Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Thyhet barriera e shpejtësisë së zërit  Empty Thyhet barriera e shpejtësisë së zërit

Mon 15 Oct 2012 - 15:22
Felix Baumgartner është bërë njeriu i parë që arrin të thyejë barrierën e shpejtësisë së zërit. Ditën e dielë arriti shpejtësinë 1342 km/h pasi u hodh nga një lartësi prej 39 kilometrash, në Nju Meksiko.

Gjithashtu 43-vjeçari theu edhe rekordin e hedhjes nga lartësia. Baumgartnerit iu deshën vetëm 10 minuta për të zbritur në tokë, në një hedhje ku vetëm metrat e para ishin me parashutë.
Thyhet barriera e shpejtësisë së zërit  Fy3aet
Thyhet barriera e shpejtësisë së zërit  2rdhw8m
Pas zbritjes në tokë austriaku tha në një konferencë për shtyp: “Më lejoni t’ju them diçka. Kur je në majë të botës hutohesh fare. Nuk mendon për të thyer rekorde apo për të marrë të dhëna shkencore. E vetmja gjë që dëshiron është të zbresësh i gjallë në tokë.”
Thyhet barriera e shpejtësisë së zërit  2wee9vp
Asnjë nga rekordet e vendosura nga Felix Baumgartner nuk është ende zyrtar derisa Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës t’i verifikojë.
Thyhet barriera e shpejtësisë së zërit  Sauv5w
Në fillim u duk se hedhësi ishte në telashe pasi po rrotullohej gjatë rënies në një kohë që duhej të qëndronte në pozicionin delta (koka poshtë dhe krahët të ngjitura pas trupit). Por eksperienca e tij e ndihmoi që të rregullonte situatën dhe të përfundonte me sukses misionin.
Thyhet barriera e shpejtësisë së zërit  33y16qh
Hedhja u ndoq nga 7.2 milionë persona në Youtube

Hedhja nga stratosfera e Felix Baumgartner nuk theu vetëm rekordin e shpejtësisë dhe lartësisë nga ku u krye, por ka thyer edhe rekordin e shikueshmërisë së një transmetimi direkt në Youtube.

Më shumë se 7.2 milionë persona e kanë ndjekur hedhjen e austriakut të sporteve ekstreme nga 39 kilometra lartësi./T.ch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi