Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Preja e një martese të lodhur Empty Preja e një martese të lodhur

Tue 26 Jan 2010 - 21:32
E mban mend kur të shkrova se ai sapo më kishte lënë?
Mbase të kam thënë "e lashë",se ato kohë inati qe më i fortë se dhembja,po c'rëndësi ka?Lamë njëri-tjetrin,për të qenë brenda.
Erdhën ditë e net vetëm.Jo se netët i kishim kaluar bashkë,por ditët pa të nuk shtyheshin dot para.Sidomos nuk përballohej zgjimi fiks më 5:00,kur si nëpër ëndërr pyesja veten:"K gabova?"-"Gabimi qe qysh në nisje",-vetëpërgjigjesha,pastaj,në gjumë e sipër,kujtoja c'më kishte thënë në krye të lidhjes:"Kur të ndahemi,nëse ndahemi,kujto grindjet tona(që s'ishin edhe aq pak),mendo vetëm keq për mua,do të jetë më e lehtë për ty".
Pastaj flija,pastaj zgjohesha,shkoja në punë,vija nga puna,flija përsëri,zgjohesha më 5:00,flija më 6:00,cohesha më 7:00,shkoja në punë më 8:00 dhe cdo ditë,cdo minutë e harroja nga pak dhe e doja më shumë.
Por atë doja e një tjetër kërkoja,një tjetër si ai,një të panjohur për ta njohur të gjithin për vete,ti nuk je e vetmja që di se ai ishte i martuar kur ne u lidhëm,por je e vetmja që e di se nuk ka një të ngjashme me mua në orvatjet e dështuara dëshpëruese të kërkimit në fjalë.
Por kesaj here kisha vendosur te kerkoja me gjithe dijet e perftuara nga humbjet ne vite (te cilat,te siguroj,vetem humbje te reja pjellin) dhe nga leksionet e vjedhura neper dialoge me ato qe une,ti dhe bota i quajme kurva.Keshtu qe kerkova sa kohe mes te njohurish,kujtimesh,copash ditari te fshehura e te degjoja ish-ish te dashurin qe fliste ne radio,ndersa une lexoja nje vellim poetik te porsadale te ish-ish-se dashures se ish-te dashurit tim.I nderpreva me urdher radion,librin ddhe lotet.
Mengjesi me kapi me nje ndjesi se me priste dicka e re,dicka ndryshe ,e paardhur kurre deri me pare.
E kam me te thene se dashurine e jetes njeriu e takon befas,kthen koken dhe shikon ate,ate qe ka dashur e pritur gjithemone.Sa me shume ia perseritja vetes,aq me ngultazi i shikoja njerezit neer rruge.I fiksoja ne menyren me te pacipe te mundshme,duke pritur nje shkendije magnetike me nje ankth edhe me te madh sesa ai qe provon kur pret te plotesohet viza e dyte e testit te shtatezenise.
Por hic,asgje,asgjekundi.Te gjithe ishin te martuar.I urreja grate e tyre edhe pa i njohur.
Kur pashe se nuk kishte asgje me te mire per te bere sesa te prisja e lashe kerkimin.
Nisja t'i denoja ditet ne pune.E ke vene re edhe ti:sapo ta dusha punen tende,nuk ehste asnjhere motiv i mjaftueshem,kur je vetem.Nje mikeshe e ime thote se te gjithe ikin nje dite,vetem pune nuk te le,ndaj ps saj ia vlen te kapesh fort,S'e di!E kam vrare mendjen per kete shpesh,sa here ezihesha me ate para lajmeve dhe futesha ne banjen e punes per e qare apo vjelle.Ose,kur ne zhegun e fushatave elektorale ,nese ai priste du bileta per te ushetuar,mua me dukej se zgjedhjet kishin mbaruar dhe nisesha.Ndoshta,ndaj femrat ,edhe me te aftat e races,jane nje hap pas meshkujve,ne rastin me te mire.I tradhton zemra pikerisht atehere kur nuk duhet.
Ne njeren prej diteve qe i rendoja me keso persiatjesh,duke pritur gjumin ,me trembi zhurma qe ben celulari kur sjell nje mesazh te ri.
Keshtu nisi historia ime e sms-ve me nje te panjohur nje te diel shtatori.po t'i tregoj gjithme c'shkrova e me shkroi,pa ndalur te te shpjegoj,Eja pas meje!
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Preja e një martese të lodhur Empty Re: Preja e një martese të lodhur

Tue 26 Jan 2010 - 21:33
Ora 17:40
I panjohuri-Nuk te pashe ne lajmet e drekes.nuk je ne Tiran?
Unë-Kush je ti?
-Nje i njohuri yt i vjeter.
-Nuk kam te njohur ,aq më pak te vjeter qe nuk dine te perdorin shkronjen ë.
-Ti ne te vertete i perdor mire ë-nëmpo nuk di te perdoresh asgje tjeter...
-Mos keni ngaterruar nr?Ju lutem ,mos me shqetesoni!Nuk ju njoh dhe nuk kam deshire t'ju njoh.
-E di kush je ,të njoh mirë,dua të më njohësh edhe ti.
U permiresova me ë-në me duket...
Po ti c'do permiresosh prej meje?...
-Kush je?
-Nje njeri qe e ke fyer dikur,pa te drejte.
-do te marresh hak tani?Pse te kam fyer,personalish apo nga ekrani?
-Oh,sa te pelqyeka vetja!Fyerja nga ekrani,nuk je kaq e sofistikuar ti.Jo,jo ngjarje banale,por me la shije te keqe,m'u duke vulgare,e rendomte,sic edhe je ne te vertete.
-Kush dreqin je,idiot?!
-Ja,kisha te drejte ,apo jo?E nxore veten.Kaq per sot,Shkruhemi nje dite tjeter.

21.09.2002
I panjohuri-He,c'po ben sot?Apo po shijon nje nga ditet e tua koti?
Une-Ku e di ti se ditet e mia jane koti?
-Dukesh.kur jep lajmet,e ke te shkruar ne buze sa kot jeton.
-Idiot!
-Nuk di te shash ndryshe ti?Ma the nje here dje se isha idiot.Jepi,tjeter!
-Kush je ti?
-Idiot,pra.Ndersa ti,me vjen keq te ta them,por me duket,ose me kane thene,se je budallaqe.
-U binda se nuk me njeh,sikunder thua.U binda se nuk dohet te komunikoj me te panjohur.
-Te njoh.Me fal per fyerjen.
-Lexo,o njeri,se nuk dua ta du me cili je?Une vetem budallaqe nuk jam,per fatin ti te keq.
-Si do ta ndreqesh gafen qe bera?Do qe te vij dhe te te kerkoj ndjese balle per balle?
-OK.Hipi bicikletes dhe eja ne punen time.E di nga bie,besoj?
-Po sikur te them se kam makine dhe ti ke hipur ne te?
-Kur keshtu?!
-Ah,mos kerko shume!
-Po c'rendesi ka ,a the se do te vije te me takoje tani?
-Thashe,por nderrova mendje.Nuk eshte casti i duhur.Pastaj,ti u zbute.Harroke kollaj.
-Mire,kurre mos ardhsh!Ti duhet te jesh plak,i urryer,i shemtuar,perderisa ngurron te me takosh.nuk eshte fyerje,eshte konstatim.
-Oh,sa larg se vertetes!As plak,as i urryer,as i shemtuar.Por pavaresisht,nuk do te vij sot te te takoj.
-Si te duash!Quajete mbyllur komunikimin me mua.Tani do ta fshij sms-ne tend te fundit dhe nuk do ta kem me numrin tend.Me sa kuptoj,te je ndonje maniak ekrani.gjen numra celulari dhe shkemben mesazhe.
Kerko ndonje numer tjeter me mire,se nuk me pelqen te mendoj se jam e cmendur.

23.09.2002
I panjohuri-Dje nderpreva komunikimin qe te mos ndiheshe e cmendur,sic the.ne darke me ke marre ne tel.E fshive numrin,por kete numer vetem ne te dy e dime,e s'kish kish tjeter vec teje te me telefononte.
Eshte numri im i dyte vetem per ty.Pres,por jo zile me hile...
Une-A mund te ndajme bashke dicka te rendesishme per mua?Sot kam ditelindjen,ndaj te lutem pa fyerje.
-Sinqerisht,URIME!Ndoshta heren tjeter do te jemi bashke,qofte edhe si miq.
-Mund te jemi edhe sot,ndoshta jo si miq,por si te panjohur.Eja me tako ne pune!
-Ou,kukulla e ekranit nuk paska me ke te kaloje ditelindjen!E po eshte shpejt nje vit me shume,qe iku.
-Te thashe te vish sot ose kurre me!
-Tonin urdherues ta urrej.

24.09.2002
I panjohuri-Nuk m'u duke dite e mire e djeshmja per ty.
Te pshe ne lajme.Mund edhe t'i lije diten tende te lindje,apo vertet nuk kishe asgje me te mire per te bere?
Je zene me te dashurin?
Unë-C'te duhet ty?!
-Po me provokon keshtu?Cfare do te zbulosh?Mos u mundo shume ,ta tregoj vete.Une nuk kam te dashur.
-Kjo eshte fraze standarde intervistash neper revista.
Une te kerkova sinqeritet ne komunikim.
-E para,ti nuk ke te drejte te me kerkosh gje;e dyta,ti nuk me ke kerkuar asgje,aq me pak sinqeritet.
-E po po ta kerkoj tani.dua te flasim sinqerisht,si me veten.
-Ne rregul.Kush je ti?Sinqerisht.
-Une jam nje njeri qe do te te njohë.Mund te te njihja edhe duke t'u afruar,por mendova se keshtu edhe me intersante,me e cuditshme,me e vertete.Dua te flasim gjate bashke.
-Pse nuk zgjodhe rrugen me te shkruter,duke m'u afruar ne nje feste,kafef,apo nepermjet te njohurish te perbashket?Pse beson se une mund te vazhdoj te komunikoj me ty me mesazhe?
-Sepse je kureshtare.Dhe ben mire qe je,kureshtja do te te ndihe ne fillim,pastaj do te te vije deshira per e folur,madje deshire per t'u takuar.
-Oh,sa parashikues!Edhe nje pyetje,meqenese po flirton me mua ne mesazhe:je i martuar?Jo per ndonje plan te ardhmeje,por se nuk dua te kem asnje marredhenie,qofte flirt telefonik,me burra te martuar.
-E njoh marredhenien tende me nje burre te martuar.E dine te gjithe,por une nuk te paragjykoj.Une nuk jam i martuar.
-Cfare dine te gjithe?Kush je ti?
-E lame te jemi te sinqerte.nuk dua te besh sikur nuk kupton,as te fshehesh gjera te cilat i di mire.Sepse pastaj nuk do te te besoj per ato qe nuk i di.
-Jo,vertete nuk kuptoj.Cili eshte ky burre i martuar per te cilin flet?
-E kuptoj,jovetem qe shtiresh,por edhe gjenjen kur thua se je vetem.Ti nuk je vetem,ndaj po e mbron ate nga kureshtja ime.Te vafte mbare me dashnorin tend,sic te ka vajtur deri me sot!
-Sa mbare me ka vajtur me ka vajtur,ti duhet ta dish po aq mire sa une,perderisa me ndjek dhe informohesh per mua.
Me vjen keq qe komunikovadhe i kushtova kohen dhe vemendjen time nje detektivi.Tani kuptova cili je,cfare kerkoje dhe sa budallaqe u tregova.
-Nuk jam detektiv.Te mos keqkuptohemi kot.Por jam i inatosur qe me genjen.thua se je vetem.Une e dija kete,ndaj nisa te te shkruaj.Por te pashe sot me te,ne nje kafe,ne publik,ne mes te dites.nuk duhet te jesh detektiv per te te pare ty ne kafen ku shkoj shpesh.
-Tek Akademia?U pershendetem?Te njoh une ty?
-Jo,nuk u pershendetem.Ishe shuem e sene me te.E do akoma?
-Po,po ti je detektiv,ose je vete ai,qe me shkruan per te mesuar ne ndiej akoma per ty.Po me pyet,o njeri.Me pyet ne sy dhe do te ta them.
-Po luan keq.Nuk je hic bindese.E leme me kaq sonte.Po ta perseris.Do te vazhdojme te shkruhemi bashke neser,pasneser dhe shuem dite te tjera,me dy kushte:nese je e lire dhe nese je e sinqerte.Ciao!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi