Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Eurogrup: ESM, një hap historik për integrimin e Europës Empty Eurogrup: ESM, një hap historik për integrimin e Europës

Tue 9 Oct 2012 - 14:10
Eurogrup: ESM, një hap historik për integrimin e Europës Fondi-300x168Ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës vendosën sot në Luksemburg të miratojnë Mekanizmin Evropian të Stabilitetit, i cili do të zëvendësojë Fondin Evropian të Stabilitetit Financiar me Mekanizmin financiar të Stabilitetit, që të dy mekanizma që sigurojnë ndihma financiare për vendet-anëtare të euros.
Presidenti i Eurogrup Jean Claude Junker, pas bisedimeve me homologët e tij, karakterizoi ESM “një hap historik” për integrimin e mëtejshëm ekonomik të Evropës.
Mekanizmi i Stabilitetit Evropian (ESM), që në thelb tashmë është në fuqi, do të bëhet plotësisht funksional në javët e ardhshme, kur shtetet anëtare dhe sidomos Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja do të paguajnë paratë e nevojshme që ESM të mund të mbledhë një shumë 500 miliardë euro.

Vlerësim i lartë dhe një paketë për të gjithë
Agjencia e vlerësimit Fitch, në të njëjtën kohë dha vlerësimin AAA afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditimit të Mekanizmit mbështetës të përhershëm të eurozonës(ESM).
Ministri Gjerman i Financave, Volfgang Soible tha se Spanja nuk ka nevojë ta përdorë këtë Mekanizëm pasi qeveria e Mariano Rahu ka zbatuar me përpikmëri reformat.
Ministrat e Financave duan një marrëveshje midis Qipros dhe Trojkës sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që të paraqitet një paketë e përbashkët shpëtimi për Greqinë, Spanjën dhe Qipron deri në nëntorin e ardhshëm. Floranca Shaho /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi