Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Të kalërosh mbi Gurin e Cjapit, një tundim që nuk shuhet kurrë Empty Të kalërosh mbi Gurin e Cjapit, një tundim që nuk shuhet kurrë

Sat 25 Aug 2012 - 12:44
Të kalërosh mbi Gurin e Cjapit, një tundim që nuk shuhet kurrë Guri%20i%20cjapitKORÇË- Dikur kishte qenë edhe më i frikshëm. Askush nuk kishte guxuar të ngjitej deri në krye të tij. Ishte e pamundur. Nuk të jepte asnjë mundësi ku të kacavireshe. Edhe ta mendoje ishte një aventurë. Ishte njëlloj sikur të kalëroje mbi një përbindësh. Mbrëmja e bënte edhe më të frikshëm. Hijet e natës e tjetërsonin. Dukej sikur ai rriste përmasat e veta dhe shndërrohej në krijesë më gjymtyrë të shumta e të mëdha. Trajtat e tij ishin tekanjoze, herë të tregonte kurrizin e vet, herë zgjatimin e panatyrshëm të qafës, herë shpatullën e madhe që e kishte vendosur mbi tokë, si për t'i dhënë forcë ngritjes së kokës për të vështuar në çdo çast se çfarë bëhej rrotull tij. Për shumë njerëz ngjasonte me një cjap të ngurosur kushedi përse nga perënditë. Të tjerë e shihnin si një gamile gjithë eshtra dhe gunga. Nga këto përfytyrime ai mori emrin "Guri Cjapit"

Herë-herë dukej sikur ai do të lëvizte nga vendi. Më të moshuarit thoshin se ai e ndryshonte pamjen, njësoj sikur të ishte një krijesë e gjallë. Megjithatë dëshira për ta kalëruar atë përbindësh vazhdon të mbetet një tundim i madh. Prej vitesh njerëzit, ndoshta që kur e kishin vërejtur për herë të parë, shkonin drejt tij me këtë dëshirë të ethshme.

Për herë të parë

Dikur thuhej se këtë gur të stërmadh në formën e një kafshe të stërmadhe, prej 20-25 metrash, e ruante një ari i madh, ariu i Bozdovecit. Për të mbërritur deri atje duhej të kaloje edhe frikën e tij. Udha gjarpëronte nëpër drurët e bredhit dhe të ahut të pyllit të lagësht që mbante këtë emër, Bozdovec. Hapësira e tij ishte e madhe, gati 130 ha. Rruga ishte gjithë kureshti e të papritura. Diku mund të dëgjoje cicërimat e zogjve, diku ndjeje se ariu ishte vënë në ndjekje të gjahut të tij. Pylli oshëtinte, tufa shpendësh fluturonin të trembura. Mendimi se atë çast mund të ishte i sulmuar edhe ti, të pushtonte gjithë qenien. Rrëqethja të pushtonte gjithë trupin. Atë çast mund të besoje, se Gurin e cjapit vërtet e mbronte ariu i Bozdovecit. Befas mes pyllit të shfaqej kisha e Shën Pjetrit apo kisha e Shën Pavlit. Pamjet e tyre të bënin të merrje frymë lirisht. Dy kishat të ofronin sigurinë e njeriut që ka filluar të ndihet i vetëm. Uf, çfarë mrekullie dhe ankthi! Pas kësaj, peripecitë do të dukeshin edhe më kërshërindjellëse. Ndjeje se në atë pyll nuk mund të ishte i vetëm. Edhe te Kroi i Plakës do të gjeje njerëz, edhe te Izvori ku rridhte një ujë i ftohtë mund të takoje të njohur. Do të kishte gjithnjë edhe nga ata që shkonin për herë të parë te Guri i Cjapit. Sfida me gurin e madh ishte një ëndërr që të drithëronte me një kënaqësi të fshehtë.

Mbërritja

Largësia nga Korça është vetëm 3-4 kilometra. Gjithkush dëshironte të gjendej afër gurit të legjendave, të mendonte një çast sikur ia kishte dalë mbanë, sikur ishte ngjitur deri në kreshtën e tij, e pastaj të thërriste: "E munda përbindëshin!" Por kjo nuk ndodhte. Të qenit kaq i frikshëm dhe i pamposhtur, i tërhiqe njerëzit edhe më shumë. askush nuk donte të besonte se ai shkëmb ishte i pangjitshëm. Dëshira për të provuar se deri në ç'lartësi të tij mund t'i afroheshe ishte një tundim i madh. Gjithnjë shkonin njerëz drejt tij e gjithnjë ktheheshin pa një triumfues. Vetëm vitet e fundit përbindëshi u mund. Pati njerëz që ia dolën mbanë. Hipën deri në krye të tij. Koka e Gurit të Cjapit shënon lartësinë 1550 metra. Që nga andej mund të shohësh fushën e Korçës dhe të Devollit, madje edhe Kapshticën. Të duket vetja sikur kalëron bashkë me retë. Megjithatë kërshëria përsëri nuk u shua. Tashmë të tjerë njerëz përpiqen ta mposhtin përbindëshin. Ndoshta kështu ka për të qenë gjithnjë. Kështu do të jetë edhe për ata që do të dëgjojnë për herë të parë për Gurin e Cjapit.

Vepror Hasani
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Të kalërosh mbi Gurin e Cjapit, një tundim që nuk shuhet kurrë Empty Re: Të kalërosh mbi Gurin e Cjapit, një tundim që nuk shuhet kurrë

Sat 25 Aug 2012 - 12:47
E njoh Korcen pak a shume po kete se kisha degjuar ndonjehere ,interesante.
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Të kalërosh mbi Gurin e Cjapit, një tundim që nuk shuhet kurrë Empty Re: Të kalërosh mbi Gurin e Cjapit, një tundim që nuk shuhet kurrë

Sat 25 Aug 2012 - 12:55
eshte me vertet gje e bukur e kam pare shume here nga afer
Sponsored content

Të kalërosh mbi Gurin e Cjapit, një tundim që nuk shuhet kurrë Empty Re: Të kalërosh mbi Gurin e Cjapit, një tundim që nuk shuhet kurrë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi