Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Sikur Ana… Empty Sikur Ana…

Tue 26 Jan 2010 - 21:25
Eshtë një tjetër libër për dashurinë. Sfondi I tij është '97, fajdet, revoltat, mbrapshtësia. Një vajzë 22 –vjeçare, që në mes të këtij mallkimi, prêt një bebe dhe flet me të përditë. Gjithë libri ëshët ditari I saj me të bijën, Anën.

Ajo jeton në një shtëpi me të dashurin dhe gjithë ditari, në të vërtetë, rrëfen përpjekjet e saj, dëshirën dhe pamundësinë për të mbajtur të dashurin dhe Anën. Gjuha e librit, është e thjeshtë, e përditshme, nëpërmjet saj autorja përcjell kujtime të fëmijërisë të personazhit, drama në vite të familjes së saj dhe të dashurit të saj, ku nuk mungon humori dramatik.

Edhe pse ngjarja zhvillohet në një sfond historik të një viti të rëndë për shqiptarët, autorja nuk ndalon gjatë në rrëfimin e tij, duke e përcjellë në një mënyrë naïve prej personazhit që I flet së bijës, për gjëra të cilat nuk I kupton as vetë. Pse nuk është qëllimi I autores të zbardhë '97, sesa të rrëfejë për dashurinë. Dashurinë e një 22 –vjeçareje për Anën dhe babin e saj.

Fragment nga romani :

1 mars, mbrëmje

Beb, mirë je ti? U trembe, u mërzite shpirt? Jo, nuk ndodhi gjë. Mami veç sa bëri pak fjalë me babin tënd. Ah, shpirti im, ai ende nuk e kuptonsa ankth mbart unë për ty, most ë lëndoj, most ë prek.

Ai të do, nuk e kishte me të keq, kur tha se ti ishe ca thërrime mishi që s'të gjente gjë, pot ë bënim dashuri. Më beso, nuk e kish me të keq dhe mbase kishte të drejtë. Unë doja vetëm që tit a dije më parë se ç'është të bësh dashuri e të mos trembeshe si unë, kur më treguan si lindnin bebet. Atëherë më kapi një ngashërimë dhe më erdhën ndër sy gjithë anëtarët e Byrosë Politike të asaj kohe, pse nuk më besohej se edhe ata bënin gjëra kaq të turpshme. Pastaj nisa të përgjoja çdo natë nga vrima e çelësit se mos kapja dhe babin e mamin, duke bërë kësi turpesh.Por, më lodheshin sytë pa parë kurrë asgjë, derisa lindi motra ime dhe unë nuk e morra vesh si erdhi, kur të mitë nuk e bënë atë gjënë që më kishin treguar shoqet në shkollë. Zhemra ime, unë nuk dua që ty të t'I tregojnë gjërat e ndaluara, në në ndonjë cep klase, pesë vajza kokë më kokë, e as të më shohësh e tmerruar në shtëpi apo të më ndjekësh me sy, kur hyj në dhomë të gjumit, as të më përgjosh mua dhe babin tënd. Nuk dua që për ty të ketë gjëra të ndaluara. Ti duhet t'I dish të gjitha. Të bësh dashuri është bukur, beb, është të jesh shtrirë te shtrati I madh I dhomës, ku jam tani, praën këtij burri të nevrikosur hëpërhë, por që zakonisht I ngjitem e gjitha dhe e puth e më puth, më prek dhe e nuhas, më përkëdhel dhe e gudilis, derisa nuk jemi më dy, por një. Një njeri që psherëtin, rënkon, bërtet nga kënaqësia dhe pastaj bëhemi dy, pak nga pak dhe gjithmonë. Eshtë një bli këtu, përballë shtëpisë sonë, një bli që ka sjellë degëza deri në dritaren e dhomës së gjumit. Më merr malli për, kur nuk jam në shtëpi,dhe nuk e shoh, sepse ai më kujton hapjen e parë të syve të trallisur, kur bëj dashuri. Tani jam më e qetë që ti e di se ç'do të ndodhë, kur unë të kem reshtur së shkruari. Të të të them “natën e mirë” dhe do t'I afrohem babit tënd, tinëz, do të bëj sikur më ngatërrohen këmbët, do t'I tërheq pak çarçafin dhe do t'ia mbush kurrizin me kafshime të vockla e të mekëta, derisa të zgjohet, të kthehet dhe të më shtrëngojë fort, foooort.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi