Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Marrëveshja e Ohrit fitore apo humbje? Empty Marrëveshja e Ohrit fitore apo humbje?

Wed 26 Sep 2012 - 18:56
Marrëveshja e Ohrit fitore apo humbje?
Nga Faik KRASNIQI

Maqedonia është shtet ndërkombëtarisht i njohur, por i kontestuar nga grekët, bullgarët dhe serbët. Vetëm shqiptarët e njohin të drejtën e banorëve sllav për komb, gjuhë, kulturë, kishë të mëvetësishme ndërkohë këto sllav për 60 vjet i kanë mohuar të drejtat e popullit shqiptarë që jeton në ish Republikën Jugosllave në Maqedoni.

Në këtë vend nuk ka konsensus apo kohezion në mes dy komuniteteve më të mëdha, sllavëve dhe shqiptarëve, që tregon se çfarë në të vërtetë është Maqedonia. Nga kjo del se nuk mund të flasim për “maqedonas” në kuptimin territorial, sepse një nocion i tillë nuk pranohet nga shqiptarët.

Popullata sllave tenton që në çdo mënyrë ta ruaj primatin (etnocentrizmin), ndërkohë që shqiptarët duan atë ta shkrijnë në një shtet dykombësh të tipit të Belgjikës, që në të vërtetë do të ishte e ardhmja e këtij vendi (nëse mbijeton në 10-15 vitet e ardhshme).
Marrëveshja e Ohrit fitore apo humbje? Oheri
Sllavët tentuan të ndahen territorialisht nga shqiptarët, por kjo nuk ndodhi për shkak të përzierjes së madhe të popullatës në shumë pjesë të vendit, me ç`rast një veprim i dhunshëm në këtë drejtim do të sillte gjenocid ndaj njëri-tjetrit.

Me fjalë të tjera, Arbëria (Maqedonia) nuk mund të mbijetojë si shtet unitar dhe Marrëveshja e Ohrit ka qenë vetëm një Marrëveshje ”paqësore” e cila i ka dhënë drejtimin e duhur për mbijetimin momental të shtetit.

Zgjidhjet ligjore që dolën pas Marrëveshjes së Ohrit janë kuantitativisht dhe kualitativisht më të dobëta sesa vet Marrëveshja apo edhe ”Kushtetuta e Ohrit”, mu për arsye të potencës së dobët profesionale dhe politike të partisë shqiptare (BDI) në pushtet, dhe aftësisë së madhe të ish komunistëve sllav për t’i ndryshuar gjërat që në dukje të parë nuk janë të rëndësishme, por që në fundament tentojnë të ruajnë etnocentrizmin sllavomaqedonas (bullgar) në këtë vend.

Por, edhe këto fitore të sllavomaqedonasve (bullgarëve) pas Marrëveshjes së Ohrit janë të përkohshme, sepse nuk ndryshojnë esencën e çështjes e që është se Arbëria (Maqedonia) pa shqiptarët nuk mund të jetë shtet, por me shqiptarët të integruar e të barabartë po.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të ”ALEANCA KUQ E ZI”)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi