Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Serbia i futi ilegalisht në Kosovë artefaktet e rrëmbyera para 12 vjetësh Empty Serbia i futi ilegalisht në Kosovë artefaktet e rrëmbyera para 12 vjetësh

Fri 31 Aug 2012 - 15:02
Message reputation : 100% (1 vote)
Serbia i futi ilegalisht në Kosovë artefaktet e rrëmbyera para 12 vjetësh F1_leposaviq-ekspo1346395587
Prishtinë, 31 gusht - Shteti serb e ka injoruar tërësisht shtetin kosovar kur ka zhvendosur nga Beogradi në Leposaviq një pjesë të koleksionit të artefakteve që ia mori Kosovës gjatë luftës. Doganat e Kosovës nuk kanë asnjë të dhënë se nga cila pikë kufitare janë futur artefaktet e ekspozuara në qendrën kulturore në qytetin verior të vendit, në kuadër të ekspozitës “Trashëgimia arkeologjike dhe etnografike e Kosovës e Metohisë” e organizuar nga i ashtuquajturi “Muzeu i Prishtinës” me seli në Beograd. Ekspozitën - institucioni serb i themeluar fill pas luftës ku janë vendosur më se 3 mijë artefakte që u morën nga Muzeu i Kosovës – është hapur të hënën e 27 gushtit.

“Ne nuk kemi ndonjë të dhënë se ndonjë eksponat i trashëgimisë kulturore ka hyrë në Kosovë. Kësisoj ato kanë hyrë nëpërmjet rrugëve që nuk janë të autorizuara”, i ka thënë “Kohës Ditore” Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

“Për ne kjo konsiderohet hyrje ilegale. Pra kanë hyrë ilegalisht”. Stavileci nuk ka dashur të paragjykojë se nga cila anë e kufirit kanë mundur të futen artefaktet, por ka premtuar një gjë. “Si hyrje ilegale Dogana do ta trajtojë këtë në bazë të ligjit”, ka thënë Stavileci.

Por nuk është vetëm autoriteti i doganave kosovare që nuk kanë informacion për mënyrën se si janë zhvendosur këto artefakte në Leposaviq. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe ministër i Drejtësisë nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këtë. “Pyetni Memlin”, ka qenë komenti i tij në pyetjen nëse Qeveria e Kosovës ka ndonjë koment për zhvendosjen e artefakteve të cilat Kosova i kërkon prej pasluftës. Por ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, ka heshtur. Ai nuk u është përgjigjur thirrjeve e as mesazheve telefonike të gazetës për tri ditë.

E drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë në këtë ministri, Vjollca Aliu, ka thënë se krejt çfarë ka bërë ajo si drejtoreshë është angazhimi i një punëtori të departamentit që të merret me përmbajtjen e koleksionit të vendosur në Qendrën e Kulturës në Leposaviq.

“Kam angazhuar dikë në departament që të shkojë në atë qendër që të merret vesh se çfarë ekspozite është dhe çka përmban. Më pas do të marrim vesh se çfarë të bëjmë”, ka thënë Aliu. Ajo ka theksuar se është e rrezikshme të shkohet në Leposaviq. Pjesa veriore e vendit ka vite që është e izoluar nga pjesa tjetër, ndërkohë që ka më shumë se pesë muaj që serbët lokalë të asaj pjese kanë vendosur edhe barrikada.

“E di që është zor që të hyhet atje, por do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Aliu.

Shkuarja në Leposaviq për të bërë vlerësimin e eksponateve konsiderohet rrezik edhe nga drejtori i Muzeut të Kosovës, Shafi Gashi. Ai ka kërkuar që Ministria e Kulturës të bashkëpunojë me autoritetet politike vendore dhe ndërkombëtare që ta zgjidhin këtë çështje (gjerësisht në “Kohën Ditore”).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi