëzit kanë vdekur nën hijen e tij…
dhe kanë lindur po ashtu… (dhe jo si ndonjë politikan që papërgjegjësish
deklaron për flamurin, sikur të ishte fjala për gruan e tij, duke thënë
se, ai është thjesht një leckë)… Por flamuri i “Bijve të Shqipes” nuk
është leckë, ai është Shenjti, sepse nëpërmjet tij ne zbulojmë origjinën
tonë se nga vijmë dhe që në mënyrë të dukshme na shtyn sot, të
vazhdojmë të ruajmë lidhjet tona shpirtërore me Krijuesin!

Shkëputja në kohë

Sot shpesh hasim në pyetje praktike rreth elementëve përbërës të
flamurit, si p.sh; se pse fusha është e kuqe? Po shqiponja pse është me
dy koka? E të tjera si këto!… Sot gjindja duan të dinë diçka më shumë…
Dhe padyshim që ata kanë të drejtë…!

Me gjithë vështirësitë që vijnë prej shkëputjes në kohë prej
filozofisë origjinale të të parëve tanë, sidomos në këtë mijëvjeçarin e
fundit, unë kam qenë i mendimit se, ja vlen që ta nisësh një mision
modest zbulimi, për të nxjerrë në sipërfaqe atë shpirt gjenial dhe të
mrekullueshëm që kanë treguar gjatë epokave të kaluara, të famshmit
“Bijtë e Shqipes”! Filozofia e jetës së tyre s’ka dyshim që gjendet e
pasqyruar, në librat e shenjtë, në shpella, në gurët e varreve, në
shkollat dhe universitetet, në librat e shenjtë!… Ata lanë gjurmë kudo
ku shkelën, duke kaluar dhe jetuar!… Ata ishin mjeshtra ndërtimesh,
njerëz me kurajë të veçantë, optimist të pandreqshëm, dhe mësues të
mëdhenj po ashtu!

Luftëtarë të rreptë, që njëherë në një kohë askush nuk ja u pa
shpinën! Gjuha e tyre ishte gjuha e Zotit!.. Megjithëse se gjatë tremijë
e pesëqindvjeçarit, të cilin po e lëmë mbrapa, ne si komb kaluam
tronditje dhe katastrofa të tmerrshme; shkëlqimet dhe rëniet e
perandorive më të mëdha të kohëve si ato të Yllirëve, Hittitëve,
Persëve, Maqedonasve, Romakëve, apo Bizantit, prapëseprapë mbijetuam!…
Dhe padyshim kjo është shenjë e mirë, është shenja e vërtetë e një
rizgjimi të madh kolektiv!…

Kishte të drejtë profeti Nostradamus (1503-1566), kur predikonte për
ne p.sh; “Shqiptarët ende nuk i kanë luajtur të gjitha kartat e tyre dhe
se padyshim ata përsëri do ta habisin gjithë botën në arenën
ndërkombëtare”! Robert D’Angely, “Enigma”, bot, Toena, Tiranë, 1998.

Për Yllirët që ishte popullsia e parë dhe origjinale e Evropës dhe
për vlerat e tyre në fushën dijes e teknologjisë, historiani i shquar
italian, Enzo Gatti, me një ironi krejt të dukshme, theksonte;

“E pra, qytetërimi grek dhe ai romak nuk njihen që ta kenë krijuar,
as pëlhurën, as bronzin, as rrotën, as qeramikën, mullinjtë me erë; dhe
as grurin, as vreshtat, as ullinjtë, as shkrimin, dhe as rrugët e
tulave… Ulliri dhe vreshti, simbole sigurie, paqeje dhe gëzimi, janë
krenaria e popujve mesdhetarë: e Albano-Yllirëve”!…

Më poshtë akoma ai vazhdon:”Ky civilizim pati me siguri, shumë shekuj
mirëqenie, zhvillimi e paqeje. Shtrirja e tij e gjatë në kohë e tregon
qartë këtë gjë. E vetmja njësi matëse e zhvillimit paqësor është
prodhimi i punës së njeriut!” Marrë nga, Libri, “Yllirët”, bot i
“Bargjini”, Tiranë. 2005.

Për arsye metodologjike, ne do të përdorim për argumente historike
edhe disiplina të tjera simotra shkencore, si; Arkeologjia, Matematika,
Gjeometria, Gjeografia, Letërsia, Gjuhësia, Filozofia, Folklori,
Astronomia, Astrologjia, etj; Kjo gjë na bën pra, që të shkelim brenda
territorit të historisë së sotme moderne!

Joseph Campbell u bë në vitet 80, “Babai Shpirtëror” i lëvizjes për
zbulimin e të kaluarës sonë mitologjike dhe të interpretimit të saj me
konceptet dhe eksperiencën e zhvillimit të shek. XX. Në programin e
PBS-së, kanali 13, i intervistuar nga gazetari i shquar televiziv
amerikan Bill Moyers, deklaroi; “Mitet janë mbartësit e potencialit
shpirtëror të jetës njerëzore” dhe si përgjigje të kësaj thënie në
vazhdim, Moyers duke u bashkuar me idenë e tij thekson; “Mitet janë
histori, rezultat i kërkimit të njeriut nëpër mijëravjeçarët, për
domethënien apo thelbin e të vërtetës”! Të dy ata me argumentet e tyre,
në parim kishin të drejtë, por në qoftë se mitet nga e kaluara nuk i
përgjigjen nivelit të sotëm shkencor mbi vetveten, dhe natyrës që na
rrethon atëherë ato humbasin kredibilitetin për ç’farë flasin! Paul Von
Ward, “Solaris Legacy” page xviii, publ, by Inner Eye Books, 1998.

Jo pa qëllim e vura këtë sentencë mbi mitologjinë, sepse ajo është
bërë tani gati një nga burimet kryesore informative për një të kaluar
tepër të largët. Mitologjia sot siç duket, ka mbetur elementi më
rezistent përballë katastrofave të ndryshme natyrore që ka kaluar
planeti ynë herë pas here, dhe gjithashtu dallgëve lajthitëse që janë
pasqyruar në vetë psikologjinë e njeriut si individ, dhe kolektiv po
ashtu!

Diplomati i shquar amerikan i fillimit të shek. XX dhe adhuruesi i
shqiptarëve, Georg Fred Williams në artikullin e tij të famshëm “The
Shkypetars” botuar fillimisht në revistën autoritative amerikane të asaj
kohe “Harper’s Weekly” në vitin 1915, thekson mbi origjinën e
shqiptarëve si p.sh;

“Në parahistori, përpara se rapsodët Homerikë t’u këndonin hyjnive
dhe heronjve mitologjikë, jetonte një popull me emrin “Pellazgë”… Duke
zbritur më poshtë në artikullin e tij, ai vazhdon; “Ndërtimet me gurë të
pagdhendur, përballë Partenonit, në Akropolin e Athinës edhe sot e
gjithë ditën quhen Pellazgjike”!… Këta banorë të lashtë, që njihen si
“Pellazgët Hyjnorë” ndërtuan gjithashtu muret e mëdhenj primitive
“Qiklopikë”; (Ato të Phenixit të Delvinës, apo ato të Ulqinit) (shën i
imi), që siç e ka theksuar edhe prof. Pokoki, ato janë ngritur shumë
kohë përpara se grekët të vinin në jetë”! Dihet që me teknologjinë e
gurëve “Qiklopikë” janë konstruktuar edhe piramidat e Egjiptit!

Një paralele e çuditshme, kjo ndoshta për pseudo-historianët, të
cilët ende vazhdojnë të manipulojnë me të kaluarën e shqiptarëve. Por
edhe më tej, gjatë këtij shkrimi ne do të hasim kalimthi dhe në mënyrë
krejt të natyrshme, paralele të tëra të civilizimit Pellazgo-Yllir, me
atë të Egjiptit të lashtë të Piramidave, që pothuajse kanë fare pak
diference për kohën dhe hapësirën ku janë zhvilluar.

Megjithëse për kushtet e vështira, të cilat ne po kalojmë si komb sot
jemi të ndërgjegjshëm, se nuk do të jetë aq e lehtë që të saktësohet
koha kur u kryen këto ndërtime, por jo aq e pamundur! Një gjë shihet se
është e sigurt, se ato janë ndërtuar prej duarve të mjeshtrave
Pellazgjikë (paraardhësit e Shqiptarëve të sotëm), dhe se ato janë
ndërtuar në një kohë, tepër-tepër të largët, mijëra-mijëra, vjeçare…

Kulti i Zeusit

Përpara se t’i hyjmë një shpjegimi të mirëfilltë mbi simbolin e
shqiponjës dhe se çfarë përfaqëson ajo në flamur, neve na duhet, siç
bëhet në raste të tilla që të kthehemi mbrapa në kohë, në kërkim të
origjinës, dhe arsyeve se përse ky simbol gjatë epokave, ka kaluar në
kaq shumë procese ndryshimi emrash!

Arkeologu i pasionuar dhe atdhetari ynë i madh At Shtjefën Gjeçovi,
në studimin e tij mbi Pellazgo-Yllirët shkruante; “Zeusi, kishte tre
preferenca të cilat ishin; Lisi që simbolizonte jetëgjatësinë (rreth
1500 vjet), Dhia Amaltia (që njihej për qumështin e saj shërues) dhe
shqiponja (zogu simbol i Diellit)”! Nga Libri “Trashëgimi Thrako-Yllire,
Vepra, vëll. 2. Prishtinë, 1985.

Nga vinte origjina e këtij kulti, që duket se ka qenë më i vjetri në
civilizimin human? Është pikërisht kjo gjë, që historianët e ndryshëm
tashmë i janë kthyer me forcë të madhe, dhe po zbulojnë shumë enigma të
njeriut dhe peripecitë që ka kaluar ai për ta populluar planetin Tokë!

“Kur martesa e Qiellit me Tokën shfaqesh në kultin e Zeusit, tek Dodona, Priftëreshat e tij atje, këndonin;

Zeusi ishte, Zeusi është, Zeusi do të jetë, O Zeus i madh!

Toka i prodhon të gjitha frutat, nderojeni Tokën si Nënën”!

Këto rreshta të rimuar, të cilat i përgjigjen me një qartësi të
çuditshme pyetjeve tona, i mora si shembull nga libri “Një histori
pagane e Evropës” me autorët, Prudencë Jones& Nigel Pennick, Publ,
by Barnes&Noble Inc, USA. 1995.

Pra siç thamë, kulti i Zeusit, tek shqiptarët e vjetër edhe ata të
sotëm dihet që ka dhe zë një vend qendror në trashëgiminë e tij
kulturore dhe atë shpirtërore! Megjithëse në literaturën botërore
përgjithësisht neve na e servirin atë, si “Perëndia greke” më e
rëndësishme e Olimpit, ne pra (shqiptarët) sot mund të themi ndoshta me
gjysmëzëri, -”Eh, mendoni çfarë të doni ju, por Zeusi vetë, në të gjitha
kohërat ka folur vetëm shqip!

Le të pranojmë pak histori, duke rreshtuar fakte!…

Është krejt e njohur, dhe pranohet nga të gjithë që “Yllirët” dhe
“Pellazgët Hyjnorë” e adhuronin dhe i faleshin Zeusit në faltoret e tyre
të kultit. Ata ishin “Paganë” mijëra vjet për nga besimi dhe perëndia
kryesore për ta në Olimp ishte padyshim Zeusi!… Ai, Zeusi thirrej
ndryshe si babai i “Shkreptimave dhe Rrufeve” midis perëndive të tjera
në Panteon! Nga literatura paraklasike dhe ajo klasike shembujt janë të
pafund. E thënë ndryshe, Zeusi merrte pjesë në çdo aspekt të jetës së
tyre:

Për këtë arsye tani po ju afroj dy tablo të shkurtra nga lufta e
Trojës, të përshkruara nga dy autorë të ndryshëm, por të famshëm dhe që
shkruan në kohë të ndryshme për të njëjtën temë! Paragrafi e parë është
shkëputur nga libri i Quintus of Smirna, me emrin “Lufta e Trojës” publ,
by, Barnes&Noble. 1996. Duke theksuar fuqinë e Zeusit, të
padiskutueshëm në Panteonin e Olimpit, me zërin e tij buçitës,
improvizon papritur për lexuesin një skenë paraprake, ku ai Zeusi do të
thotë:

“Mësoni, o ju perënditë e Olimpit! Një e keqe e madhe do t’ju vijë nga lufta e

(Trojës) që po ju pret nesër… Ju do të shikoni atje poshtë (në
fushëbetejë) fuqinë e kuajve, e cila do të shuhet mbrapa karrove të
luftës, dhe gjithashtu nga të dyja palët e ushtrive, që do të qëndrojnë
përballë njëra-tjetrës, do të shikoni vdekjen e birit të njeriut! Secili
nga ju, pavarësisht nga skenat makabre që do të shihni, qëndroni të
fortë, dhe as që mos e merrni mundimin të më bindni që ta ndaloj këtë
kasaphanë, qoftë edhe duke më rënë në gjunjë! Ora e Fatit nuk ka mëshirë
edhe për vetë ne!…

Kështu “Baba Zeusi”, ju drejtua atyre, të cilët e dinin mirë
gjithashtu, një fakt të tillë… Por, kur e dëgjuan gjykimin e ashpër nga
goja e “Zotit të Pavdekësisë”, “Shkrepësit të Rrufeve”, “Birit të
Kronosit”, (Zeusit), ata as që morën guximin që ta kundërshtonin, Bossin
e tyre!”

Ja pra, “Baba Zeusi”, “Zoti i Pavdekësisë”, “Shkrepësi i Rrufeve” apo
“Biri i Kronosit” parashikonte dhe paralajmëronte birin e njeriut,
përpara se gjërat e këqija apo katastrofat natyrore të ndodhnin!

Në Iliadë, gjithashtu gjatë leximit të saj, ne e hasim emrin e tij
pothuajse në të gjitha lutjet; si, p.sh. “Mbretit Zeus”, “Atit Zeus”.
Ose, Agamemnoni ju lut: Zeusit, Diellit, lumenjve, Tokës dhe Nëntokës”!
Akili thirri me zë të lartë “Zeus o Atë”! Edhe kur merrnin vendime të
veçanta, ata ngrinin duart përpjetë drejt qiellit dhe i luteshin prapë
Zeusit, për një zgjedhje të drejtë! Kështu luteshin Akejtë dhe Trojanët
po ashtu, “Atit Zeus”!

Edwin Jacques, në librin e tij “Shqiptarët”, faq. 78-79, bot. “Kartë e
Pendë” e Fond. Abraham Linkoln, Fasano, Italy !”… dhe më tutje po aty
ai vazhdon…

Por ashtu si dhe Homeri, Virgjili poeti latin, i paraqiti
protagonistët e tragjedisë trojane, jo si grekë por si pellazgë! Ai
deklaroi se Mbreti dardan i Trojës, Priami ishte pellazg si të gjithë
mbretërit e tjerë Trojanë. Enea gjithashtu ishte dardan dhe rrjedhimisht
pellazg, ashtu si shumica e trojanëve. Edhe forcat rrethuese ishin
pellazgë! Ndonëse aty-këtu përkthimi në anglisht i cilëson gabimisht si
grekë, po në tekstin latinisht, ata përshkruhen nga Virgjili me të
drejtë si danaj ose pellazgë. Duket pra fare e qartë se heronjtë “grekë”
nuk ishin aspak “grekë, por thjesht pellazgë”!

Pra, pas këtyre pasazheve historike nuk është shumë e vështirë për ta
kuptuar se, lufta e famshme e Trojës ishte thjesht një lajthitje në
formën e luftës civile, me të gjitha elementët e vetë katastrofikë, që
në fakt Pellazgo-Yllirët në shekujt e mëvonshëm do t’i vuanin akoma më
tmerrësisht këto pasoja! Aty në Trojë filloi tatëpjeta e madhe e
civilizimit dhe dominimit Yllir…

Zeusi pra, siç e patë nga shembulli që sollëm pak më sipër i
paralajmëroi palët ndërluftuese… Zeusi i dinte të gjitha, por siç ndodh
rëndom në të tilla raste, askush nuk kishte vesh që ta dëgjonte… Pjesa
tjetër e ngjarjes duket se, ishte thjesht statistikë historike e fatit
njerëzor që po rrokullisej me zhurmë…

“Në festivalin kombëtar të Lojërave Olimpike në 336 BC, në Aegean,
ishte vetë Philipi II, në krye të këtij festimi. Në emër të shtetit
maqedonas, ai (Philipi) bëri dhuratat për Zeusin, (Shpëtimtarit dhe
Mbrojtësit të tyre)…

“Po për këtë bekim, Aleksandri i Madh kishte arsye gjithashtu që të
falënderonte Zeusin e Olimpit”! Nicolas. G. L. Hammond, “The Genius of
Alexander the Great”,Publ, by. Chapel Hill, USA. 1997.

Siç shihet edhe nga këta shembuj, edhe në shekujt e mëvonshëm, ende
Zeusi, për perandoritë dhe mbretëritë e shumta të Yllirëve, mbetet
protagonisti kryesor i dominimit të Olimpit!

Le të vazhdojmë më poshtë me një legjendë interesante të mbledhur nga
Zoto Mollosi në shek XIX, në librin e tij me titull “Historia e Epirit
dhe e Shqipërisë” fillimisht në gjuhën greke, por që është e përkthyer
dhe ka qarkulluar edhe në gjuhën shqipe në fillim të viteve 20 të shek
XX, prej At Shtjefën Gjeçovit;

“Zeusi vetë, sipas kësaj legjende, besohej se kishte lindur në
Palavli të Delvinës dhe që prej këndej u dërgua me varkë prej Butrintit
në Kretë” !… Jaho brahaj, “Kurora Mbretërore Shqiptare”, faq. 9, bot i
“Dardania”, Tirane 1998.

Le ta nisim me emrin, Zeus! Duket qartë se në rrafshin gjuhësor ky
emër, ka ndihmuar në formimin e fjalës, Zoti, që përdoret dendur në
shqipen e sotme!

Rrënja e kësaj fjale në të dy dialektet tona kryesore (Gegë e Toskë)
ka të njëjtin kuptim. Në atë të hershmin është ; zë-zëri në toskërisht,
dhe siç dihet; za-zani, ose zo-zoni, në dialektin gegërisht…

Siç e theksuam pak më lart, në përfytyrimin e njerëzve të lashtë
besohej se Zeusi ishte zëri i të “Plotfuqishmit!” Siç e pamë, ai
krahasohej me rrufetë që binin nga qielli dhe nderohej si perëndia
kryesore e Olimpit! Vendoste rregulla, të cilat po qe se njerëzit nuk i
zbatonin, ndëshkoheshin ashpër po prej tij.

Le të marrim si shembull këtu, rastin e Prometeut!… Për mosbindje,
rebelim, ose ndoshta për nxjerrje sekretesh (spiun), Zeusi vetë e lidhi
atë në shkëmbinjtë e largët të Skithisë, diku andej nga brigjet e detit
të zi dhe i la atij mbi gjoks shqiponjën që ta ndëshkonte hera-herës,
duke i çukitur mëlçinë. Me këtë rast shtrohet pyetja: A është shqiponja
simbol i ndëshkimit? Në legjendën e “Prometeut të Lidhur” dukshëm që po!

A ka lidhje kjo domethënie e shqiponjës së Zeusit, me shqiponjën
dykrerëshe të simbolit të sotëm shqiptar mbi flamur? Ngjyra e saj e zezë
mbi fushën e kuqe, nuk na lë shumë vend për manipulim!

Po vazhdojmë më tej me autorin Ralph Ellis, në “Thoth, The Architect
of the Universe”, Publ. në UK. 2001, i cili na afron këtë legjendë për
“Atlantidën” dhe pyet se nga e kishte origjinën ky mit? Duke qenë se
kalimthi përmenden edhe shqiptarët me emrin e toskëve po në këtë
legjendë po e riprodhoj ashtu siç e ka trajtuar ai… Ralph Ellis!

“Platoni (427-347, BC), e theksonte origjinën e Atlantidës me forcë
të madhe si egjiptiane. Kjo histori thuhet se i është treguar fillimisht
Solonit, një nga të shtatë të urtët e Athinës, gjatë vizitës së tij në
Heliopolisin e Egjiptit. Soloni (639-559, BC) rridhte nga një familje
fisnikësh dhe udhëtoi për në Egjipt më 571 BC, ku ai kaloi kohë në
Heliopolis dhe në qytetin Sais. Në vazhdim pastaj ai qëndroi në Qipro,
si mik i Mbretit Philocyprus dhe kthehet prapë në Greqi, në 561 BC.
Fatkeqësisht, asnjë nga punët e tij, përfshi këtu edhe komentet mbi
Atlantidën s’ka mbijetuar.

Historia e tij, transmetohet nga Kritias, i cili riprodhon Sokratin
dhe pastaj Platoni e shkruan atë në veprën e tij të njohur Timeaus dhe
Kritias! 300 vjet më pas një tjetër emër Crator gjithashtu vizitoi
qytetin Sais, dhe pa në një kolonë guri të shkruar me Hieroglife,
historinë e Atlantidës njësoj siç e pat treguar edhe Platoni!
Megjithatë, nga historianët theksohet se, ende nuk është gjetur diçka e
tillë nga arkeologët e sotëm, në qytetin e Sais.

Por vetë legjenda e Atlantidës thoshte; Vajza Cleito mbeti shtatzënë
nga zotat, (Alien-ët?!!), ( Homonoidët?!!) ,të cilët gjejnë tek ajo
idealin origjinal, të civilizimit human! Civilizimi njerëzor u ndërtua
në kontinentin e Atlantidës i filluar nga Poseidoni matanë shtyllave të
famshme të Herkulit (Gjibraltar). Shoqëria që u themelua nga pesë çifte
binjakësh të lindur nga vajza Cleito, jo vetëm që zhvilluan Atlantidën,
por edhe Mesdheun, nga Egjipti deri në Toskani, thotë legjenda!”

Mbas këtij tregimi pak të gjatë ne vijmë papritur tek Toskania ose YIliria e Jugut!… Le t’i kursejmë komentet për diku tjetër!

Në një artikull studimi të “New York Times”, që e pata lexuar në
qershor të vitit 2000, mbi fillimin e inteligjencës njerëzore nëpërmjet
Homo-Sapiensit, civilizimi i sotëm konsiderohet të ketë filluar 50 000
vjet më parë!… Nga Afrika e jugut qenkan shpërndarë 18-të, (Adamë dhe
Eva së bashku)! Mund të kuptohet lehtë, se autori i shkrimit ka përdorur
emrat biblikë nga libri i parë i Moisiut, në mënyrë simbolike! Pra ata
logjikisht duhej të ishin dhjetë vajza e tetë djem, të cilët populluan
planetin duke u shpërndarë në të gjitha kontinentet!

Por ajo që më bëri përshtypje në këtë studim, ishte fakti i fillimit
të jetës në Evropë. “Aty thuhej saktësisht se jeta ka filluar atje,
sipër kufirit të sotëm grek, 45.000 vjet më parë!” Ky studim interesant,
dhe pa as më të voglin dyshim, serioz, konkludonte me praktikimin e
kërkimeve shkencore me metoda gjenetike !…

Pasi e mbarova së lexuari artikullin, pyetja më lindi vetvetiu! Po
përse vallë në një gazetë me kaq autoritet të gjerë sa “New York Times”,
ndruhet dhe nuk ja përmend emrin këtij territori që i bie po ashtu,
sipas përshkrimit të tyre, t’i përkasë “Bijve të Shqipes?”

A thua Toskët e Atlantidës, të jenë të njëjtë me Toskët e jugut të
Shqipërisë? Apo këtu kemi thjesht një koincidencë të keqe, e cila
vazhdon t’i lerë armiqtë e shqiponjave pa gjumë? Megjithatë, theksoj me
kënaqësi, se sot në agjendat dhe tavolinat e historianëve botërorë, po
dëgjojmë gjithnjë e më shpesh të përmenden Yllirët dhe civilizimi i tyre
i mrekullueshëm!

Autori, John Wilkes në librin me titull “The Yllirians”, Publ. by
Blackwell Library 1995, e sjell në kujtesën tonë fillimin e Evropës,
krejt kështu;

“Në dokumentet romake me titullin (Ilirike-1), gadishulli ynë e ka
marrë emrin nga Yllirius, djali i Polifemit. Ky ciklopi Polifem u martua
me gruan Galatea nga Sicilia dhe nga martesa e tyre ata patën tre djem
me emrat; Celtus, Yllirius dhe Galas dhe pastaj ata emigruan për në
vende të tjera ku dhe kanë formuar popujt, të cilët morën emrat e tyre.”
Kjo histori duket se është më e pranueshme se të gjitha të tjerat;
gjykon në fund, J. Wilkes!…

Yllirius, vetë pati nga martesa e tij, gjashtë djem me emrat
Encheleus, Autarieus, Dardanus, Maedus, Taulas dhe Perrhaebus.
Gjithashtu vajzat me emrin Partho, Daortho, Dassaro etj. Nga këto rrënjë
dolën më pas; Taulantti, Perrhaebi, Encheeles, Autaries, Dardani,
Pertheni, Dassaretii dhe më pas Daorsii. Autarieus, pati një djalë, me
emrin Pannonius, ose Paeon, më vonë djemtë me emrin Scordiscus dhe
Triballus nga të cilët u krijuan fise me të njëjtin emër. (Yllirike-2).

Të ashtuquajturit “Grekë” gjithashtu thoshin se; “Yllirians janë
shtrirë dhe kanë jetuar në territoret matanë Maqedonisë dhe Trakës që
prej Chaonia dhe Thesprotia deri tek brigjet e lumit Danub. Kjo është
gjatësia e shtrirjes së vendit, por në gjerësi ata shtriheshin nga
Maqedonia në malet e Trakës tek Pannonia dhe nga brigjet e Adriatikut
tek Alpet e veriut.”

Po G. F. Williams, në faq. 13 të shkrimit të tij,”The Shkypetars”
duke folur për prejardhjen e shqiptarëve theksonte; “Herodoti nuk e
dinte se emrat e heronjve Homerikë dilnin qartë në Pellazgjisht, ashtu
si dhe studiuesit tanë Amerikanë, (shen i im); ata ende nuk janë të
ndërgjegjshëm se ato ruhen pastër në shqipen e sotme”.

Për kujtesë theksojmë këtu se Yllirët dhe Pellazgët ishin dy degë të
një gjaku (fisi). Për ta kuptuar më lehtë këtë, hidhini një sy të gjitha
hartave të vjetra, sidomos në ato të perandorisë Maqedonisë, të Romës,
apo të Bizantit, ku gjithmonë Epiri vetë quhesh në atë kohë, Ylliria e
jugut.

Dhe si një fakt i pa kundërshtueshëm, është se, deri vonë në fillim
të shek. XIX, vetë i ashtuquajturi “Gadishulli Ballkanik” quhej me emrin
e tij të stërlashtë, “Gadishulli Yllirik” !… Por kaq u ka mjaftuar disa
” historianëve”, përfshi këtu sidomos ata “Greko-Romakë”, që të
ngatërrohen në çorbën e emrave dhe me një injorancë të pashembullt, duke
e shoqëruar me mbrapshti, kanë zhdukur nga librat civilizimin
Pellazgo-Yllir, duke i rënë thjesht me një majë lapsi!…

Në këtë rast është detyra jonë që të përcaktojmë shkallën e
besueshmërisë së tyre dhe duke mos rënë në të njëjtat pozita të gabuara,
të bëjmë ashtu siç veprojnë zakonisht historianët seriozë, të cilët
vënë në bazë të studimeve të tyre konsiderojnë të vërtetën absolute,
duke ju afruar ndershmërisht asaj!

Pellazgo-Yllirët, ose “Bijtë e Shqipes”

Siç e theksuam pak më sipër, Pellazgo-Yllirët të njohur gjithashtu
edhe me termin popullsi “Proto-Yllire” ose banorët origjinalë të
Evropës, besonin se i pari i tyre vinte nga galaktikat. Dhe ky quhej
thjesht, Ylli! Nga ku shkak ata e quajtën vendin e tyre Ylliria. Ky fakt
për ata ishte një bindje thelbësore. Po e konsiderojmë për një çast
këtë besim… Si është pasqyruar ky besim i tyre gjatë mijëravjeçarëve?

Është fjala për Ibishin, Thotin, Hermesin etj… Ibishi dhe më pas
Thothi ishin emra që u përdorën në mitologjinë egjiptiane dhe që
simbolizonin shqiponjën, njësoj si tek Yllirët, Hermesi!

Marry Hope, in “Sirius Connection” faq. 9, thotë për Hermesin p. sh;

“Përpara se të supozohej që të largohej nga Toka, duke u kthyer tek
yjet, andej nga ai kishte ardhur, Hermesi me krahë fluturues besohet se
ai i ka lënë shumë porosi qenieve humane, nëpërmjet të ashtuquajturës
“Tabletat e Blerta të Hermes Trismegistus”!

Vini re këtu me kujdes “Hermesin me krahë fluturues”! Shqiponja-Yll
apo Ylli-shqiponjë? Po porositë e çuditshme të tij! Pra dukshëm këta
emra metaforikë, të cilët hyjnë dhe dalin në mënyrë konstante nëpër
mitologji të ndryshme duhen interpretuar drejt dhe me kujdes, që të
nxjerrim thelbin e të vërtetës!

Po misteri i Yllirëve, a do të ketë fatin që të zbulohet nga
gojëdhënat apo mitet e ndryshme, të cilat i kemi me bollëk? Ja pra, këtu
del një arsye më shumë, se pse mitologjia është bërë sot burimi më i
saktë dhe i dorës së parë, për të kaluarën tonë tepër të largët, ndaj të
cilës arkeologjia e sotme ndihet ende e pafuqishme!…

Po le të vazhdojmë edhe më tej duke bërë një udhëtim të shkurtër me Thothin.

“I edukuari Thoth, shpesh quhej edhe Hermesi, ose Mërkuri”, thoshte
në vargjet e një poemë, Gaius Manilus (48 BC-20 AD) poet i njohur latin.

Thamë diku më lart në këtë shkrim, shqiponja në lashtësi ishte zogu
simbol i Diellit! Dielli është i vetmi yll, me gjuhën e Astronomisë, në
sistemin tonë Diellor, dhe sigurisht simbol i dritës dhe energjisë për
njeriun, që ja bën të mundshme atij jetën në Tokë! Por le të kthehemi
prapë tek ky Thothi !…

Ishte ky Thothi, atij që i pëlqente të thoshte “Si lart edhe poshtë”,
që duhet kuptuar ndryshe si “Makro dhe Mikro Kosmosi”, terma me të
cilat sot operon shkenca e Astronomisë… “Ai ishte Perëndia e Shkencës
dhe veçanërisht Matematikës”…

Ai ishte; Gjykatësi Hyjnor, Lordi i Kohës, edhe Kontrolluesi i
famshëm i lojës që bënte Toka, në tërheqjen e saj me Hënën! Nga kjo
lojë, e cila ai fitoi 1/70 pjesë të dritës, ose 1/72 e 360 na prodhon
nr. 5, që korrespondon me 5 ditët e reja të njohura si “Epagomenal”.
Thuhet se universi me këtë rast lindi 5 fëmijë të quajtur–Osiris, Horus,
Set, Isis, dhe Nephthys. Dhe legjenda, apo miti Pellazgjik vazhdon se;
Kronos (Koha), i hëngri të pesë bijtë vet”! Murry Hope, “The Sirius
Connection”.

Egjiptianët këtu veçanërisht kanë vepruar shumë të kujdesshëm të na
tregojnë të 5 Epigomenal Neters, që kishin një lidhje shumë të fortë me
Siriusin…

Ndoshta ne mund ta marrim me mënd se” Ylli-Blu-Bardhë” (Dogon Star),
në konstelacionin e Canis Major ishte i treti dhe ndoshta më
influencuesi në Dramën Celestiale…

Por Thoti vetë ishte “Lunar Deity”, i cili influenconte në
alternimin. Me fjalë të tjera ai influenconte në ndryshimin e orbitës së
Tokës në tërheqjen e saj reciproke me Hënën, e cila me këtë rast
aktivizohej nga forca e njohur e gravitetit që pasqyrohej në shmangiet e
aksit të saj. Si rezultat i këtij fenomeni celestial ndryshon
dalëngadalë gjatë lëvizjes së tij centrifugale pozicioni i boshti
tokësor! Murry Hope, “The Sirius Connection” Page 23, publ. by, Element
Books, UK 1996.

Në “Egyptian Mythology, publ,by. Metro Books,2002. Anthony S. Mercante thoshte për Thothin gjithashtu se:

Thothi njihet si “Zot i Hënës”, “Padroni i Arteve”, “Oratorisë”
“Hieroglifëve”, “Shkencës”, dhe i të “Vërtetës Universale”! Në periudha
të ndryshme ai është quajtur edhe si “Zëmra e Universit” dhe “Lordi i
fjalëve Hyjnore”, “I Vetëlinduri” ose ai i cili ndryshe quhej, “Zoti
Vetë” i lindur nga askush!

Tek egjiptianët ai ishte perëndia më e rëndësishme nga të gjitha dhe
mendohet që të ketë shkruar variantin e parë të Biblës, e cila
konsiderohet edhe si traktati më i vjetër kristian, “Librin e Vdekjes
tek egjiptianët”! Por akoma më interesante është ajo që Thothi, tregonte
për veten e tij;

“Unë jam Thothi!… “Zëri Hyjnor”, i cili i ka duart të pastra, “Lordi i
dy Brirëve”, që dërrmon padrejtësinë, flet të vërtetën, mbron të
drejtën, duke shkelmuar me neveri të keqen!”…

Tek Pellazgo-Yllirët, ashtu si tek Atlantët, emri i Thothit
identifikohej me Hermesin e tyre! Nga ky emër e ka burimin filozofia e
Hermetizmit si filozofi e jetës… Vetë Yllirët, i atribuonin Hermesit;
zbulimin e Astronomisë dhe Astrologjisë, Shkencës së Numrave,
Matematikës, Gjeometrisë, Medicinës dhe Botanikës! Gjithashtu ata
besonin se Hermesi ishte i pari që stabilizoi “Besimin Fetar dhe
Qeverisjen” duke krijuar rregullat e marrëdhënieve midis njeriut dhe
Zotit”!

Hermesi thoshte p.sh: “Që të jesh filozof Hermetik, duhet që
gjithmonë të kërkosh të vërtetën! Dhe në qoftë se është e nevojshme, kur
gjendesh midis dy të vërtetave, kërko matanë asaj që duket!”

“E vërteta e thjeshtë apo gjysmë e vërteta duhen injoruar! Lufto, për
të arritur të vërtetën universale, e cila gjithmonë ka ekzistuar… Ajo
korrespondon me shprehjen e ligjeve të natyrës, të cilat mbajnë dhe
qeverisin ekzistencën e të gjithë Universit!”

Hermes Trimegistus mendohet nga shkollarët që të ketë jetuar 15.000
vjet të shkuara! John Baines, “The Hermetic Philosophy”, Book One. publ,
by, John Baines Institute, Inc.

Këtu shihet prapë, fare qartë, se sa ngushtë kanë qenë
Pellazgo-Yllirët me egjiptianët, pothuajse në të gjitha fushat, sidomos
në ato të origjinës tyre të përbashkët, gjuhës dhe besimit hyjnor! Por
një herë tjetër më duhet të ndalem në mënyrë më specifike në këtë moment
kyç të historisë së shqipeve dhe lidhjet e tyre të ngushta me
civilizimin e vjetër egjiptian!…

Në librin tjetër me titull “The Secret Science” kushtuar po
hermetizmit autori John Baines thotë; “Të pesë cepat e yllit ose
(Pentagramit) simbolizojnë njeriun me të dy duart dhe këmbët e hapura
dhe njihet si shenjë tepër e lashtë okulte. Pikërisht ky yll simbolizon
idealin, i cili pasqyron shpirtin që dominon trupin. “Prandaj
Pellazgo-Yllirët i kishin përqafuar këtë filozofi si të tyren, sepse ata
ishin të ndërgjegjshëm për emrin “Bijtë e Shqipes”! Ylli siç e thamë,
është gjithashtu sinonim i shqiponjës! Shqiponja metaforikisht është
simbol i dritës dhe dukshëm shqiptarët kanë identifikuar veten si
misionarët e saj! Për ta ilustruar më tej këtë ide, le të përmendim këtu
shprehjen e famshme të Plutarkut kur thotë:

- “Ah, këta Yllirët! Ky popull i mrekullueshëm dhe misterioz, i cili
ngado që shkoi nëpër Evropë, ndërtoi qytete dhe shtete për nder të
fitoreve të tyre të mëdha!”

Nga kërkimet e shumta arkeologjike në Ylliri, objekti i zotit Diell,
është pikërisht simboli më i zbuluar në këto territore. Njerëzit i
faleshin kultit të tij. Për këtë ne kemi një evidencë krejt të
mjaftueshme tashmë! Po ashtu edhe egjiptianët!

Tek egjiptianët e vjetër e gjejmë këtë simbol të pikturuar brenda
mureve të Piramidave herë si simbol dhe herë si Hieroglifë! Zbulimi
veçanërisht i “Rozeta Stonë”, nga një ushtar i zakonshëm i Napoleon
Bonapartit, gjatë ekspeditës së Egjiptit, ndihmoi shumë në përkthimin e
Hieroglifëve. Shkrimet e tyre tani interpretohen, pasi domethënia dhe
mesazhet janë ruajtur të paprekura qysh nga thellësia e epokave të
largëta! Studiues të ndryshëm sot i konsiderojnë Piramidat edhe si
librat e gurtë!…

Në një tjetër shembull Ibishi, i përmendur edhe në fillim tek
egjiptianët prapë në shqip, ishte sinonim i shqiponjës. Për koincidencë
këtë emër ende edhe sot e ndeshim midis malësorëve tanë të veriut! Po
t’i hedhim një vështrim më të qartë shqiponjës ne do të kemi këtë
analizë: Në realitet shqiponja është qenie e gjallë, “zogu i qiellit”!

Në librin e tij “365 Konstelacionet e Natës” Autori Chet Raymo prof. i
Fizikës dhe i Astronomisë, në Stonehill College në Eastonin e Veriut,
Massachusett, bën një prezantim dyfish, astronomik dhe mitologjik të
pozicionit të yjeve për çdo natë të dhënë të vitit! Kur bie fjala për
netët e 1-2 shtatorit, ai thotë:

“Në ajrin e këtyre netëve ndihet fresku i parë i vjeshtës! Tingujt
natyralë, të natës së verës, vijnë duke u shuar. Të tre yjet e ndritshëm
të trekëndëshit veror, lëvizin në zenit dhe i drejtohen qiellit dimëror
për në perëndim. Nga mesnata yjet e Dimërorit mund t’i shohësh të
bashkuar sipër horizontit të lindjes, me emrat Aldebaran, Rigel dhe
Betelguese. Por në thellësi, midis qiellit të ndritshëm të beharit dhe
qiellit akoma më të ndritshëm dimëror, ne papritur ndodhemi, drejt e nën
galaktikën e famshme të “Rrugës së Qumështit”, ku qielli vjen e humb
nga pak shkëlqimin e tij… Gjatë shtatorit në qoftë se do të ndjekim me
syrin e lirë konstelacionet, ato zbehen më shumë se zakonisht… Por në
fillim do të na bien në sy të tre yjet e ndritshëm të verës; Altair,
Aquila, Eagle, apo shqiponjën në gjuhën shqipe”. Dhe pak më poshtë,…
prof. Chet Raymo na rikujton duke kaluar në shpjegimin e lidhjeve
mitologjike së Zeusit me shqiponjën;

Një tjetër rast interesant ky me prof. Chet Raymo, ku shkencëtarët pa
hezitim e trajtojnë mitologjinë sot, krejt seriozisht, duke e trajtuar
atë, si pjesë organike të argumenteve të tyre shkencore.

“Shqiponja sipas legjendës, ishte e preferuara e Zeusit të
plotfuqishëm. Kur kishte nevojë një shërbim fluturimi midis Qiellit dhe
Tokës ai ja besonte këtë mision vetëm asaj (Shqiponjës)! Për shërbimin e
gjatë, asaj i ishte rezervuar një vend i veçantë midis yjeve. Siç e
dimë, për të Plotfuqishmin, (Zeusin) nuk ishte gjë e zakonshme që t’i
shpërblente miqtë e tij duke i dhuruar atyre një vend të veçantë midis
yjeve dhe konstelacioneve që shiheshin në qiellin e natës”… Por, prof.
Chet Raymo, thekson këtu edhe një fakt tjetër të rëndësishëm për ne se
kjo legjendë apo mit është shumë më i vjetër se vet “Grekët” dhe se
shoqërimi i këtij zogu me yjet ka qenë i pranishëm në të gjitha
kulturat! Ja pra edhe një here nga këto argumente të analizuara, krejt
pastër dalin lidhjet e trashëgimisë midis Pellazgo-Yllirëve, me
shqiptarët e sotëm! Ose ndryshe siç kanë dëshirë të huajt të na quajnë
“Bijtë e Shqipes”!

Mbasi folëm për shqiponjën dhe origjinën e saj bazuar në cilësitë e
veçanta le të shtojmë një detaj tjetër të rëndësishëm, simbolin e saj me
dy koka!

“Pranë Delphit njerëzit e vjetër nderonin një gur të cilin e quanin
“omphalos”, që konsiderohej si shenja e qendrës së botës. Padyshim këtu
kemi një mit, i cili na tregon një ngjarje… Në të dy anët e kësaj qendre
Zeusi lëshoi dy shqiponja, të cilat fluturuan njëra në lindje dhe
tjetra në perëndim. Të dy shqiponjat e kryqëzuan fluturimin e tyre mbi
Delphin dhe pra kështu u projektua dhe u ndërtua qyteti, i cili më pas
do të konsiderohej me bekimin e Zeusit, si qendra e botës. “The Atlantis
Bluprints” (Author;Kolin Willson&Rand Flem-Ath). Publ. 2002.

Është fjala për qytetin e Athinës ! Etimologjia e këtij emri
zbërthehet lehtësisht në shqip. Kuptimi i saj është “E Thëna”! Në
artikullin tim mbi orakullin e Dodonës dhe rëndësinë qendrore të saj,
theksova se; Dodona dhe Delphi ishin ndërtuar si tempuj kulti në
distanca kohe të ndryshme nga njëra-tjetra, por ato kishin afërsi
gjeografike dhe një mënyrë të fshehtë dhe krejt të veçantë komunikimi.
Ishin pjesë e trekëndëshit të madh ku përfshihen në këtë tetëshe
(octava), qendrat kryesore të kultit”! Sot Orakulli i Dephit ndodhet
brenda territorit të shtetit grek dhe nuk është e nevojshme që të
debatoj për këtë gjë… Por po të bëjmë pak mbrapa në kohë dhe të shohim
me kujdes afrinë fizike dhe komunikimin e veçantë, të këtyre Orakujve,
vëmë re se gjejmë një zbatim të çuditshëm të shprehjes së njohur; “Nga e
thëna në të bërë”! Të jetë një rastësi kjo? “E Bëra” (qyteti i Beratit)
“E Thëna” (qyteti i Athinës)! I pari është ngritur në Dodonë dhe i dyti
në Delphi… Nga ky fakt i thjeshtë na shkon mendja prapë tek “Pellazgët
Hyjnorë”, tek duart e tyre mjeshtërore, të cilat i ndërtuan këto dy
qendra të lashta kulti dhe që tashmë ato përfaqësojnë dy nga pikat
kulmore të trashëgimisë së historisë humane!

Origjina e të kuqes?

“Lëre atje, të bjerë drita! Drita ra, dhe u bë ditë! Zoti e pa
dritën, ajo ishte e mirë: Zoti e ndau dritën, nga errësira! Mbrëmja dhe
mëngjesi, u bë dita e parë!” Bibla; Testamenti i vjetër, Libri i parë i
Moisiut, Gjeneza 1989. Varianti zyrtar i King James-it.

Një variant i dytë shpjegues, i cili pasqyron po momentin e lindjes
së dritës, e kam marrë nga të rejat në fushën e Astronomisë :

“Eksplorimi i universit prej nesh si qenie humane, po zhvillohet në
drejtime të ndryshme. Përveç satelitëve, anijeve kozmike, teleskopëve,
ne kemi vënë në përdorim gjithashtu mikroskopët, kemi zbërthyer atomin,
kemi shumëfishuar kapacitetin e kompjuterëve dhe kemi zhvilluar në një
nivel më të lartë mendimin human, për të kuptuar drejt dhe më mirë
kozmosin”… John D. Barrow,”The Origin of The Universë” by, Phenix,
London, UK 1995… Po më poshtë ky autor vazhdon; “Astronomi i famshëm
amerikan Edvin Hubble vëzhgoi dritën e galaktikave në distanca të
largëta. Pra kështu, në këtë mënyrë, ai i bëri thjesht të përdorshme
valët e dritës… Sepse drita ishte valë, dhe kur ajo largohej nga burimi
fillestar, binte frekuenca e valës së dritës, që do të thotë gjatë
vëzhgimit shkonte ngadalë drejt të kuqes. Pra ky fenomen kozmik njihet
mirë në gjuhën e Astronomisë edhe si “Udhëtimi i së Kuqes”… ose
ekspansioni i saj. Dhe prapë Hubble zbuloi se drita e galaktikave të
largëta, të cilën ai po vëzhgonte sistematikisht ishte pikërisht
“Ç’vendosja e së Kuqes” !

Drita dihet gjithashtu, që është në fakt hallka ndërmjetëse, midis
Krijuesit dhe të gjitha substancave të gjalla në fillimin e jetës. Kjo
është baza, është esenciale për çdo element që merr pjesë në aktin e
krijimit! Po le t’i japim një shpjegim pak më thelluar fenomenit të së
kuqes, e cila merr pjesë aktive qysh në sekondat e para në formimin e
jetës në univers…

Si e pamë edhe nga “Bibla”, (Gjeneza), apo nga libri i mjeshtërit të
shkencës së Astronomisë anglezi, John D.Barrow, “The Origin of
Universë”çdo gjë që ekziston në natyrë, përfshi edhe ngjyrat, janë pronë
e krijuesit! Dhe në këtë pikë shkenca nuk bën tjetër veçse vërteton
duke i shpjeguar me metodat e saj, atë çka është predikuar në librat e
shenjtë në një kohë tepër të lashtë!

Sa për kureshtjen tuaj këtu po shtoj se;

“Përkthyesi i parë i testamentit të vjetër Shën Jeronimi, ishte një
prift, studiues dhe doktor i kishës i lindur në Dalmaci të Yllirisë
(340-420AC). Ai e përktheu nga Yllirishtja, testamentin e vjetër, në
gjuhën latine dhe e vuri në kontakt për herë të parë botën perëndimore
me përmbajtjen e saj” Edvin Jacques “The Shqypëtars” publ,
McFarlands&Company. USA 1995.

Sidomos në testamentin e vjetër janë pasqyruar shumë elementë të
jetës së Yllirëve dhe të njohurive të thella universale që kishin ata
për kozmosin dhe fillimin e jetës në tokë gjithashtu! Mendohet se
testamenti i vjetër është shkruar rreth 600 BC!

Po një fakt të tillë, se Yllirët janë një popull Biblik, pa kurrëfarë
hezitimi e thekson edhe studiuesi i madh francez me origjinë hebraike
Zacharia Mayani në librin e tij me titull, “The Etruscans Begin to
Speak” publ, by. Simon&Schuster,INC. USA. 1961. Ai në këtë botim i
kushton një kapitull të tërë këtij fakti, në faq . (411-425) !

Po kështu bën edhe Robert Temple në librin e tij “The Sirius
Mistery”, në Appendix VI! Ai duke lexuar (gjenezën) nga testamenti i
vjetër 23:7, nënvizon se;

“Abrahami ndaloi dhe u përkul thellë kur pa Hittitët, banorët e këtij
vendi!… Ai vend quhesh Hebron. Mendohesh që Hittitët nuk kishin jetuar
kurrë aq poshtë në jug… Është i mirënjohur fakti se zemra e perandorisë
së tyre ka qenë gjithmonë fusha e Anadollit” ! Hittitët ishin një fis i
njohur Pellazgo-Yllir dhe gjithashtu ata njihen si paraardhësit e
Dardanëve!

Një tjetër, prof. Oliver Gurney, po ashtu i kushton një seksion të
plotë, prezencës së Hittitëve në Palestinë në librin e tij “The
Hittites” faq. 59-62, duke e përmbyllur me këtë shprehje;

“Prezenca e Hittitëve në Palestinë përbën një problem vërtet kureshtar!”

Shqiponja me dy krerë ka qenë gjithmonë simboli kryesor i Hittitëve,
gjithashtu. Do të doja t’i këshilloja lexuesit e mi me këtë rast, që
Biblën ta konsiderojnë veçanërisht, si pjesë e kulturës së paraardhësve
tanë, “Bijve të Shqipes”! Lashtësia e historisë njerëzore që përmban
Bibla është po ashtu pjesë e vjetërsisë së civilizimit Pellazgo-Yllir!

Kështu pra, hap pas hapi, analizë pas analize, ne vijmë tek i njëjti
konkluzion i filozofisë hermetike, që na kujton se, njeriu si qenie
humane përbëhet nga dy elementë kryesorë; së pari ai fizik (tokësor) dhe
ai shpirtëror(qiellor), i cili na mban të lidhur me Krijuesin, (Zotin)!

Njeriu, në fillim ngriti sytë e tij kurioz atje lart në qiell, si një
vëzhgues i një fenomeni thjesht kozmik. Dhe nga ky gjest i rëndomtë ai
nisi njëkohësisht rrugën e gjatë dhe të pafund të dijes. Duke lexuar
librat e shenjtë dhe duke bërë kërkime shkencore i stabilizoi njohuritë e
veta në fushën e riprodhimit të (ngjyrave) për t’i përdorur pastaj në
jetën e tij të përditshme. Ai (njeriu) këtë gjë e bëri ose për nevoja
praktike, ose thjesht edhe për të kënaqur shijet e veta estetike.

Po si lindi dhe si u zhvillua, vetë procesi i gjatë i transformimit
të tyre? Sipas teorisë së Bing-Beng me shpërthimin kozmik, i cili në
momentin e parë energjia e akumuluar shpërndahet në formën e dritës së
kuqe ose (Ekspansionit të Kuq)! Ndryshe kjo quhet Supernova! Gjatë
Supernovës drita e kuqe e dalë nga ky shpërthim kozmik udhëton duke
mbuluar hapësirën gjigandeske dhe kështu ai merr emrin “Udhëtimi i
Dritës së Kuqe”, e cila mbas një periudhe fillestare ndihmon në formimin
e konstelacioneve, galaktikave, sistemeve diellore, kometave, yjeve,
planetëve, hënave dhe trupave të ndryshëm qiellorë! Masa e Kuqe është pa
formë, karakterizohet nga një energji dhe temperaturë e lartë dhe
pikërisht është kjo temperaturë e lartë që merr pjesë aktive dhe luan
një rol të dorës së parë në formimin e Universit! Jo rastësisht thuhet
në librat e shenjtë se pa prezencën e temperaturës, asgjë nuk lind në
Univers, duke filluar nga qeniet një qelizore e deri tek yjet dhe
planetët që njeriu i dallon ato me lehtësi në një natë të kthjellët e pa
re!

Pra ngjyra e kuqe, dominon në gjenezë dhe simbolikisht do të thotë
ekspansion. Njëkohësisht e kuqja zhvillohet nën prezencën e një
temperature shumë të lartë dhe merr pjesë në krijimin e formave të reja
të ekzistencës. Ai gjithashtu pasqyron gjithashtu edhe kohëzgjatjen e
këtij procesi. Por gjuha e zotit nuk ka qenë asnjëherë e njëjtë me atë
të njeriut! Thonë se atje lart, “Atij” i pëlqente të shprehej me numra!
Nga ky shkak për njeriun, “Ai” krijoi fillimisht shenjat dhe simbolet,
të cilat kuptoheshin me lehtësi nga qeniet humane!

Po kështu ne bëjmë sot, me shenjat e trafikut rrugor për t’i krijuar
gjithkujt një gjuhë universale komunikimi për të gjithë ata që
qarkullojnë në rrugë. Për ta shpjeguar dhe adaptuar në mes njerëzve këtë
mënyrë sistemi komunikimi Zoti si zakonisht dërgoi zogun e tij të
preferuar si mesazhier, Ibisin, Thothin, ose Hermesin, që në fakt të
gjithë këto emra së bashku, nëpër procesin e civilizimit mijëravjeçar,
përmblidhen me një emër të vetëm, siç e thamë dhe më lart në këtë shkrim
me atë të shqiponjës

Flamuri!

Pasi morëm në analizë elementët përbërës të flamurit dhe origjinën e
tyre të largët, tani vijmë tek ana konkrete e problemit në një kohë më
të afërt. Në pamje të parë duket sikur nuk kemi shumë për të thënë,
sepse qysh kur ndodhi pushtimi Otoman, ne si komb duke humbur
pavarësinë, natyrisht u ndaluam që të përdornim të gjitha shenjat
nacionale që na përfaqësonin.

Këtu është fjala për Heraldikën shqiptare dhe historinë e procesit të
shenjave dhe simboleve, që janë përdorur padyshim nga perandoritë,
mbretëritë, principatat, dhe familjet e mëdha si shenjë e përfaqësimit
të tyre… Por, më 1875, në gërmimet arkeologjike të Orakullit të Janinës
është zbuluar në gurin e tempullit e skalitur një shqiponjë me dy krerë
(që arkeologu Karapano) kishte qejf ta quante atë si tempullin e
Dodonës! Por, tashmë ne e dimë, Dodona ende fle nën këmbët e Baba
Tomorit, e pa rizbuluar nga askush për arsye qesharake, ku ne
shqiptarëve na rëndon mbi shpatulla ana e turpshme e ngjarjes! Prandaj,
dhe rizbulimi i “Flamurit të Skënderbeut” nga patrioti ynë i madh Faik
Konica ishte një lajm i madh… Dhe me këtë rast ai (Konica), kishte kryer
më shumë se një akt patriotik!…

Por përveç shqiponjës me dy krerë të Zeusit, që padyshim tashmë e
dimë se është tepër e lashtë dhe është simbol kozmik, ne kemi edhe
gjurmë të tjera nga e kaluara jonë historike, të cilat mundet t’i
përdorim, si argumente, apo si rekorde origjinalë.

Le të kujtojmë këtu mbretin Hyllus (1225 BC)! Mbretëria e tij
padyshim që ka pasur flamuj përfaqësues, së bashkë me shenjat e tjera të
mbretërisë së tij!

Po ashtu lufta e Trojës gati (1200 BC)… Edhe atyre u kanë hyrë në
punë flamurët! Mbreti Dardan Bardhylus, “Ylli i Bardhë”(449?-359?BC)
ishte ai,

i cili formoi fillimisht mbretërinë e Maqedonisë dhe që e cila më
pas, u shndërrua në perandorinë e famshme maqedonase nga Philipi II
(359-336 BC), i ndjekur nga i biri, Aleksandri i Madh (336-323 BC)!
Dihet tashmë, se ata besonin tek Zeusi, quheshin shqiponja, mbanin
pelerina të kuqe all mbi shpatulla dhe në flamurët e tyre në qendër,
kishin simbolin e Diellit të pikturuar në variante të ndryshme!

Vetëm sa për koincidencë, unë si një dëshmitar i aktiviteteve
patriotike të komuniteti shqiptar i Amerikës të paktën në këto 15 vjetët
e fundit, në këndvështrimin tim personal vlerësoj si një moment
madhështor, pamjen e demonstruesve tanë me flamujt kuq e zinj të hedhur
mbi supe nëpër rrugët e Washingtonit, New Yorkut, Chicagos, Detroitit
dhe sa e sa qyteteve të tjera… Është krejt e mrekullueshme që të shikosh
se si flamujt e hedhur mbi supet e demonstruesve shqiptarë për mbrojtur
në mënyrë paqësore të drejtat e tyre njerëzore, gjatë lëvizjes së tyre
nëpër rrugë, nga lart ata duket sikur shvendosen si pjesë e të kuqes
kozmike!

Në fillim të viteve 80, thonë se: “Në një intervistë televizive me
yllin e ri në ngritje të artit Amerikan, aktorit me origjinë shqiptare
John Bellushi, drejtuesi i atij programi për t’i bërë një kompliment, i
drejtohet: – “Hej, Johnny! Në tiparet e tua mesdhetare, ju keni
përafërsi me Julius Qezarin! Por Johnny vetë, aty për aty ja priti; “Unë
afroj më shumë me Aleksandërin e Madh, se me Julis Qezarin! Babai im
Adam Bellushi ka lindur në të njëjtin vend, ku ka lindur Aleksandri i
Madh”!…

Pra, komentet janë të tepërta!…

Por sot në literaturën klasike thuhet se origjina e flamurit vjen,
ose e ka filluar të përdoret në lashtësi, fillimisht nga perandorët
kinezë, qysh në shek X BC!

“Flamurët valëvitës dhe të gjitha shenjat e tjera luftarake të
rreshtuara në fushë-betejë janë praktikuar fillimisht në ditët e Kinës
së lashtë. Perandori kinez Chou themelues i dinastisë Zhou, në shek e X
(BC) përdorte një flamur të bardhë përpara kalit të tij, sa për të
deklaruar prezencën, thuhet në “Dictionary Enciclopedic Illustrated”.
page. 634, publ by, Tormount Publications Inc. 1990.

Eduard Gibboni, i cili sot konsiderohet si historiani më i madh në të
gjitha kohërat, hipi në panteonin e nderit me librin e tij të famshëm
në 4 pjesë, dhe krejt voluminoz, me titull:”The Decline and Fall of
Roman Empire”. Puna e tij në këto libra historik, konsiderohet prej të
gjithëve, si një përpjekje titanike, dhe është model i skrupulozitetit
dhe ndershmërisë profesionale…

Diku në këtë libër ai shkruan:”Klaudius teveqeli, vëllai i
Gjermanikusit, pothuajse arriti në kampin e tyre dhe kishte hedhur mbi
supe “Të Kuqen Perandorake”, dhe po përgatitej që të zgjidhej perandor
me mbështetjen e ushtrisë”! (The decline and Fall…) faq. 99-100). by
Pinguin Books USA 1987…

Në faq. 149, ai në rastin e perandorit Valerian ai përshkruan kështu:
“Valeriani ishte rreth 60 vjeç, kur ai hodhi mbi supe “Të Kuqen
Perandorake”,

jo për kapriço, popullaritet, apo shkëlqim ushtarak, por për të
treguar aprovimin dhe unitetin e botës romane” Pra është më se e qartë
se “Pelerina e Kuqe”, flamujt, dhe shqiponjat në majë të shtizës nuk
tregonin tjetër veçse besimin tek (Dielli zot, ose Zeusi) .

Këtu gjithashtu, duhet theksuar se Republika Romake në fillim kishte
të tjera shenja simbolike; shqiponjën me një kokë të vendosur në majë të
shtizës së flamurit të kuq. Por më vonë kur ajo (R. Romake) u zgjerua,
dhe kur u hodh matanë Adriatikut mori kontrollin e lindjes duke u
shndërruar në Perandori!

Pastaj ajo vuri në përdorim shqiponjën me dy krerë. Kjo gjë erdhi edhe si rezultat i prezencës dominuese, të Yllirëve…

Le të citojmë përsëri, Gibbonin e madh: “Puna e shkëlqyer e bërë për
të shpëtuar perandorinë nga sulmet e gjithanshme të tiranëve, dhe
barbarëve, ishte realizuar tashmë me sukses të plotë nga vazhduesit,
Yllirë… Sapo perandori Dioclecian hyri në vitin e tij të njëzetë të
dominimit të tij, nisi festimet triumfuese, duke lejuar dhe pjesëmarrjen
pompoze të ushtrisë që të parakalojë në rrugët e Romës! Partneri i tij
me fuqi të barabartë perandorake Maksimiani (tjetër Yllir ky) ishte i
vetme shoqërues, në lavdinë e atyre ditëve të mëdha.” Këto radhë janë
shkëputur, po nga libri “The Decline and fall of…) në faq. (198-199).

Por në fakt riorganizimin e plotë të perandorisë e bëri Kostandini i
Madh (306-337 AC), dhe atëherë shqiponja me dy krerë u ristabilizua
përfundimisht. Le ta ilustrojmë më mirë këtë fakt nga libri: “The
Complete Dictionary of Symbols” në faq. 161, thuhet p.sh;

“Shqiponja është një nga simbolet më të lashta dhe më populloret si
emblemë fitoresh. Shpirti i saj luftarak konsiderohej, fat dhe sukses
për ushtrinë persiane! Më vonë shqiponja për Romën, thuhej se buronte
nga legjenda e Eneas që erdhi nga Troja, i shoqëruar prej saj në Itali,
dhe mbahej në standardin Roman, si “Zogu i Jovit”!

Më vonë Perandoria e Romës dhe e ajo Bizantine përdorën shqiponjën me
dy krerë që simbolizonte tashmë të dy gjysmat; perandorinë e lindjes
dhe atë të perëndimit! Kjo thuhet se u adaptua nga perandorët e
mëvonshëm (kryesisht Yllirë), dhe pastaj nga “Perandoria e shenjtë
Romane”, nga “Hadsburgët”, dhe më tej nga “Perandoria Ruse”, rreth vitit
1 200, si rezultat i një martese që erdhi, me një nga princeshat e
familjes së famshme Komneni në Anadoll! Nga kjo familje siç dihet dolën
disa perandorë Bizantinë dhe njihen mirë për rrënjën e tyre shqiptare !

Sa për kureshtjen tuaj, flamujt e Perandorisë Bizantine ishin me
fushë të verdhë, dhe me shqiponjën e zezë në mes, ndryshe nga ato të
Romës të kuq! Ashtu si kemi parë tek filmi mbi “Skënderbeu”, por vetëm
për të treguar se tashmë dielli kur ngrihet në lindje ka ngjyrën e
verdhë! E verdha gjithashtu në kodin e ngjyrave zbërthehet edhe si
shëmbëlltyra e Zotit!

Duke kujtuar veprimin e Zeusit me dy shqiponjat tek Delphi, ai caktoi
atje qendrën e botës së vjetër! Aty ndahej lindja, me perëndimin dhe
siç duket aty ka kaluar meridiani fillestar, i cili në artikullin tim
mbi Dodonën, theksova se ky meridian fillon tek piramida e madhe e
Keopsit dhe se duke u ngjitur në veri ai e ndante trekëndëshin e madh në
dy pjesë të barabarta, duke formuar kështu këndin 90º! Mali i Tomorit
dhe ai Araratit përfitonin nga kjo pingule një pikë të baraslarguar.

Më pas vjen periudha e gjatë e rezistencës kundra pushtimit Otoman
dhe më tutje, për 450 vjet me radhë deri tek rizbulimi i flamurit kuq e
zi të Skënderbeut nga i madhi, Faik Konicës! Pra duke ju afruar fundit
të këtij shkrimi mbi lashtësinë e historisë tonë si komb, s’di pse në
mbyllje të këtij shkrimi dua të përmend një pasazh të shkurtër nga
komedia Shekspirit “Nata e Dymbëdhjetë”, ngjarje e cila ka ndodhur në
Ylliri, që ai, thonë se e vizitonte rregullisht, për të parë në
origjinal tragjeditë e Eskilit:

Si heroina “anijembytur”, e (Natës së Dymbëdhjetë ) pra, po pyesim;
-Cili vend, or miq… është ky? Kapiteni Shekspirian i anijes ju përgjigj .
-”Kjo është Ylliria, zonjë”… !(1.2 1.2) Kurse ajo pyeti. -”A e njeh ti
këtë vend”? Ai u përgjigj; -”Ehë, zonjë… mirë” ! (1.2 23-24)./Maksim
Zotaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi