Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dritherat Integral  Empty Dritherat Integral

Sat 6 Feb 2010 - 15:28
Konsumimi i drithërave tre herë në ditë mund të parandalojë paraqitjen e diabetit të llojit 2, sëmundjeve koronare të zemrës si dhe grumbullimin e kilogramëve të tepërta në organizëm.
Megjithatë, sipas rezultateve të fundit, janë të rrallë adoleshentët dhe të rinjtë të cilët iu përmbahen këtyre këshillave.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 792 adoleshentë dhe 1686 të rinj të moshës 15 deri në moshën 23 vjeçare. Duke përdorur pyetësor të shpeshtësisë së konsumimit të ushqimit, autorët e studimit kanë arritur deri te përfundimi se të rinjtë konsumojnë më pak se një herë në ditë drithërat integrale.

Faktori që më së shumti ndikon në konsumimin e paktë të drithërave integrale është prania e tyre në shtëpi./
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dritherat Integral  Empty Përse duhet të konsumojmë drithëra

Thu 27 Sep 2012 - 9:53



Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. E ndër ushqimet që nuk duhet të shmangim asnjëherë janë edhe drithërat.

Llojet kryesore janë gruri, misri, thekra, elbi të cilat mund të konsumohen në forma të ndryshme. Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji thotë se vlerat ushqyese të kësaj klase ushqimesh janë të pakrahasueshme me të tjerat.

“Si rregull, drithërat janë një klasë shumë e rëndësishme e llojit të ushqimeve, mbase klasa më e rëndësishme në piramidën ushqimore. Ato janë të domosdoshëm për të siguruar energji dhe për të realizuar proceset jetësore brenda organizimit tonë. Për këtë arsye, janë të përhapura në mbarë botën dhe është pothuajse e paimagjinueshme të mendohet një vaft pa të paktën një produkt dridhi”, deklaroi Gjergji.

Sipas mjekëve e mira e parë që ne marrim nga konsumimi i drithrave është energjia. Kjo energji vjen kryesisht nga përmbajtja e karbohidrateve, sheqernave, proteinave dhe yndyrnave që gjenden tek drithërat. Por, ato janë të domosdoshëm edhe për shkak se mbartin disa mikroorganizma të domosdoshëm për trupin tonë.

“Fibrat e ndodhura në drithëra janë ato që bëjnë diferencën me klasat e tjera ushqimore, pasi janë të domosdoshme për tretjen e ushqimeve, duke ndikuar në një shëndet më të mirë jo vetëm të traktit tretësor, por i të gjithë organizmit në tërësi”, deklaroi mjeku.

Përveç këtyre të mirave që na vijnë nga ushqimet me bazë drithin, sipas mjekëve një arsye tjetër është për t’i konsumuar është se ulin rrezikun e disa sëmundjeve. Sipas specialistit, “ata që hanë shumë fibra janë më pak obezë, më pak të shëndoshë dhe vuajnë më pak nga zemra, diabeti dhe obezeti. Studimet e fundit tregojnë se preken edhe më rrallë nga tumoret e ndryshme, sidomos nga ai i zorrës së trashë”.

Drithërat duhen konsumuar edhe për shkak të kriprave minerale që kanë. Ushqimet që vijnë nga drithrat mbartin shumë vitamina, sidomos ato të grupit D, vitamina këto që mund të luftojnë edhe sëmundje si diabeti apo skleroza.

Por, shumicën e vlerave ushimore drithrat i përmbajnë në formën e tyre integrale ose të papërpunuara. Të prirur nga ideja për të rënë në peshë shumë njerëz mund të realizojnë dieta vetëm me drithëra, por kjo sipas dietologes Marinela Naska nuk është e rekomandueshme.

“Ka persona që kanë vullnet të fortë me dietat, por ato me shumë drithëra nuk janë të këshillueshme, pasi mërzitesh duke ngrënë vetëm drithëra dhe kur mbaron dietën, ka shumë gjasa që ato kilogramë të rikuperohen menjëherë, pasi ndryshon mënyra se si ushqehesh. Është e këshillueshme që dietat të jenë të balancuara, midis drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore”.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dritherat Integral  Empty Vetitë e drithërave integrale

Mon 22 Oct 2012 - 14:27
Dritherat Integral  Images

Gruri
Gruri integral rritë imunitetin, përshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, është efikas kundër lodhjes dhe rregullon tretjen, shëron alergjinë si dhe është i dobishëm te sëmundjet e zemrës.
Gruri integral rritë imunitetin, përshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, është efikas kundër lodhjes dhe rregullon tretjen, shëron alergjinë si dhe është i dobishëm te sëmundjet e zemrës.
Gruri përmban proteina deri në 70%, kurse sasia e yndyrave dhe karbohidrateve është simbolike. Tretet lehtë dhe asimilohet shpejt, prandaj iu preferohet sportistëve dhe fëmijëve.

Vetitë shëruese të thekrës
Thekra është një drithë, i cili me shekuj ka garuar me grurin në prodhimin e bukës edhe pse sot gruri është dominues.
Thekra përmban 74% karbohidrate, 9,3% proteina dhe 1,8% yndyrë. Përmban edhe vitaminë B. Buka e thekrës preferohet të përdoret kundër diabetit, anemisë, te vështirësitë në klimaks, te kapsllëku, si dhe për përmirësimin e sistemit nervor.

Vetitë shëruese të elbit
Elbi pa të drejtë konsiderohet ushqim i të varfërve. Sipas vlerave biologjike, elbi është më i shëndetshëm se gruri, sepse ka veti të mëdha shëruese. Është njëri ndër drithërat më të vjetra. Elbi përmban 35% të thartirave të pangopura yndyrore, të cilat ulin kolesterolin në gjak. Elbi përmban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8% yndyrë, por është i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Elbi ulë kolesterolin, forcon organizmin, është efikas kundër plakjes, kundër sëmundjeve të enëve të gjakut, reumës, dhembjes së lukthit dhe fytit.

Vetitë e dobishme të tërshërës
Tërshëra është drithi më i dobishëm. Por, më shumë përdoret si ushqim i kafshëve. Kohëve të fundit në treg mund të gjenden flluskat (flakes) e tërshërës, të cilat janë tepër të dobishme. Për shkak të përmbajtjes së pasur me minerale dhe vitamina, tërshëra më shumë mund të konsiderohet ilaç, sesa ushqim. Përmban më shumë se 20 aminoacide esenciale. Tërshëra pastron gjakun, është i dobishëm kundër sëmundjes së sheqerit, i bën mirë mëlçisë, vezorëve, mitrës. Është efikas kundër kariesit.

Vetitë e mira të misrit
Misri ka prejardhjen nga Meksika. Misri është bima e vetme së cilës deri sot nuk i është gjetur varianti i egër. Kokrra e misrit është e pasur me karbohidrate, amidon, sheqer dhe proteina. Misri përmban shumë vitamina dhe minerale. Misri ul shtypjen e lartë të gjakut, është i dobishëm te sëmundjet e enëve të gjakut, kundër diabetit, largon gurin në veshkë, është i dobishëm kundër rakitit, dhembjes së shpinës, sëmundjeve të mushkërive etj.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dritherat Integral  Empty Re: Dritherat Integral

Mon 3 Dec 2012 - 13:18
"Sa më shumë drithëra integrale"
me
"Vetitë e drithërave integrale"

temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dritherat Integral  Empty Re: Dritherat Integral

Mon 3 Dec 2012 - 13:19
"Vetitë e drithërave integrale"
me
"Përse duhet të konsumojmë drithëra"

temat u bashkun
Sponsored content

Dritherat Integral  Empty Re: Dritherat Integral

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi