Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

A ka dështuar “Evropa”? Empty A ka dështuar “Evropa”?

Wed 29 Aug 2012 - 22:37
A ka dështuar “Evropa”? 249-225x300Gjermanët duhet të mbajnë një diskutim miqësor publik për atë çka do të thotë të qenët evropian, sa mirë duhet të sillen qytetarët evropianë karshi evropianëve të tjerë dhe pse një Evropë e fuqishme është në të mirë të interesave gjermane në një botë të dominuar nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe fuqitë në shpërthim, si India dhe Brazili. Pa një diskutim të tillë, dhe pa koncesione të njëmendta ndaj Greqisë, është e pashmangshme dalja e Greqisë nga eurozona – dhe bashkë me të do të pasojë edhe triumfi i shpirtngushtësisë në Evropë







New Haven – Javën e kaluar, liderët evropianë u takuan në Berlin lidhur në kulmin e shenjave të reja të një recesioni të pashmangshëm dhe një konsensus në rritje se Greqia do të mundë dilte nga eurozona brenda një viti – një lëvizje që do të kishte pasoja të mëdha për të ardhmen e monedhës.

Ka shumë arsye prapa kësaj krize, prej korrupsionit dhe papërgjegjësisë kolektive në Greqi deri në ashpërsitë institucionale evropiane dhe mungesën e një koncepti se një union financiar nuk mund të funksionojë pa një union fiskal. Ama kjo nuk është një storie vetë me shpenzimin e tepruar dhe politikën monetare. Kriza e borxheve evropiane nuk është vetëm një krizë ekonomike: është një konflikt në përshkallëzim identiteti – një konflikt etnik.

Bashkimi Evropian ishte një koncept politik, i dizajnuar për ta zbutur Gjermanisë luftëdashëse. Ndërvarësi e fuqishme ekonomike dhe një identitet i përbashkët evropian, ishte menduar, do të kultivoheshin nga institucionet e unionit, derisa evropianët përfitonin nga prosperiteti ekonomik që kishte krijuar integrimi.

Elitat mund ta shisnin atë koncept para publikut të tyre derisa Evropa prosperonte dhe kishte status të lartë ndërkombëtar. Por unioni e humbi shkëlqimin e vet. Po pëson rënie dhe po plaket. Aleti i moçëm, Shtetet e Bashkuara, po ndërron kahun e vëmendjes drejt Azisë Lindore. Politika evropiane e mbrojtjes së përbashkët është e përciptë.

Derisa statusi i Evropës po pëson rënie, identiteti tashmë i lëkundur evropian do të dobësohet edhe më tepër dhe qytetarët e shteteve më të pasura evropiane me gjasë do të parapëlqejnë të identifikohen me identitetin kombëtar – si gjermanë ose francezë – sesa si evropianë. Kjo redukton mundësinë se ata do t’i përdorin taksat e tyre për të ndarë pako shpëtimi për shtetet jugore evropiane që dallojnë kombëtarisht, veçanërisht ndaj grekëve krejtësisht të ndryshëm në aspektin kulturor; dhe kështu do të shkatërrohet çdo prospekt për integrim fiskal që do ta shpëtonte euron.

Rezultati është një rreth vicioz: dhe kështu do të ritheksohen identitet etnike, dallimet etnike do të bëhen më të mëdha, dhe të gjitha palët do t’u kthehen paragjykimeve dhe stigmatizimit të rivaliteteve nëpër gjuhën ose veprimeve që kanë tendencën e dehumanizimit, si rrjedhojë duke justifikuar veprimet armiqësore. Kjo është një punë e zakonshme në konfliktet anembanë botës, dhe është evidente edhe në Evropën e sotme.

Rrëshqitja drejt konfliktit etnik në Evropë nuk është e dhunshme, por gjithsesi do të jetë destruktive, ekonomikisht dhe politikisht. Merrni parasysh tensionet në rritje ndërmjet Greqisë dhe Gjermanisë. Një anketim i fundit ka treguar se shumica e gjermanëve e duan Greqinë jashtë eurozonës nëse grekët nuk i zbatojnë me shpejtësi reformat, megjithëse analistë të respektuar thonë se një dalje e Greqisë do të kishte kosto të pakalkulueshme për Gjermaninë. Afërmendsh se diçka më e thellë po motivon publikun gjerman.

Një studim i fundit nga shkencëtarët politikë, Michael Bechtel, Jens Hainmueller dhe Yotan Margalit, ka treguar se sjellja e votuesve gjermanë karshi pakove të shpëtimit pritet të shpjegohet nga shkalla e tyre e “kozmopolitanizmit”, ose nga përmasa mbi të cilën ata identifikojnë veten gjeografikisht dhe kulturalisht me grupe të largëta. Individët më kozmopolitë ka më shumë gjasë të mbështesin fqinjët jugorë të Gjermanisë që po kërkojnë pako shpëtimi.

Fatkeqësisht, kozmopolitanizmi mund të jetë viktima e parë e tensioneve etnike në rritje, derisa popullsitë reagojnë negativisht ndaj demagogjisë politike në përshkallëzim, duke fuqizuar krahun e ekstremistëve. Shembuj të stigmatizimit të tillë ka në Evropë, prej shkurtesës PIGS, që po përdoret kur iu referohen ekonomive në telashe të Portugalisë, Italisë, Greqisë dhe Spanjës, deri te analogjitë mjekësore e infektimit të Veriut nga Jugu i infektuar. Gjermanët u tregojnë grekëve se duhet të jetojnë; grekët ua kthejnë atyre duke i quajtur nazistë.

Kjo nuk vjen si pasojë e vështirësisë ekonomike ose frikës. Është një rishpërthim i pritshëm i identiteteve të serta kombëtare, të cilat shpresonte t’i zhdukte Bashkimi Evropian. Është fakt se shumë grekë, veçanërisht ata që jetojnë jashtë vendit, ende mbështesin linjën evropiane “të marrjes së ilaçeve” të përshkruara nga “mjekët” evropianë, pavarësisht sesa e dhimbshme është kjo.

Pse? Disa i druajnë një kryengritjeje sociale që një transicion drejt dhrahmisë do të mund të shkaktonte. Të tjerë mendojnë se politikanët populistë do t’i çonin duart prej të gjitha reformave strukturore pa i pasur evropianët mbi kokë.

Por psikologjia sociale sugjeron se shumë grekë mbase në mënyrë të dëshpëruar janë kapur pas identitetit evropian, sepse e dinë se ai u jep atyre më shumë vetëbesim sesa alternativa – identiteti ballkanas ose i Lindjes së Afërt prej të cilëve për dekada me radhë ishin munduar të distancoheshin. Reputacioni i dëmtuar i Greqisë i bën disa grekë të mbahen për identitetin evropian. Ama edhe kjo mund të mos zgjasë shumë.

Gjermanët duhet të mbajnë një diskutim miqësor publik për atë çka do të thotë të qenët evropian, sa mirë duhet të sillen qytetarët evropianë karshi evropianëve të tjerë dhe pse një Evropë e fuqishme është në të mirë të interesave gjermane në një botë të dominuar nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe fuqitë në shpërthim, si India dhe Brazili. Pa një diskutim të tillë, dhe koncesione të njëmendta ndaj Greqisë, është e pashmangshme dalja e Greqisë nga eurozona – dhe bashkë me të do të pasojë triumfi i shpirtngushtësisë në Evropë.

(Autori është profesor i shkencave politike dhe drejtor i programit të etikës, politikës dhe ekonomisë në Universitetin e Yale. Shkrimi është marrë nga gazeta “The New York Times”.)
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

A ka dështuar “Evropa”? Empty Re: A ka dështuar “Evropa”?

Wed 29 Aug 2012 - 22:43
Gjermani nuk eshte nje lop qumeshtore ku mund te mjel kushdo.Ne Kine e Indi njerzit mbajen dhe me kosha akoma.Greqia duhet tu jap fund gjenjeshtrave te saja dhe ta krkoj fajin ne strukturat e saje se nuk eshte e afte te qendroje ne EU.Nderime Miku.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi