Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Miliarda lekë të humbura nga BSH-ja Empty Miliarda lekë të humbura nga BSH-ja

Wed 19 Sep 2012 - 13:19
Banka e Shqipërisë, jo vetëm që ndjek politikën monetare, kontrollon stabilitetin e çmimeve, apo mbikëqyr bankat e nivelit të dytë për aktivitetin e tyre, por siguron të ardhura të ndryshme përmes huave. Në vitin 2011, BSH derdhi në arkën e shtetit 5.7 miliardë lekë, ose 15 për qind më shumë se në 2010-n, vit në të cilin banka bleu ish-hotel “Dajtin”, për 4 miliardë lekë.

Ky fond derdhet si fitim i BSH-së, për aktivitetin e kryer, pasi janë zbritur shpenzimet. Viti 2010 konsiderohet nga statistikat si periudha më e errët e bankës sonë qendrore, pasi regjistron nivelin më të ulët të derdhjes së fitimit që prej 2001-shit.

Sipas Ministrisë së Financave, institucioni që menaxhon të ardhurat në arkën e shtetit, fitimet e BSH-së kanë rënë nga njëri vit në tjetrin. Kështu, në vitin 2001, banka derdhte në buxhet rreth 11 miliardë lekë, duke zënë kështu afro 7 për qind të totalit tek të ardhurat e shtetit. Ky ritëm fitimesh vijoi deri në vitin 2003, me 9 miliardë lekë të ardhura, duke mbajtur një peshë në totalin e të hyrave në buxhet, prej 6 përqindësh.

Viti 2004 dhe më tej rezulton si kthesa negative, pasi të ardhurat ranë direkt me 45 për qind (sikurse duket nga grafiku), duke arritur me rreth 5 miliardë lekë. Ky vit përkon me ardhjen në krye të Bankës së Shqipërisë të guvernatorit Ardian Fullani, i zgjedhur me rekomandim nga Kryeministri socialist i kohës, Fatos Nano.

Për fat të keq, në bilancet e BSH-së nuk gjen informacion mbi shkaqet e rënies së të ardhurave, sidomos në nivel kaq të lartë. Ritmi i derdhjes së fitimit në arkën e shtetit mbeti afër 5 miliardë lekë, përjashto vitin e krizës në 2009-n, kur qeveria siguroi nga BSH rreth 6.2 miliardë lekë të ardhura. Ndoshta kjo është shenjë e qartë, e cila tregon se kur qeveria, me anë të Kuvendit ka treguar vullnetin për të monitoruar shpenzimet e BSH-së ia ka dalë qëllimit, pasi pikërisht, në periudhën më të vështirë, BSH e rrit dozën e arkëtimit me 500 milionë lekë më shumë.

Paralelisht me uljen e derdhjes së fitimit në arkën e shqiptarëve (buxheti), BSH ka rritur tej mase shpenzimet, sidomos në dy vitet e fundit, me të paktën 40 për qind. Viti 2010 konsiderohet më negativi, pasi BSH ra poshtë kufirit historik nga viti 2001 e këtej, me 4.9 miliardë lekë. Kjo është periudha kur BSH bleu ish-hotel “Dajtin”, me kërkesë të Ministrisë së Financave, pasi vendi kishte nevoja për para.

Shpenzimet e BSH janë zbardhur ditët e fundit në media, ku bien në sy transferta të palogjikshme si për blerje, ashtu edhe për aktivitete, siç ishte turneu i volejbollit për femra, për të cilën u shpenzuan afro 300 mijë dollarë. Në emër të pavarësisë që i jep ligji i miratuar nga qeveria shqiptare, BSH ka pasur mundësi të luajë me hapësira të shumta, aq sa për një vit kalendarik shpenzon 1 milion dollarë për kreditë që u jep punonjësve të saj, me interes 0.5 për qind dhe me afat 30 vjet.

Për çdo vit financiar, fitimi neto i Bankës së Shqipërisë llogaritet pasi të zbriten nga të ardhurat shpenzimet e bëra për vitin financiar në fjalë dhe pas veçimeve për borxhe të dyshimta e pa shpresë arkëtimi, masa e zhvlerësimit të mjeteve në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si dhe kontributi për fondet e pensionit të personelit; shpenzimet e miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës për qëllime të tjera që konsiderohen si të nevojshme për Bankën e Shqipërisë. “Gjithashtu, ligji ka krijuar edhe një kategori tjetër shpenzimesh, të cilat i lihen kompetencë Këshillit Mbikëqyrës për t’i miratuar dhe që vetë Banka e Shqipërisë i konsideron të nevojshme”, thotë një paragraf i ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”. Pikërisht kjo pjesë, si dhe shpenzimet e miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës, (neni 7) për nevoja të bankës, konsiderohen të dyshimta dhe të ekzagjeruara në raport me nivelin ekonomik të popullsisë në vend.

Gazeta "Shqip"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi