Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Receta perfekte? Gatimi në familje përçon dashuri Empty “Receta perfekte? Gatimi në familje përçon dashuri

Thu 6 Sep 2012 - 16:04
“Receta perfekte? Gatimi në familje përçon dashuri RONELAEmanuela Sako

- E ftuara e SH.F. këtë javë, dietologia Rolina Naço: Çfarë është uria emocionale dhe cili është hapi tjetër, pasi kemi humbur peshën e tepërt

Në rubrikën tonë të përjavshme në SH.F. këtë të dielë kemi ftuar dietologen Rolina Naço. Në klinikën e saj përballet me mosha të ndryshme që kanë probleme me peshën. “Tek moshat e reja edhe pse mund të jenë mbipeshë jo gjithmonë përballemi me probleme shëndetësore, pasi ata kanë ende një organizëm të fuqishëm. Por, kjo është shumë e përkohshme dhe nëse personi nuk arrin të ulë peshë problemet shëndetësore do të shfaqen një nga një. Ndikon shumë kohëzgjatja e të qenit një trup mbipeshë, - thotë ajo ndërsa flasim për dietat. Më poshtë, një pjesë e intervistës këshilluese me të, e cila mund të lexohet e plotë në Shekulli Online:

Rolina, duke pasur parasysh që ushqimi është tepër i rëndësishëm për organizmin, pse ua konsiderojmë ves atyre që u pëlqen ta teprojnë pak me ushqimin? Sa është masa e duhur e ushqimit për një njeri?

Për t’u përgjigjur po bëj një krahasim. Një fëmijë i sapolindur ushqehet kur ka uri dhe ndalon të ushqehet sapo të jetë ngopur. Është një instikt që e kemi patur të gjithë, por problemi fillon kur nisim të ngatërrojmë urinë biologjike me urinë emocionale. Për të rikthyer në normalitet kontrollin e urisë emocionale është një punë e gjate, por jo e pamundur, pasi duhet të luftojmë me veset tona të përditshme.

Çfarë është uria emocionale?

Është vënë re se përveç urisë biologjike, kemi edhe një uri tjetër të quajtur ‘uria emocionale’ kur shumë njerëz abuzojnë me ushqimin, duke marrë një lloj kënaqësie nëpërmjet hiperkonsumimit. Hiperkonsumimi i ushqimit lidhet me shumë emocione të ndryshme si stresi, frika, vetmia, trishtimi etj. Konsiderohet si një çrregullim i viteve të fundit dhe vihet re tek personat që kanë besim të ulët për vetveten ose ndjehen inferiorë.

Çfarë duhet bërë në këtë rast?

Në këtë rast një dietolog është personi më i duhur për të gjetur çelësin e raportit me ushqimin, por edhe për ta personalizuar atë.

Për ta personalizuar do të thotë që dietë perfekte që vlen për të gjithë nuk ka?

Dieta perfekte do të ishte një dietë e personalizuar, e cila do të ketë si qëllim rënien në peshë, por pa qenë një dietë ekstreme që të kufizon një gamë të madhe të ushqimeve të përditshme.

Kur është periudha më e përshtatshme për të nisur një dietë?

Jo gjithmonë është periudhë e përshtatshme për të mbajtur një dietë. Ashtu si u përmend më sipër shpeshherë sjellja jonë me ushqimin lidhet edhe me anën psikologjike, por edhe me jetën tonë të përditshme. Pra, nese jemi duke kaluar një stres gjatë punës, nëse kemi probleme të ndryshme ose jemi në një periudhë transiti, në udhëtim pune etj, nuk do të ishte periudha më e përshtatshme për të filluar një dietë ose më mirë një regjim ushqimor (ashtu si më pëlqen ta quaj) ndaj dhe është shumë e rëndësishme që të gjejmë momentin më të duhur… Këmëngul që duhet të drejtohemi në një dietolog për këshilla të personalizuara.

Ka realisht njerëz obezë që kthehen në normalitet? Apo gjithmonë ka një dozë teprimi në këto raste?

Sigurisht që ka obezë që kthehen në normalitet. Më kujtohet një rast, që pasi kishte arritur qëllimin dhe kishte humbur 20 kg për 5 muaj më thotë se “nuk e dija që kam vuajtur 10 vjet, nga diçka që mund të shpëtoja në 5 muaj”. Por të mos harrojmë, qëllimi i dytë dhe më kryesori është: ato kg që kemi humbur të mos i rimarrim përsëri.

Thuhet se mbipesha është e ndarë sipas qyteteve, si ndodh kjo?

Kjo është shumë e vërtetë, sepse këtë fenomen e shikojmë më shumë në Tiranë. Kjo ka shumë arsye, lidhet me rrethanat e jetesës. Por në Shqipëri mund të them se ende nuk kemi probleme të mëdha me obezitetin, duke u krahasuar me shtetet e tjera perendimore, megjithëse stili i jetës perëndimore ka filluar të jetë një prototip edhe këtu.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi