Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Egriu alarmon Uashingtonin për vdekjen e Ibrahim Sulejmanit Empty Egriu alarmon Uashingtonin për vdekjen e Ibrahim Sulejmanit

Fri 5 Oct 2012 - 16:50
Ish kandidati për kongresist amerikan me prejardhje shqiptare, Emin Eddi Egriu përmes një letre ka alarmuar institucionet në SHBA lidhur me vdekjen e ish pjesëtarit të UÇK-së, Ibrahim Sulejmani në burgun e Shtipit.

“Ju shkruaj në lidhje me vdekjen e Z. Ibrahim Sulejmani në duart e sistemit të burgjeve të Qeverisë Sllavo-maqedonase. Siç e dini Z. Sulejmani ishte i burgosur politik, dhe atij i nevojitej mbrojtje ndërkombëtare duke e ditur që tensionet midis udhëheqësve Shqiptar dhe Sllavo-maqedonas janë në nivel të lartë. Shumica e anëtarëve tanë janë të frustruar që Qeveria e SHBA ka lejuar gjykimin e të burgosurve politik nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, dhe kërkojnë që organizata jonë ti bëjë shtypje Qeverisë së SHBA për të ndërmarrë aksion dhe tu sigurojë atyre të drejtat e tyre të njeriut dhe përfaqësim të përshtatshëm legal”, thuhet në letrën që ai u ka dërguar institucioneve amerikane.

Në të njëjtën letër ai kërkon nga organizatat amerikane për të drejtat e njeriut të bëjnë kërkime mbi këtë çështje dhe të sigurojnë komunitetin shqiptar në SHBA se nuk janë shkelur ligjet.

“Sidoqoftë nëse zyra juaj zbulon që të drejtat e tij janë shkelur, atëherë unë si qytetar i SHBA kërkoj që Qeveria jonë të ndalojë ndihmat dedikuar Qeverisë së Maqedonisë për faktin që Qeveria e Maqedonisë i përvetëson fondet për nevojat e veta e jo për përfitime të barabarta për komunitetin, meqë me sa e di unë ata nuk kanë investuar asnjë qindarkë në lagje, Shkolla, Qendra për kulturë shqiptare apo infrastrukturë rrugore në mjediset shqiptare, etj”, thuhet më tej në letër.

Ai informon institucionet amerikane se në Maqedoni ka mbi 200 të burgosur politik të cilët duhej të amnistohen në vitin 2001 pas Marrëveshjes së Ohrit, dhe kërkon që ato tu dorëzohen tribunaleve të SHBA ose atyre ndërkombëtare për çfarëdo krimi që supozohet të kenë kryer.

“Nëse nuk ndërmerrni një veprim kam droje që ky rast i vetëm mund të çojë në një çështje të pakontrollueshme përtej të përmirësueshmes. Ne nuk duam të përjetojmë këtë, ne na nevojitet paqe dhe zgjedhje ligjore, ndaj dhe kërkojmë që ti jepni më tepër vëmendje situatës midis Sllavëve dhe Shqiptarëve në Maqedoni.

Siç dihet botërisht atje ka shumë korrupsion dhe edhe njëherë kërkoj që Qeveria jonë të vështrojë nga më afër fondet që ne si taksapagues ua dërgojmë. Ne duhet ta dimë se si shpërndahen fondet midis komuniteteve. Ne i përfaqësojmë ata që nuk trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që u ndalohet liria e fjalës, dhe do ishte më e mirë që ju të trajtoni këtë çështje sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në letrën e ish kandidatit për kongresist amerikan, Emin Eddi Egriu.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi