Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Buffon: Napoli, nën nivelin tonë Empty Buffon: Napoli, nën nivelin tonë

Wed 10 Oct 2012 - 12:15
Buffon: Napoli, nën nivelin tonë Juventus-buffon

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, foli me optimizëm mbi gjendjen e kampionëve në fuqi në Kampionatin Italian dhe Champions League, gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen sportive “La Gazzetta dello Sport”.

“Sinjalet e shtatë ndeshjeve të para thonë se rritja jonë vazhdon, falë edhe merkatos së qëlluar verore. Juventusi është pa dyshim skuadra më e fortë në Itali. Nëse Napoli do të arrijë të fitojë në fund titullin, do ta përgëzojmë, por ne kemi një ekip më të mirë dhe më shumë mundësi për t’ia dalë mbanë. Kush mund të jenë surprizat? Pa dyshim Lacio, që ka një trajner shumë të zgjuar dhe më pas Interi, që ka zgjedhur një rrugë interesante për t’u rinovuar dhe që mund të jetë një skuadër e bezdisshme deri në fund”, deklaroi Buffon.

Duke u ndalur tek Champions League, portiere shtoi: “Nuk besoj se paraqitja jonë ka qenë negative deri tani. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer në Londër, përballë Chelsea. Fakti që nuk e humbëm atë ndeshje ishte një shenjë shumë e rëndësishme. Tashmë duhet të përqendrohemi që të ndryshojmë fatin tonë në 3-4 sfidat e ardhshme”.

Në intervistën e tij, Buffon komentoi edhe situatën e kombëtares italiane. “Përfaqësuesja qëndron jashtë negativitetit që rrethon disa futbollistë gjatë vitit. Nga ana tjetër, atje nuk ka kohë për të humbur, ndaj duhet punuar me ritme të tjera. Në këtë periudhë do të më duhet të luaj deri 15 ndeshje në 40 ditë, por kombëtarja nuk mund të jetë kurrë një bezdi”.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi