Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë duhet bërë për të humbur peshë? Empty Çfarë duhet bërë për të humbur peshë?

Fri 5 Oct 2012 - 14:33
Çfarë duhet bërë për të humbur peshë? Images1Të gjithë e dimë se çelësi për një dietë të suksesshme është – të konsumoni më pak ushqim dhe të ushtroni më shumë. Në teori tingëllon shumë thjesht, por … të gjithë ata që e kanë provuar e dinë se nuk është ashtu.



1. Konsumoni shumë ujë apo pije me pak kalori

Njerëzit shpeshherë ngatërrojnë urinë me etjen. Në këtë mënyrë ju konsumoni më shumë kalori, e krejt çfarë ju duhet është uji i ftohtë. Nëse nuk pëlqeni shijen e ujit të thjeshtë atëherë shtojini pak limon apo portokall.



2. Mendoni çfarë duhet t’i shtoni ushqimit, e jo çfarë t’i largoni

Filloni të përqendroheni në pesë nga nëntë shujtat me pemë apo perime brenda ditës. Tingëllon shumë, por edhe vlen aq – e të mos përmendim përparësitë shëndetësore të pemëve dhe perimeve – ku më shumë se 200 studime ka treguar se sa të dobishme janë në parandalimin e sëmundjeve.



3. Para se të filloni ushqimin, mendoni se jeni me të vërtetë të uritur

Uria është mënyra me të cilën trupi na paralajmëron se kemi nevojë për “derivate” e nëse ushqimi vjen pa dëshirë, ushqimi nuk do t’ju kënaqë. Kur të ngopeni duhet të ndiheni mirë – e jo të plogësht apo të lodhur. Lukthi juaj është i një madhësie të vogël, prandaj nuk nevojitet shumë për t’u fryrë. Mbani porcionet në sasi mesatare dhe kjo do t’ju ndihmojë që ta kontrolloni ndjenjën e vërtetë të urisë.



4. Shujtat e natës përzgjidhni me kujdes

Konsumimi i pamenduar mirë më së shpeshti shfaqet gjatë natës, kur të uleni dhe të relaksoheni pas një dite të lodhshme.



5. Kënaquni me ushqimin e preferuar

Kur ta shmangni ushqimin e preferuar, në mënyrë që të hiqni kilogramët, vini në rrezik shtimin e sërishëm në peshë. Në vend të kësaj, zvogëloni sasinë e atij ushqimi, por mos e shmangni.



6. Konsumoni disa shujta të vogla gjatë ditës

Nëse konsumoni më pak kalori sesa që i shkrini, do të humbni në peshë. Studimet kanë treguar se ata që konsumojnë 4-5 shujta brenda ditës kontrollojnë oreksin dhe peshën.



7. Konsumoni proteina për secilën shujtë

Proteinat janë më të ngopura sesa karbohidratet apo yndyrat dhe kjo do të mund të jetë armë e re në humbjen e kilogramëve. Ushqimi i pasur me proteina, me sasi të kufizuar apo mesatare të karbohidrateve dhe ushqimet e rregullta janë recetë e shkëlqyeshme për humbje në peshë.



8. Konsumoni porcione të vogla

Kur jeni jashtë shtëpisë, merrni shujta që u përshtaten fëmijëve, fshehtësi tjetër mund të jenë pjatat e vogla – në këtë mënyrë porcioni duket më i madh, edhe truri juaj do të jetë i kënaqur.



9. Jini aktiv

Mos përdorni ushtrimet si dënim, për faktin se keni konsumuar shumë. Aktiviteti trupor është i shëndetshëm, pa marrë parasysh nëse dëshironi apo nuk dëshironi të humbni në peshë, prandaj kjo le të shndërrohet në një shprehi afatgjate jetësore.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Çfarë duhet bërë për të humbur peshë? Empty Re: Çfarë duhet bërë për të humbur peshë?

Fri 5 Oct 2012 - 14:52
Mua me ka ndihmuar qe mos vie aspak pesh , ngase jam ruajtur qe mos te ha shum gjera nga brumi, pastaj pagjumsia gjithashtu ju ndihmon qe te mos veni pesh shum, sidhe ushqimi me perime. dhe edukata fizike..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi