Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Urgani Isaac, largohen banorët e New Orleans Empty Urgani Isaac, largohen banorët e New Orleans

Wed 29 Aug 2012 - 14:48
Urgani Isaac, largohen banorët e New Orleans UraganMijëra banorë të New Orleans kanë lënë shtëpite e tyre, të trembur nga afrimi i uraganit Isaac. Erërat e tij të forta dhe shirat e rrëmbyer do të përplasen mbi qytetin e Luizianës saktësisht 7 vjet pas shkatërrimit nga uragani Katrina, edhe pse është një ciklon më pak i fuqishëm.

Porta e re mbrojtese e New Orleans janë mbyllur me shpresen se do te arrijne te frenojne vërshimin e ujërave. Frika eshte e madhe, edhe pse Isaac ka shume gjasa te dobesohet perpara se te mberrije ne New Orleans. Nuk presim nje uragan te ngjashem me Katrinen, por nuk harrojme se edhe uraganet e kategorive me te vogla mund te vrasin, tha kryebashkiaku i qytetit, Mitch Landrieu.

New Orleans-i eshte veçanerisht i rrezikuar nga stuhite per shkak te hapjes qe ka dhe qendres krejtesisht nen nivelin e detit. Shpresat jane qe porta mbrojtese 8 metra e larte te shmange problemet e 2005-ses, kur qyteti u permbyt pjeserisht edhe per shkak te deshtimit te argjinaturave.

Presidenti Obama i bëri thirrje banorëve të zonave që mund të preken nga uragani të ndjekin me kujdes lajmërimet e zyrtarëve lokalë dhe atyre shtetërorë, sidomos në se jepet urdhëri për evakuim. Shefi i Shtepise se Bardhe tha se në këto kushte nuk është koha që për të mos u kushtuar rëndësisë paralajmërimeve.

Nje dite me pare, ai deklaroi gjendjen e emeegjencës për Luizianën, duke i hapur rrugen financimeve federale për këtë shtet. Isaac, një stuhi tropikale e shnderruar ne uragan te kategorise se pare që përparon ngadalë, mund të sjellë me vehte reshje të shumta dhe të shkaktojë përmbytje në pjesën më të madhe të shteteve bregdetare. Edhe pse nuk eshte dhene urdher per evakuim masiv, guvernatori i Luizianes i ka keshilluar sidomos banoret e zonave te uleta te gjejne mundesine per nje largim te perkohshem.(tch)

Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Urgani Isaac, largohen banorët e New Orleans Empty Re: Urgani Isaac, largohen banorët e New Orleans

Wed 29 Aug 2012 - 19:08
Keta te shkretet perhere i merr dallga para i kane fillu me bo koleksione uraganesh...hahah grrrr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi