Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Më në fund; “Hubble” fotografon “fundin” e universit! Empty Më në fund; “Hubble” fotografon “fundin” e universit!

Thu 27 Sep 2012 - 16:57
Më në fund; “Hubble” fotografon “fundin” e universit! XDF-300x200Teleskopi i NASA-s, më në fund ia arrin të fotografoj “fundin” e universit!
Fotografia përbën “çelësin” e përjetshëm, citon alb-observer.com, njëkohësisht dhe i galaktikave më të reja dhe më të vjetra, si dhe trupave të tjerë hapësinorë të cilat janë më të largëtat e universit që kanë moshë 450 milionë vite dritë, pas “Shpërthimit të Madh” – “Big Bang” të gjithësisë, që ndodhi para 13.7 miliardë vite dritë më parë.

Imazhi me emrin “Habble eXtreme Deep Field”, ose thënë thjesht, XDF, mbulon vetëm një pjesë të vogël të hemisferës së jugut, në drejtim të konstelacionit të Fornax dhe shton 5.500 galaktika nga fotografitë e më parme analoge XDF të teleskopit që nga viti 2003, të cilat i përkisnin të njëjtës njësi hapësinore.
Shumica e këtyre galaktikave zbehta kanë shkëlqim vetëm një të miliardit të asaj që mund të shihet sy lakuriq.

Universi i lashtë, citon alb-observer.com, ishte një vend I dhunshëm, pasi galaktika përplaseshin me njëra-tjetrën dhe si pasoj lindnin yje të rinj. Drita që rezultonte nga këto ngjare dramatike, arrin në tokë pikërisht në këto momente dhe “kapet” nga portreti fotografik i XDF, i cili rekomandon një lloj “tuneli” brenda në kohën kozmike, pasi përshkruan të kaluarën pafund të kozmosit.

Pra se të vihej në funksion “Hubble”, astronomët mundeshin të shikonin galaktika maksimumi deri në 7 miliardë vite dritë larg. Por, teleskopi i ri hapësinor “James Webb” i cili do të zëvendësoi “Habbel” me aparaturat e tij moderne që ai është pajisur, si dhe me aftësitë me optikën info të kuq që ai disponon, do te jetë në pozicion të shikojë shumë më thellë në të kaluarën e “errët” të universit dhe fotografitë e ardhshme të XDF pritet të jenë edhe më të pasura në përmbajtje!/alb-observer.com/
Më në fund; “Hubble” fotografon “fundin” e universit! Hubble
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi