Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fatorinot, u thonë studentëve: “Kartën jepja Salës dhe LULI-t, ta ziejnë e t’i pijnë lëngun” Empty Fatorinot, u thonë studentëve: “Kartën jepja Salës dhe LULI-t, ta ziejnë e t’i pijnë lëngun”

Mon 1 Oct 2012 - 14:27
Fatorinot, u thonë studentëve: “Kartën jepja Salës dhe LULI-t, ta ziejnë e t’i pijnë lëngun” 91-300x198Nga: PERPARIM HALILI
Kaq budallenj qenkërkan këta studentët shqiptarë, sa që prej 7 vitesh vazhdojnë e besojnë Saliun dhe Luli-n për “Kartën e Studentit”?!! Po përmendim një fakt: Dje në autobuzin e linjës “TIRANA E RE”, u bë ky debat mes fatorinos dhe një studenti.
- Fatorino: Hajde, mxirrni shpejt abonetë, ose lekët!
- Studenti: Urdhëroni (dhe i zgjati një dokument me fotografi, me vulë dhe me siglën e bashkisë Tiranë).
- Fatorino: Çfaë është ky karton o çun, hec nxirr lekët, leri fletushkat?
- Studentii: Eshtë “Kartë Studenti”, më ka pajisur bashkia e Tiranës me këtë kartë, urdhëro shiko dhe librezën e studentit, që të bindesh që jam student”.
- Fatorino: Këtë copë karton me ngjyra, shko jepja kryetar Lulit dhe Salës ta ziejnë e t’i pijnë lëngun e jo mua, se unë nuk e njoh fare, po hec hidh lekët…
Studenti i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, sipas deklarimit zyrtar të bashkisë Tiranë, ishte pajisur me “Kartë Studenti” nga kjo bashki. Por “Karta e Studentit” nuk iu njoh, nuk iu përfill në transportin urban të Tiranës, paçka se ky shërbim publik është koncension që varet dhe kontrollohet direkt nga bashkia e Tiranës. Madje, shpërfillja dhe tallja e fatorinos me “Kartën e Studentit” shkoi deri në gallatë fatorinosh e shoferësh, sa ai e quajt “karton me ngjyra”, që duhet t’i jepet kryetar Lulit dhe kryeministër Salës, për t’a zier e për t’i pirë lëngun”. Në fakt, kështu po rezulton. Pas një viti mashtrimesh, “Karta e Studentit” po shpërndahet në formë kartoni identiteti tip “Flet-Hyrje” për studentët e Tiranës, si “realizim” fals i premtimeve të kryebashkiakut Lulzim Basha, bërë në fushatën elektorale të 8 majit 2011. Këtë premtim-mashtrim e bëri dhe kryeministri Sali Berisha qysh në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, por që nuk ua dha studentëve as si “copë kartoni”. Tashmë, studentët e Tiranës e kanë marrë në dorë “Kartën e Studentit”, por nuk ua pranon askush dhe askund, duke ua quajtur “një copë karton pa vlerë”. Historia e “Kartës së Studentit”, nis që në vitin 1992, kur Sali Berisha u premtoi “studentëve të dhjetorit ‘90” dhe të tjerëve, se do t’i pajiste me këtë dokument për të kryer disa shërbime publike falas, por i mashtroi. Këtë premtim e bëri dhe në vitin 2005, por përsëri i mashtroi. Këtë premtim e bëri dhe në vitin 2009, por i mashtroi. Këtë premtim e bëri dhe në vitin 2011 së bashku me “sillon” e tij Lulëzim Basha, por përsëri i mashtroi.
Tashmë, nnë fillim të vitit të ri akademik 2012-2013, studentët e Tiranës kanë në xhep “Kartë Studenti”, por që nuk ua përfill askush në shërbimet që parashikon kjo “kartë…”. Studentët e universiteteve në rrethet e vendit, nuk e kanë “kartën e studentit”, sepse nuk ua njeh ligji ta shpërndajnë por edhe sespe nuk duan të mashtrojnë si kryebashkiaku i Tiranës Lulëzim Basha dhe si “ekspert mashtruesi”, kryeministri Sali Berisha. Sipas informacionit që morrëm dje në bashkinë e Tiranës, deri tani janë pajisur afro 3500 studentë me këtë lloj karte. Por, ata e mbajnë kot në xhep “Kartën LULI”, mbasi nuk ua njeh askush, ka asnjë fuqi përdorimi, rezulton thjeshtë një copë karton ngjyrë PD-je, me fotografi, me stampë bashkie dhe me vulë e firmë “LULI”. Këtë firmë e vulë me siglën “LULI” nuk “mender e pjerdh” po askush, as në autobusët urban, as në spitale, as në klinika, as në CEZ, as në telekom, as në agjenci e qendra interneti, as në biblioteka, as POSTA, në hekurudhë, as në aeroporte, librarira, as në shtypshkronja, as menca konviktesh e askund,. Sipas deklartës së Lulëzim Bashës, kryebashiakut premtues-mashtrues e demagog të kësaj “karte kartoni” pa vlerë, vetëm në Tiranë janë afro 80 mijë studentë që do të pajisen me “Kartë Studenti”. Ndërsa sipas deklartës së Sali Berishës, kryeministrit premtues-mashtrues e demagog të kësaj “karte kartoni” pa vlerë, janë 120 mijë studentë në krejt vendin, që do të pajisen dhe trajtohen me “Kartë Studenti”. Pra, sipas demogogjisë dhe mashtrimit të këtyre dy ortak-pazarxhinjëve qeverisës, janë 120 mijë studentë “viktima” në mbarë vendin, të cilët po tallen e do të tallen kudo që do të paarqiten me më këtë “copë kartoni” pa vlerë.
“Karta e Studentit”, detyrim ligjor dhe jo mëshirë tallëse e dyshes SALI-LULI
Prej 7 vitesh kryeministri Sali dhe kryebashkiak LULI, po e trajtojnë “Kartën e Studentit” si premtim personal, si mëshirë deri tallëse për studentët. Në fakt pajisja e studentëve me “Kartë…” është detyrim i përcaktuar në ligjin shqiptar dhe detyrim për t’u zbatuar. “Karta e Studentit” nuk është “humanizëm” personal i dy krerëve të qeverisë dhe bashkisë Tiranë SALI-LULI, por është e drejtë e çdo studenti shqiptar, për ta përfituar si subvencion financiar, në disa sektorë shërbimesh publike e private. Këtë të drejtë, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës, kanë mbi 7 vite që po e servirin si “dhuratë perosnale”, duke e keq-përdorur banalisht si “kartë demagogjike” në fushata elektorale. Ja se çfarë përcakton ligji shqiptar për akordimin e “Kartës së Studentit”, e cila snuk ëhstë mësirë” dhe “dhuratë” e d demagogë-mashtruesve SALI-LULI, por e garanton dhe e detyron ligji për zbatim, Ja çfarë përcakton dhe sanksinon “LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, Nr. 9832, datë 12.11.2007, i hartuar në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, në nenin 56 të të çilët përçaktohet dhe sanksionohet kjo e drejtë, me 4 pika:
1. Studentët e institucioneve publike e private të Arsimit të Lartë në Shqipëri, pajisen me “Kartën e Studentit” e cila është dokument unik. Me anë të saj, studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.
2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përcakton kriteret dhe procedurat për përgatitjen dhe lëshimin e “Kartës së Studentit”.
3. Përfitimet e studentëve nga përdorimi i “Kartës së Studentit”, përballohen nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit të ministrisë përkatëse, që mbulon institucionin e arsimit të lartë shqiptar.
4. Kategoritë e shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore sipas kësaj karte, bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre interesat studentorë e me persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të ndryshme.
5. Ky ligj nis zbatimin në janar 2008.
Edhe pse pajisja me “Kartën e Studentit” është e sanksionuar dhe e njohur me ligj, e detyrueshme për zbatim që në “sekondën” kur miratohet ligji, kryeministri Sali Berisha jo vetëm nuk e ka zbatuar dhe nuk po e zbaton prej 5 vitesh nga dalja e ligjit, por vazhdon të luaj me këtë të drejtë ekonomike studentore, duke e përdorur si “Kartë elektorale”, për më turp akoma, së bashku me kryebashkiak “Sillon” e tij Lulëzim Basha, kanë nisur të pajisin studentët e Tiranës, me copa kartash kartoni pa asnjë vlerë, të cilat fatorinot ua rikthejnë për… “t’u pirë lëngun”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi