Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Greqia s'ndryshon qëndrim për Kosovën Empty Greqia s'ndryshon qëndrim për Kosovën

Sun 9 Sep 2012 - 19:37
Beograd, 7 shtator 2012 - Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim për
mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar të enjten ambasadori
grek në Beograd, Dimostenis Stoidis.

Gjatë bisedës me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq,
Stoidis ka thënë se Athina do të bëjë gjithçka që rruga e mbetur e
Serbisë drejt Bashkimit Evropian, "të kalojë me sukses".

Diplomati grek po ashtu ka thënë se Greqia inkurajon Serbinë për të vazhduar bisedimet me Prishtinën.

Stefanoviq, nga ana e tij, ka thënë se Serbia nuk do të ndryshojë
politikën ndaj Kosovës dhe nuk do të njohë kurrë pavarësinë e saj,
ndonëse “është e hapur për dialog me të”.

Greqia, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë, Qipron dhe Spanjën, janë pesë
vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.


(QIK)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi