Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Hajdutët furnizojnë argjendaritë në Shqipëri, arrestohen 3 persona Empty Hajdutët furnizojnë argjendaritë në Shqipëri, arrestohen 3 persona

Wed 22 Aug 2012 - 1:00
Hajdutët furnizojnë argjendaritë në Shqipëri, arrestohen 3 persona Hajd-300x175Tiranë, 21 gusht – Pas një serie vjedhjesh me dhunë në kryeqytet, policia kalon në sitë kontrolli te gjitha pikat e grumbullimit dhe tregtimit të floririt. Si një mundësi më shumë për zbulimin dhe kapjen e autorëve, efektivët e policisë, në bashkëpunim edhe me policinë tatimore, kanë ndërmarrë një aksion në të gjitha ato biznese që bëjnë tregtim të paligjshëm të floririt.
“Në këtë kontekst janë kryer një sërë kontrollesh në njësitë e tregtimit të artikujve të floririt. Këto kontrolle do të vijojnë me intensitet, duke sekuestruar të gjithë sasinë e artikujve të floririt që nuk shoqërohet me dokumentacionin përkatës dhe proceduar të gjithë personat që do të rezultojnë me shkelje”, -tha Klejda Plangarica, zëdhënëse e Policisë së Shtetit.

Kontrollet e argjendarive kanë zbuluar dhe një grup kriminal i cili akuzohet për një seri vjedhjesh me dhunë në kryeqytet. Të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin u grabisnin çanta dhe varëse të qytetarëve, ndërsa policia ka arritur t’i identifikojë ata, pas kontrollit të argjendarive, ku rezultonin një sërë sendesh pa dokumentacionin përkatës.

“Personat e arrestuar janë; Dorian Beqir Alia, 20 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi me iniciale R. K, 16 vjeç, si dhe A.Hasandocaj, 17 vjeç. Aktualisht, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Policinë Tatimore po punojnë intensivisht për të dokumentuar tërësisht vjedhjet e kryera nga ky grup kriminal dhe evidentimin e të gjitha pikave të shitjes (argjendaritë) të sendeve të vjedhura”, -theksoi ajo.

Prej disa kohësh, kryeqyteti është goditur nga një sërë vjedhjesh me dhunë,ngjarje këto të cilat kulmuan me vrasjen e Fatbardha Tafës gjatë një tentative për t’i vjedhur varësen që kishte në qafë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi