Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Endrrat gjate shtatzanise Empty Endrrat gjate shtatzanise

Mon 8 Oct 2012 - 16:18
Endrrat gjate shtatzanise Shtatzene-gjumeA jane endrrat gjate shtatzanise paraqitje normale?
Paraqitja e endrrave eshte normale gjate shtatzanise dhe kjo eshte per shkak se trupi dhe truri juaj, po kalojne neper ndryshime te medha. Endrrat parimisht perbejne gjendjen tuaj emotive, prandaj eshte plotesisht normale ti ndjeni me intenzivisht se sa zakonisht.
Fajtoret kryesore per kete jane hormonet, per te cilat faza REM ne te cilen enderrojne zgjat me shume, por edhe per shkak te shqetesimeve dhe frikes se madhe nga lindja, foshnja, prinderimi…

Per cfare enderrojne zakonisht nenat e ardhshme?
Zakonisht nenat e ardhshme kane tema te ngjashme te endrrave. Me se shpeshti per gjinine e foshnjes, lindjen, paraqitja e papritur e foshnjes, ikja nga dicka, rrezimi…
Mos u quditni nese endrrat nuk jane te gjitha te kendshme, sepse ju po ballafaqoheni me stres dhe ankth, dhe endrrat jane nje nga menyrat se si luftoni ndaj brengave dhe frikes.
Gjithashtu, eshte e mundur qe dicka qe ju po planifikoni t`ju paraqitet ne enderr, dhe kjo do jete edhe me intenzive nese jeni shtatzene.

Cfare domethenje kane endrrat e caktuara?
Ndoshta do te ndjeni panike gjate enderrimit ne te cilin leni foshnjen pa mbikqyrje, e humbisni apo nuk mund ti permbushni ndonje kerkese, nuk dini ta vishni, ta lani – keto lloj endrrash jane shenja qe ju po brengoseni se si do kujdeseni per foshnjen, me saktesisht brengoseni se a do te jeni nje nene e mire.
Endrrat ne te cilat ikni, rrezoheni nga lartesi te larta apo jeni te roberuara ne hapsira permbajne friken per humbjen e lirise.
Jane te shpeshta endrrat te cilat reflektojne brengen per dukjen pas lindjes, dukjen e foshnjes, ndryshimet ne martese….
Edhe pse deri diku do te shqetesoheni, shikoni ne to sikur nje edukim te frikes me te cilen mund ti konfrontoheni kur e dini se cfare ju mundon.

A duhet te brengosem per ankthet ne lidhje me lindjen?
Endrrat e keqija ne lidhje me lindjen, jane te shpeshta tek nenat e ardhshme dhe eshte normale te ndjeni shqetesime sepse lindja eshte plotesisht e panjohur per ju.
Paralajmerimet nga endrrat nuk duhet ti kuptoni bukfalisht, por nese ju shqetesojne shume do te duhet te bisedoni me mjekun i cili do te ju qetesoje.

A duhet te brengosem sepse enderroj shpesh dhe ne menyre intenzive?
Shume gra kenaqen me endrrat, perderisa tjerat shqetesohen dhe brengosen. Mundohuni qe te mos shqetesoheni, sepse shkaku i frikes nga ndryshimet ne jete, keni ankthe.
Zakonisht ne tremujorin e trete, shtatzenat kane endrra te tmerrshme ne lidhje me foshnjen dhe kete duhet pare si nje mundesi qe te luftoni kunder frikes nga lindja, amesia apo brenga e humbjes se lirise, me saktesisht nga e panjohura.

Keshilla per endrra te bukura
Mundohuni te liroheni nga gjithcka qe ju pengon gjate nates, TV, kompjuteri, makina per larjen e rrobave…
Shmangni pirjen e ujit para se te shkoni ne krevat, sepse do zgjoheni shpesh per te shkuar ne toalet, nga kjo mund te ndodh edhe te enderroni me shume se nje enderr gjate nje nate.
Mundohuni qe te relaksoheni kur te shkoni ne krevat, shtrihuni, beni ushtrimet e frymemarrjes te cilat iu ndihmojne te pastroni trurin nga brengat dhe frika. (bebaime)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi