Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? Empty The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar?

Sat 29 Sep 2012 - 0:43
Bunkerët e ngritur gjatë regjimit komunist janë sërish në qendë të mediave ndërkombëtare. Sot, e përditshmja britanike “The Guardian” i dedikon një artikull pikërisht bunkerëve, dhe mënyrës së si shqiptarët po sillen me këto objekte.Për disa ata janë shumë të shëmtuar, kujtim i së kaluarës paranojake që duhet zhdukur. Për të tjerë, bunkerët e periudhës komuniste janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe që nuk duhet humbur, shkruan britanikja.“Bunkerët e ndërtuar dekada më parë nga diktatori, Enver Hoxha po zhduken shpejt. Njëherë e një kohë ka pasur më shumë së gjysmë milion, të ndërtuar për të mbrojtur shtetin e izoluar komunist nga imperializmi dhe revizionizmi. Tani shumica prej tyre janë zhdukur”- shkruan The Guardian.
Gazeta sjell më tej disa përpjekje që po bëhen në vendin tonë, të cilat tentojnë të mos i zhdukin ato. Guardian sjell në vëmendje projektin shqiptaro-gjerman për ta kthyer një nga bunkerët në bregdetin e Tales në një bujtinë. Në qendrën kulturore Tirana Ekspres gjen disa syresh, thuhet më tej, ndërsa një artist tatuazhesh e ka kthyer një bunker në një sallon tatuazhesh.
Artisti, Elian Stefa thotë për Guardian se “Potenciali është i madh, veçanërisht për turizmin.” Gazetari Llazar Semini shprehet se bunkerët janë të shpërndarë në çdo qytet, dilema për t’i shkatërruar apo “rindërtuar” i ndanë shqiptarët. Shumë prej njerëzve thotë ai, do të donin t’i zhduknin ato.
Kohët e e fundit, shkruan më tej britanikja, bunkerët janë përdorur për marrjen e çelikut, ku një bunker i madh sjell të ardhura rreth 100-150 stërlina.
“Ata janë një testament për të kaluarën e Shqipërisë. Ata duhet të jenë të mbrojtura si monumente kulturore. S’mund t’i shkatërroni ato ,”- citon Guardian, publicistin Fatos Lubonja.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? Empty Re: The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar?

Sat 29 Sep 2012 - 12:51
Duhen ruajtur.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? Empty Re: The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar?

Sun 30 Sep 2012 - 15:30
Gjetja më e fundit, bunkerët kthehen në hotele
The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? 134-300x203
Një hotel shumë interesant është hapur në fshatin Tale të Lezhës. Ai quhet ‘Bed and bunker’, pasi ndërtesa është përdorur nga bunkerët ushtarak të kohës së Luftës së Ftohtë.
Këtë projekt e ka financuar një bankë gjermane dhe është projektuar nga disa studentë të artitekturës gjermano-shqiptare. Ata mendojnë që së shpjeti të krijojnë dhe dy hotele të tjera në këtë zonë pranë detit Adriatik. Hotelet nuk do vendosen në shërbim, ato do jenë thjesht punime dhe modifikime të kohës së komunizmit të ndërthurura me ditët moderne.
Për më tepër shikoni fotot…./alb-observer.com/
The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? 230The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? 324The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? 422The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? 516The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? 610
Sponsored content

The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar? Empty Re: The Guardian për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi